“Një duartrokitje e madhe shkon për vëllezërit tanë shqiptarë”, italiani mesazh mirënjohje për 30 mjekët shqiptarë (VIDEO)

0
100

Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, është pritur si një gjest solidariteti nga shtypi i huaj, mediat italiane por edhe nga populli Italian.

Një mesazh mirënjohje për ekipin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët do të ndihmojnë në frontin më të nxehtë të luftës, në Lombardi, ka ndarë në rrjetet sociale një shtetas Italian nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Në video ai thotë se ky gjest është si të ndash euron e fundit që ke në xhep me mikun tënd, pasi siç thekson ai, nuk besoj se Shqipëria ka para për të hedhur poshtë.

“Dua të falenderoj vëllezërit tanë shqiptarë që nuk janë as edhe në Europë, një duartrokitje e madhe shkon për ta” thotë ai.

Me pas në shenjë falenderimi shtetasi italian luan me flaut himnin tonë kombëtar.

?⚪️? ?❤️ ? ?⚫️ MIRËMËNGJES?

?⚪️? ?❤️ ? ?⚫️MIRËMËNGJES?Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre… Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, KJO VIDEO E BËRË NË BALLKON NGA NJË QYTETAR ITALIAN, JAM DRITHËRUAR FORT dhe në pamundësi për t'ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, JAM I BINDUR SE TË GJITHË JU, DO TË BASHKOHENI ME MUA, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #GRAZIEdiCUOREdalALBANIA, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik?

Slået op af Edi Rama i Søndag den 29. marts 2020

Burimi/shekulli.com.al/