Nikol Qiriazi – Shtepite u rrafshuan me buldozer e polici.. po tani?

0
79

E denuam dhunen, e shame qeverine, e kuptuam me ne fund se kush jane “opoziterat” me koston e madhe te shkaterrimit te parkut te liqenit, Astirit, Teatrit Kombetar, tani edhe 5 Maji per ata qe kishin harruar tradhtine. Po tani ku do flene ata banore sot mes dimrit, neser si do shkojne femijet ne shkolle, a do shkojne ne pune? Si do e vazhdojne jeten e tyre? Kush do i ndihmoje? Nga ana psikologjike cfare demi kane pesuar? Ne si qytetare dhe aktiviste si mund ti ndihmojme apo nuk i ndihmojme dot? Edhe 2 dite dhe sdo ju shkoj me mendja tek ngjarja diku dikur dikujt iu prish shtepia madje do fillojne te ngaterrohen rastet me njeri tjetrin a kane qene ata te Astirit, 5 Majit apo… sa gjynah, mire ja u bene, po femijet cfaje kane, te mos e kishin ndertuar shtepine aty, po shteti i ka legjitimuar per 20 vite me rradhe, vete e kane fajin, po jane ne proces gjyqesor, i lumte dora atij policit, vdekshin ata policet, qeveri mafioze, Edi Rama ben shtet, ata do e paguajne, ske cben si gjithe te tjeret mos te rente per pjese, te keqes hapi deren,mire tju behet se jane dele, populli ska faj, shqiptaret sdine, Shqiperia i ka fajet, vete i votuan,ketu sjetohet…. Nga simpatia ne apati brenda 3 diteve. I vdekuri me te vdekurit, i gjalli me te gjallet. Ore me ata te Astirit cu be? Jo more se ishin ata te 5 Majit. Pse edhe ata?
Cfare duhet te bejme per ti ndihmuar sot edhe neser sa nuk kemi filluar ti ngaterrojme me njeri tjetrin?

Burimi/Facebook