Nga Vladimir Muçaj: Pas djegjes 167 vjet para Krishtit – ja cilat janë dy humbje të mëdha në Antigone të Gjirokastrës!

0
47

Nga Vladimir Muçaj

Pas djegjes 167 vjet para Krishtit – ja cilat janë dy humbje të mëdha në Antigone.

Falë njohjes me kolegun tim gjirokastrit Engjëll Serjani, kam patur fatin e madh të njoh jo vetem historinë e Antigonesë së lashtë, por edhe punën e shkëlqyer për menaxhimin e këtij parku nē kohë kur aty ishte drejtor kolegu im Engjëll. Kam qënë dëshmimtar i dhjetra eventeve dhe ekspeditave arkeologjike dhe autor i disa reportazheve dhe dokumentarëve nga Antigonea, qyteti fantastik i ndërtuar nga mbreti Pirro i Epirit.
Temës së Antigonesë i rikthehem gjithmon me dashuri e kërshëri, pasi aty është e groposur një histori e pashtershme dhe asnjëherë e parrëfyer plotësisht. Por sot do të dëshiroja që duke marrë shkak nga një postim i ish-drejtorit të Antigonesë zotit Serjani, dua te ndalem tek “legjenda” më e fundit e dalë në dritë nga “rrënojat” e mentalitetit dhe e paaftësisë aktuale.
E kam parë e prekur vete me dorë praktikën e dikurshme të stafit të Parkut Arkeologjik Antigone, që porsa aty mbaronte ekspedita e përvitshme arkeologjike, në rrënojat e Antigonesë, stafi i parkut nën drejtimin e zotit Serjani, në bashkëpunim me ishdrejtorin e ekspeditave Prof. Dr. Dhimitër Çondi e kishin bërë praktikë e përhershme organizimin e nje ekspozite në terren të hapur me të gjitha gjetjet arkeologjike të radhës. Një ekspozitë që krahas transparencës, pas çdo ekspedite shuanin edhe kuriozitetin e tyre arkeologët, historianët, media dhe publiku. Disa herë kam qënë vetë prezent në përfundim të këtyre ekspeditave arkeologjike dhe me shume interes kam parë të gjitha objektet e gjetura që ekspozoheshin për publikun e gjerë dhe mediat lokale dhe qëndrore. Por, me shumë keqardhje kam konstatuar se kjo praktikë fantastike ka humbur dhe nuk aplikohet, më as në Antigone ku nisi si një praktikë, as në parqet dhe sitet e tjera arkeologjike. Kjo ngjan me fatin e lashtë historik të Antigonesë që u dogj brenda një nate.
I njējti trishtim më pushton edhe kur nuk gjej në internet faqen e dikurshme të këtij parku www.antigonea.com. Arsyeja e humbjes së kësaj vlere virtuale moderne të kohës është krejt banale: menaxhuesit e parkut pas vitit 2014 refuzuan të paguanin domenin e faqes tek kompania britanike ne vlerën 60 Euru. “Krim” virtual. Në kohën e vet kjo faqe interneti ishte nga më të kompletuara, pas asaj të Parkut të Butrintit me informacione të shumëllojshme arkeologjike dhe historike dhe mjaft informacione të thera lehtësuese në sherbim te vizitorëve dhe turistëvr vendas dhe të huaj. Në këtë dritare virtuale do të gjeje nje mori fotografish, info audio dhe video, harta, botime, lajme, reportazhe, filma dokumentare, shkrime nga autorë antik e bashkëkohorë, etj. Faqja e internetit, si asnjë faqe tjeter e këtij lloji ishte e kompozuar ne 6 gjuhë kryesore të kontinentit: në shqip, anglisht, italisht, greqisht, gjermanisht dhe fërngjisht. Mund të them me plot gojën, se ishte e para faqe e këtij lloji nē të gjithë Shqipërinë. Kjo edhe për faktin tjeter se informacioni audio ishte realizuar në mënyrë krejt të veçantë, pasi italishtja percillej nga nje folës italian, anglishtja nga nje amerikan, gjermanishtja nga gjermanë dhe kështu me radhë edhe për gjuhët e tjera të përfshira në këtë guidë, terësisht profesionale në çdo detaj. Prej kolegut tim Engjëll Seriani kam mësuar se kjo faqe fantastike ishte produkt dhe fryt i një bashkëpunimi fantastik njëvjeçar i ish-stafit të parkut dhe ekspertes amerikane Brandy, nje vullnetare e Korpusit Amerikan të Paqes që qëndroi në Gjirokastër dhe Antigone për rreth një vit.
Antigonea, qyteti antik, që sikurse shprehej vazhdimisht zoti Serjani: “lindi nga dashuria dhe u shua nga urrejtja”, më ka mahnitur vazhdimisht me bukurinë dhe historinë e saj. Prandaj më pushton ky trishtim i thellë për këtë park, kur konstatoj dy humbje të tilla të mëdha, ekspozitën e gjetjeve arkeologjike dhe faqen tepër profesionale të internetit www.antigonea.com. ( 13 shkurt. 2022)

Burimi/newsalbania.al/