NJE DITELINDJE DANEZE

0
321

NJE DITELINDJE DANEZE

Dy miqte tane daneze, Katerina dhe Holga na kishin bere ftese. Meqe ditelindjet e tyre ishin jo shume larg njera-tjetres dhe meqe te dy kishin pervjetor, Holga 70 dhe Katerina 65, kishin menduar qe te caktonin nje date per te festuar te dyja ditelindjet se bashku. Ftesa ishte elegante por dhe me humor te holle, si ata vete. Ndonese vitet bejne punen e tyre, ata mbeten perhere aktive dhe te kudogjendur. Ftesa kishte ardhur dy jave me pare. Ditelindja do te mbahej te shtunen me 15 gusht 2009.

Diten e shtune une dhe ime shoqe u beme gati per ne ditelindjen e miqve tane. Koha kete vere mbajti mire, dite me diell dhe pak vape.Por ate dite ishte pak vrejtur dhe frynte pak ere. Kohe e mire per mua qe do te vishja kostum. Gjetem ne internet adresen. Ishte hera e dyte qe shkonim ne shtepine e tyre, por meqe kete here makina jone per fat te keq ndodhej ne servis, u detyruam qe te marrim trenin dhe pastaj autobusin. Rruga ishte e bukur dhe po kalonim ne disa pjese ku nuk kishim qene me pare dhe kureshtja per te pare eshte gjithmon kur udheton. Folem ne telefon me Katerinen dhe i dhame oren kur mberrinte autobuzi ne stacionin prane shtepise se tyre. I kerkuam shoferit te autobusit qe te na njoftonte kur te mberrinim ne stacionin e duhur dhe ai me miresjellje na njoftoi kur mberritem. Ne stacion na priste Frederiku, djali i Holges dhe Katerines. Ndonese te zene me organizimin e ditelindjes miqte tane kishin ngarkuar djalin e tyre qe te na priste me makinen e tij ne stacion. E njohem menjehere Frederikun ndonese nuk ishim takuar ndonjehere. Nga paraqitja e jashtme por edhe nga natyra e qeshur tipike e Holges dhe ne vecanti e Katerines. U pershendetem me te dhe se bashku u nisem drejt shtepise se dy miqve tane qe kishin ditelindjen. Rruga nga stacioni deri tek shtepia e tyre ishe e shkurter por e bukur.Pasi zbriten nga makina na priste duke qeshur Katerina dhe Holga. U uruam jete te gjate dhe te lumtur si dhe njeqinde vjete te tjera se bashku.Takuam vajzen e tyre Lowise , elegante dhe shume e bukur, artiste ne profesion dhe qe banonte dhe punonte ne Gjermani ,si dhe vajzen tjeter Susanen qe nuk mbetej pas ,e qeshur dhe e dashur. U pershendetem pastaj me rradhe me te ftuarit e tjere qe ishin te shumte ne kete bashkim te ditelindjeve. Ne vijim nje gote vere e ofruar nga Frederiku dhe Lowise per te gjithe te ftuarit.Gjithashtu ishte prezent gruaja e Frederikut dhe dy vajzat e tyre 13 dhe 15 vjecare, te gjindshme kudo dhe te gatshme per te sherbyer gjithcka ne ditelindjen e gjysherve te tyre.

Shtepia.

Shtepia e miqve tane eshte ne nje pozicion shume te mire. Nje shtepi e madhe ku mbizoteronte antikja edhe modernia te nderthurura bukur. Sic duket vleresimi qe pothuajse te gjithe danezeve kane per gjerat e vjetra dhe antike . Shume piktura, duke filluar nga ato te shtenjtat dhe orgjinale qe nje danez i zakonshem nuk i ka mundesine per t´i blere. Dy piano antike, por qe sipas miqeve tane leshojne tinguj te mrekullueshem . Nje sobe druri qe me nostalgji te kujtonte dimrin e ftohte ne Shqiperi dhe atmosferen qe krijonte brenda ne dhome soba e drurit. Shume e shume objekte antike qe kane nje histori te caktuar dhe nje domethenie per ciftin qe festonte ditelindjen. Perballe shtepise shtrihet liqeni Arresø me i i madhi ne Danimarke. Me nje siperfaqe prej 216.1 km katror.menje thellesi nga 3.07m deri ne 5,6m .Me nje sasi uji prej 122,75 milion metra kub . Nga shtepia deri tek liqeni, shtrihet nje fushe me gjelberim, peme dhe lule. Nga ballkoni i shtepise ke mundesi te shijosh qetesine e liqenit dhe perendimin e diellit.Te bente pershtypje folete qe Holga kishte ndertuar per zogjte, qe ne kohen e veres ishin me shume se 150. Nje pasion i Holges qe i bente zogjte te ktheheshin cdo vit dhe te mos harronin shtepite e tyre.

Hapesira e madhe e shtepise ju jepte mundesine Holges dhe Katerines qe te prisnin miqte brenda dhe po te binte shi. Koha e vrejtur jua kishte prishur pak planet, pasi ishte planifikuar qe dreka do te shtrohej jashte ne verande. Jashte shtepise lule te shumta, ku mbizoteronin trendafilat shume ngjyresh dhe ne nje cep te verandes, grilat e vendosura gati per pjekjen e mishit. Pa dyshim qe nje shtepi ku dominonte qetesia qe ia dhuronte liqeni Arresø sidomos ne vere, eshte nje mrekulli .

“Por dhe dimri me pak debore eshte bukur “. thote Katrina.

‘’Kur ishim me te rinj i gjithe ky liqen ngrinte dhe ne kalonim nga njera ane ne tjetren ne kembe’’.tregonte Holga .

Por ngrohja globale ka bere qe liqeni te mos kete me akull dhe ndoshta ndonje dite te perdoret dhe per plazh. I rrethuar me gjelberim dhe sic tregon Holga shume projekte zbatohen ketu per te ruajtur liqenin dhe natyren perrreth tij.

’’ Me liqenin eshte e lidhur gjithe jeta jone dhe ketu kemi shume kujtime te bukura’’ tregon Holga. ” Kemi patur shtepine me larte per shume vite, por ja qe na pelqente kjo pamje dhe bleme kete toke dhe ndertuam shtepi ketu” thone miqte tane .Dhe vertet ja vlente te jetoje ne ate ambient te bukur dhe apsolutisht te paster dhe te shendetshem.

Dreka

Ora po shkonte nje dhe pothajse te gjithe te ftuarit ishin prezent. Dreka filloi me prezantimin e te gjithe te ftuarve, i cili shoqerohej me ngritjen e secilit ne kembe . Me pas nje’’ fjalimi ‘’i mbajtur nga Holga dhe Katerina , i pregatitur me nje humor te holle dhe qe shoqeruar gjate gjithe kohes me te qeshurat tona. Fillimisht uruan te gjithe te pranishmit per pjesmarrjen, e ne vijim duke bere sqarimin pse kishin menduar ta organizonin ne kete menyre. Me pas duke shpjeguar rrjedhen e gjerave sipas nje plani te pergatitur nga Katerina ,e cila do te ndante detyrat per burrat dhe grate .Por sic duket keto detyra ishin vetem per burrat duke filluar qe nga grilla, servirja e mishit te ngrohte etj. Dhe grave u mbeti vetem te shijonin pa u lodhur fare ushqimin e pergatitur nga burrat dhe ne fund u mbeti vetem te benin kafene. Ne disa tavolina te dekoruara me shume finese ishte vendosur ushqim i bollshem, duke filluar qe nga sallatrat e shumellojshme,karkaleca deti,salmon, djathra te ndryshme( specialitet danez) e shume te tjera. Secili merrte c´fare deshironte dhe pastaj zinte vend ne dy tavolina te gjata pergjate shtepise. Bisedat dhe “dollite“ vazhdonin normalisht. Holga dhe Katerina ate dite ishin te ndare, duke respektuar miqte dhe duke u ulur njeri ne nje tavoline dhe tjetri ne tavolinen tjeter, por duke nderruar shpesh vendet dhe duke biseduar me te ftuarit e shumte . Atje ku ulej Katerina e qeshura ishte prezent. Ne tavolinen tone biseda vazhdonte me te ftuarit per ditelindjen e miqve tane por dhe ate qe ne e bejme gjithmone me deshire, duke prezantuar vendit tone si te ishte me i mire ne bote. Nje gje qe behet dhe do te behet gjithmone ne cdo kontakt me danezet .Por qe dhe per fat te mire, ne tavolinen tone ishin ulut nje cift qe e njihnin mire historine e Ballkanit dhe nje cift i cili kishte dhendrrin shqipetar nga Kosova. Ne vijim shoqja e Katerines mesuese muzike, kishte pregatitur dy kenge per miqte e saj. U shperndau te pranishmeve nga nje kopje te kenges per Katerinen dhe nga nje flamur danez.

Ne traditen daneze prezenca e flamurit danez jo vetem brenda shtepise por dhe jashte saj ne rrugice, eshte tregues se dikush ka ditelindjen. Nje tradite e bukur dhe nacionaliste. Sic duket kjo tradite e bukur eshte shprehje e dashurise se tyre per flamurin dhe per vendin e tyre. Ne thelb ngulitet tek brezi i ri dashuria per vendin dhe flamurin. Ndonese sipas historise flamuri danez eshte me i vjetri ne bote dhe kjo eshte pjesa e krenarise se tyre.

Keshtu pra me flamuj ne duar, te gjithe u ngriten ne kembe dhe te shoqeruar ne sfond edhe me muzike te zgjedhur nga shoqja e Katerines , filluan te kendonin.Ne vijim e kishte rradhen kenga per Holgen. Por atij ambjenti te mbrekullushem i mungonte ne ate moment kenget e bukur a te vendit tim duke filluar me ato korcaret dhe deri tek labet.

Grilla

Pas kengeve, burrat nisen detyren e ngarkuar dhe filluan te ndezin zjarrin ne tre grilla te medha .Per fat te mire koha u hap dhe doli dielli . Ishte bukur kur te gjithe aktivizoheshin nga pak. Dikush merrej me ndezjen e grilles, dikush binte gati mishin dhe dikush tjeter binte vajin, kripen dhe erezat .Vellai i Katerines, Jens , filloi te bente gati mishin ne fileta, gati per t´u pjekur pasi i kalonte me pas ne vaj, kripe dhe erezat.Filloi pjekja e mishit. Mishi ishte ne tre lloje, vici, derri dhe fileta pule. Historia e njeres grille qe daja Jens e kishte prure nga Italia me aeroplan, do te bente qe te kishte te qeshura.

’’Te kjo po,’’ thoshin,” do pjekim mish se ka ardhur nga larg”.

Daja Jens e pranonte me kenaqesi qe grilla kishte ardhur nga Italia. Te gjithe me gotat e veres ne dore, bisedonin dhe dhe piqnin mishin. Pasi u mbushen pjatat e para, i cuan ato brenda ne tavolinat ku ishte dhe ushqimi tjeter.

Hapja e dhuratave

Ne prezencen e te gjithve behej hapja e dhuratave. Por kur dhuratat hapeshin nga miqte tane Holga dhe Katrina, e gjithe kjo ceremoni merrte nje drejtim tjeter. Si dy prezantues ata do te komentonin te gjitha dhuratat nje nga nje.Te shoqeruar me humor qe ata i karakterizon,do te benin qe kjo ceremoni te ishte shume e kendshme per te gjithe. Dhurata e djalit dhe nuses ,dy bileta udhetimi, besoj se ishte dhurata me e bukur dhe besoj me e kushtueshmja. Por dhe dhuratat e niperve dhe mbesave ishin gjithashtu te vecanta dhe te bukura.Disa dhurata te punuara me duart e tyre do te ishin shume mbreslenese per gjysherit e tyre dhe per te gjithe ne. Nje dhurate speciale nga nje miku i tyre piktor do te ishte e vecante per syrin tim.

Katerina violiniste

Nuk dinim deri ne ate moment qe Katerina ishte dhe violiniste .Por sic duket ditelindja e kishte bere te tille. E vendosur ne qender te shtepise se madhe, Katerina doli me violinen ne duar dhe u be gati per te filluar. Jo vetm ne, por dhe te pranishmit po shikonin me kurreshtje. Dhe vete Holga qe ishte ulur ne ate moment tek ne, filloj te shikonte gruan me kurreshtje .Ajo pasi mori nje pozicion si violiniste e vertete, filloi te luante. Ajo c´ka i befasoi te gjithe, ishin tingujt qe degjuan nga violina e vjeter. Ajo c´ka shikoje ishte Katerina qe interpretonte kaq bukur, duke mbyllur dhe syte dhe duke levizur trupin sipas ritmit dhe ajo c´ka degjonim ishin tingujt pothuajse te cjerre te violines. Nje atmosfere e tille i beri te gjithe te pranishmit qe te duartrokisnin gjate dhe te qeshnin me lot ne sy. Ne perfundim Katerina pershendeti te pranishmit dhe te gjithe me gota ne duar e uruan edhe nje here per ditelindjen. Katerina u ul tek ne.

”Ku ke mesuar ti biesh kaq bukur ?“ i thashe me te qeshur .Dhe Katerina filloi te tregoje .

”Dje ishim me vajzen,e cila eshte violiniste.Mora ne dore violinen dhe i thashe se duhej te ishte e lehte ti bije nje instrumenti te tille dhe me shkoi ne mend te improvizoja nje pjese per sot, por nuk isha e sigurt per kete.Por pak me pare kur hapem dhuratat dhe une pashe ne kartoline tuaj nje violine, ja bera me sy vajzes dhe ajo me aprovoi ate c´ka kishim planifikuar dje .Dhe keshtu u bera dhe violiniste”.

Pregatitja per martese.

Prane nesh ndodhej nje cift i ‘’vjeter ‘’danez. Mesuesja e muzikes Mie dhe i dashuri i saj Werner. Mie ishte 70 vjece dhe Werner 65 vjec dhe se shpejti do te martoheshin. Cifti dukej i shume i entuziasmuar si nje cift te rinjsh qe kishte gjetur lumturine . Dasma do te behej ne shtator dhe atje do te zyrtarizohej martesa etyre. Mie ishte shume e angazhuar dhe kishte punuar per disa vite mesuese ne Groenlan . Nga martesa e pare ajo kishte kater femije . Me nje ze melodioz, mesuese ne profesion, vazhdonte te kendonte ne kore dhe kishte planifikuar nje udhetim pas martese se saj. I dashuri Werner i cili deri ne ate kohe nuk ishte bere akoma dhender,kishte shume informacion per Shqiperine. Interesante ishte tregimi i Mias per diten kur “dhenderri i ardhshem” kishte shkuar per vizite ne shtepine e saj per here te pare.Komshiet e saj nuk kishin mundur t´a fshehnin kuriozitetin dhe interesimin per vizitorin e panjohur.Te bente pershtypje te degjoje dicka te tille duke menduar se danezet nga natyra jane njerez qe shikojne punen e tyre, por edhe ata si cdo qenie njerezore dhe cdo komb tjeter, do te beheshin kureshtar dhe pak thashethemezhinj.Biseda vazhdonte e ngrohte dhe me nderhyrjet e here pas here te Holges dhe Katerines , te cilet jane dhe miqte e mi te mire te cilet jane martuar vetem nje here.

Kthimi

Oret kalonin shpejt dhe ne nje ditelindje te tille ku gjithcka ishte organizuar bukur, koha nuk ndihej.Supriza ishin prezent dhe koha qe cuditerisht ndryshoi dhe doli nje diell i ngrohte, ja shtoi dhe me shume bukurine kesaj ditelindjeje. Jashte ne veranden e viles, te ftarit do te pinin kafete e fundit dhe do te fillonin te largoheshin. U ngritem dhe ne per t´u larguar. Por ne radhe te pare u pershendetem me ‘’ciftin e ri’’ duke ju uruar atyre jete te lumtur dhe duke shprehur bindjen se dasma e tyre me 19 Shtator do te ishte e bukur ashtu sic ata deshironin.

Nje cift qe me pare kishte banuar ne Kopenhage dhe tani jetonte ne Helsingor, do te na shoqeronin deri tek stacioni i autobuzit me makine e tyre. U pershendetem me te gjithe te ftuarit qe ishin prezent. U pershendetem me familjen e Holges dhe Katerines, me vajzat Lowise dhe Suzana dhe me Frederikun se bashku me nusen dhe femijet e tyre. Kishim kaluar keshtu nje dite mes miqeve danez ku kishe c´fare te mesoje prej tyre dhe te larguar me bindjen se edhe ne kemi shume per t´u treguar atyre nga traditat tona te mrekullueshme.

Arben Hoxhaj

Nentor 2009.