NJE FTESE NGA MINISTRI MAJKO !

0
60

Qe nga ardhja ime ne emigracion, jam munduar qe me gjithe shpirt te jap nga vetja ate qe kam ditur te bej me mire. Qe ne vitet e para ne jemi organizuar , pra dua te them qe nga viti 2002 , qe une jam angazhuar , kemi patur disa lista , ku ne shkruanim dhe komunikonim ne te gjithe boten me njeri tjetrin. Me kujtohet qe me ane te atyre listave nje bashkeatdhetareje qe kishte kontribuar , por dhe nje humaniste e madhe i derguam Presidentit te asaj kohe nje leter dhe mesazhet qe ishin grumbulluar nga e gjithe bota dhe ju dhe nje dekorate mirenjohje ! Me vjen mire qe sot kemi nje ministri diasporet dhe shpresojme qe te behet nje organizim me i mire , nen drejtimin e ministrise duke e kordinuar punen me njerzit dhe aktivistet me te mire , por dhe m,e organizatat dhe shoqatat qe veprojne ne diaspore !

Shpresojme qe te realizohet edhe votimi te behet nga diaspora, por dhe Shqiperia duhet te ule cmimet e biletave, sepse cmimet e fluturimeve me Shqiperine jane cmimet me te larta ne rajon !

Me kete rast i deshiroj pune te mbare Samitit te dyte te Diaspores ! Ju falemnderit edhe Ministrit Majko per ftesen e drejtuar ne emrin tim !


MESAZHI I MINISTRIT MAJKO

I nderuar z. LUIGJ SHKODRANI, ​

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës, i cili do të zhvillohet në Tiranë në datat 28 shkurt- 2 mars 2019.

Ju falenderojmë!