Niko Poet Gjiriti – GRUAJA ME ALCAJMER

0
23

(tregim i shkurtër)
Mbrëmje fundgushti, një nga disa mbrëmjet që thellë në shpirtin tim i etiketoja, si të fundit me atë që e dashurova jo pa keqardhje, në buzë të liqenit malor Riva del Garda. Sado që nuk desha, ta pranoj zhgënjimin tim, për atë që isha duke përjetuar dhimbshëm, sepse kisha me Alzheimer të dashurën time e cila, sa herë uleshim buzë liqent, nuk ishte më ajo që njihja, se hutohej me shikimin e saj të salduar tek rezidenca që kishte mbirë rrëzë malit të thepisur si një murriz, që më shponte sytë, ku kishte punuar më tepër sa dymbëdhjetë vjet, si e paguar mirë. Më tregonet se i kishte fshehur marrdhëniet e saj shumë vjeçare në atë rezidencë të pronarit Ticiano po me atë. Një mbrëmje më mori në telefon dhe më tha se më priste tek vendi jonë, ose më mirë tek vendi i saj më i preferuar. Pasi u vesha beharçe, morra biçin dhe për dhjetë minuta arrita tek stoli ku ishte ulur, me shikim të humbur përsëri si zakonisht, tek rezidenca. Të linte përshtypjen e një grujae të pavarur edhe pse e martuar, braktisur dhe trajtuar keq nga burri i saj, të dënuar me burg për vrasje aksidentale, a pa martuar më por jo e pa dshuruar me të tjerë brenda kurorës s parë martesore. Kishte momente që të linte përshtypjen se ishte e lumtur me burrin që ishe martuar pas një këmbëngulej dhe përkujdesja nga larg për atë. Ah përkujdejsa, ajo përkujdesje me larg hedhje që më çoi në martesë. Ndjehe e lumtur në lirinë që i kisha dhënë si të ishte një ballon që gjithmon i kisha lëshuar pe që të ngrihen më lart deri edhe në të bërit, si komentatore me botkumtim të qartë dhe kritik mbi poezinë, në një libër të preferuar nga blersit jo se e dini çkishte shkruar ajo.Pasi e lashë biçin ngjitur me biçikletën e saja e pyes:

  • Çfarë po bën ulur këtu, pse nuk erdhe në shtëpi?
  • Jam duke pritur distancën e të dashurit tim të shkurtohet, është vetëm një hapësirë disa qindra metra që më ndan. Kam kohë që kam ardhur këtu, por duket se po vonohet dhe ora po kalon, pa atë.
  • Mos u shqetëso -i them duke hyrë në një rol që as e kisha fantazuar- kjo pritje nuk nuk do të zgjasë shumë. E ke problem nëse të bëj shoqëri, unë, me që je vetëm?
  • Faleminderit, mos u mërzit fare unë atë po e pres. Me siguri që ti njeri i mirë, ke gjëra më të mira për të bërë sesa t’i bësh shoqëri gruaje si mua e cila, pret të dashurin dymbëdhjetë vjet rrjesht. Jam grua me fat do të jem, duke të pritur ditën e bashkimit me atë që më ka pikturuar lakuriq, në të gjitha dhomat e rezidencës. Je kurioz ta dish, si e quajë atë?
    -Jo, por që të mos të ngelet ty merak, ma thuaj.
    -Ticiao, piktori i parë në jetën time, që më ka pikturuar lakuriq siç më ka bërë mamaja, pa rroba. Ja shikoje, ai atje asht, tek dritat e ndezura, burri im sekret dhe këtë sekret do ta marr në varr. Vetëm vajza ime e vogël, që nuk e kam me atë por e kam me një tjetër që e prita por nuk më ndoqi pas. Ajo e di, këtë sekrtet dhe më ka urryer, sepse unë e dua dhe e pres atë gjithë jetën. Prandaj ulu mos ri më këmbë, se mos të të shohi ty dhe nuk vjen.
  • Po ulem nuk e kam problem, të premtoj. Po ulem-e përsërita dy herë, për ti tërhequr vëmendjen, të më shikonte se unë ish burri i saj, aq pranë në stol dhe shtova -do ta presim së bashku., burrin tënd të dashur.
    -Mirë do bësh, mbase je lodhur.-kaq tha si të ishte sonambul brenda sëmundjes alcajmer. U ula pranë gruas time, në buzë të liqenit Riva del Garda, duke pritur burrin e saj, pronarin piktor të rezidencës, Ticianon. Nuk po i referohem përkeqësimit të funksioneve mendore, para së gjithash kujtesës së saj dhe më pas të folurit, gjykimit dhe personalitetit të përgjithshëm belastronza. Refleksionet e saja ishin një manifestim më i përgjithshëm për vlerlsim klinik, të humbjes së aftësive mendore para-ekzistuese si rezultat i mosfunksionimit të trurit të saj dëmtuar nga afeksionet seksuale. Shikimi i saj, si e një të matufepsure, ishte kolsir me mastiç, në folenë rezidencë, të dashurisë të saj epshore, e cila vetëm atje në ambjentet e mbushura me pikturat e saja nudo bëhej aq seksi sa ajo nuk e kishte fantazuar kurrë, në jetën e saj si vajzë, në Greqi. Ajo nuk e dinte se ishte gjithmonë kaq afër, burrit të saj, me të cilin kishte një vit e tre muaj që ishte martuar.

Burimi/Facebook