Një kafe mëngjezi me avokat Helgen !

0
200

Shkruan Luigj Shkodrani: Një kafe mëngjezi me avokat Helgen !
Ishte një e premte pasdreke ku në adresen time elektronike më vjen nje mesazh, nga avokati im Helge Nørrung , avokat i fillimeve të mija te jetës si emigrant në Danimarkë, ku më kërkonte që ti krijoja një mundësi për të pirë kafe së bashku. E prita me shumë kënaqesi këte takim me avokatin,sepse doja edhe unë të flisja me të për shume gjëra dhe menjëherë i ktheva përgjigjen .

Flamuri Danimardës dhe ai Kombëtar

Luigj Shkodrani dhe Avokati Helge Norung
Dhe ditën e martë ,në orën e caktuar më parë, Helge erdhi taman në kohë dhe u përshendetëm shkembyem me njeri – tjetrit si dy miq të vjetër që kishim shumë vite pa u takuar së bashku . Për ta pritur më mirë mysafirin unë ftova edhe krytarin e shoqates “Alba – Dansk” z. Arben Hoxhaj ku i tregova se kisha një mysafir special dhe kisha dëshirë që të ishte edhe ai dhe ta prisnim sa më mirë mikun tim të vjetër ,avokatin tim Helge,por njëkohsisht edhe z.Arben të njihej me këtë avokat ,që ka mbrojtur lendën time dhe të shumë të tjerve.

Avokati u ndje shumë i lumtur që më gjeti mirë me shëndet dhe që ne ishim një shoqatë dhe kishte në përbërjen e saj edhe shqiptarë edhe daneze. Ai me kënaqësi e pranoi edhe kërkesen tonë që të ishte një mik i mirë i shoqatës tonë “Alba – Dansk” .
Kjo kafe mëngjezi ishte nga ato kafet “allashqiptarshe “,që fillojnë dhe nuk dihet se kur kanë fundin ,sepse biseda mes meje dhe avokatit kishim shumë për të kujtuar e folur . Biseda u zhvillua në gjuhën daneze dhe ai u gëzua që unë kisha ecur aq mirë me gjuhën dhe u ndje i lumtur që jo po e flisni kaq bukur gjuhën daneze dhe më tha , se kur vendosa të të vizitoja ,mendoje se do ta kisha pak veshtire të flisnim ,por kisha shumë deshirë për të të parë e takuar ,të dija se si po e kaloni jetën pas kaq vitesh . Ishte një dëshirë e imja e hershme që të vizitoja ,kam pyetur shpesh për ty ,kur takoja shqiptarë ,apo përkthyes që të njihnin ty dhe jam interesuar shpesh Luigji,se si jeni me shëndet dhe me cfarë merreni?

Me njerëz të tillë është kënaqësi të bisedosh ,sepse ke cfarë të mësosh nga përvoja e tyre e gjatë. Helge fliste me shumë pasion dhe tregonte me detaje cdo gjë nga historia ime e shumë viteve më parë dhe cfare ai kishte bërë që unë te qëndroja në këtë shtet ,tregonte që jam lutur shumë herë për ty Luigji dhe familjen tuaj,që ju pas gjithë atyre peripecive qe kaluat ,të kishit mundësi të jetonit në këtë shtet.

Shpesh gjate bisedës Helge ndjehej tejet i emocionuar,por kuptohet që edhe ne bashkebiseduesit ,sepse ishin momente të dhimbjes ,momente të vështira që unë kisha kaluar ,por me besim në Zot unë ja kalova cdo vështirësi. Më pas avokati u ndal edhe në pjesë tjetër të jetës sime dhe shprehu disa mendime të tija. Duke thënë që ti Luigji , keni sakrifikuar shumë për familjen tuaj,për dy fëmijët dhe shpresoj që të fëmijët do ta shpërblejnë babait atë cfarë ti ke ba për to. Sepse nuk ishte e lehtë për ty ,por ja që tani ti gëzon shëndet dhe ne sot jemi ketu dhe kujtojmë ato vite të shkuara. Folëm edhe shumë e shumë gjëra të tjera dhe ai u befasua nga ato cfrë dëgjoi nga unë ,se deri ku mund të arrijnë njeriu. Biseduam dhe për njerez që mundohet tja hedhin shtetit ,duke marrë marrë dokumenta fallco,por që ato herët a vonë gjinden dhe ato nuk janë të mirëpritur nga ky shtet,sepse shteti ka lidhje dhe cdo gjë gjindet në kohë reale.

Helge është njeriu i mirë, ku ai nje jetë ka punuar me lëndë emigrantesh e tashme ai i njeh mirë hallet e tyre dhe mundohet me mish e shpirtë që ti ndihmojë,ti mbrojë në atë mënyren e vet më të mirë të mundëshme. Atë kudo e gjen në mes emigrantësh ,duke ngritur zërin në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ai ka kaluar nëpër duar me qindra e mira lënde të ndryshme ,shumë të dhimbeshme,shumë tragjike ,por ai ndjehet krenar për punën që ka bërë. Sic thotë edhe ai vetë,nuk është e thënë që të gjithë të fitojnë lejeqëndrim ,por unë i provoj të gjitha rrugët e mundëshme që ato të fitojnë azilin në Danimarkë. Dhe kur nuk kanë se cfarë të thonë ,atherë as unë nuk mund ti mbroj,ka patur raste që lënda e tyrë është rrezuar ,sepse kane ardhur me dokumenta fallco. Atë e zbulojnë organet përkatëse dhe unë nuk mund ta mbroj një njeri që vjen këtu për të mashtruar,ai dihet se si pëfundon,ajo nuk është detyrë e imja. Une mbroj ato njerëz që kanë një hall dhe nuk kanë mbrojtje në vendin e tyre dhe une mundohem me të gjitha aftësite e mija ta mbroj. Por puna jonë nuk ka gjithmonë arritjen e dëshiruar. Kam kaluar lëndë nga me të ndryshmet – tregon ai ,nga shumë shtete të botës,me tematika nga me të ndryshmet dhe më të vështirat ,por jam mundur të bëj më të mirën për ta.

E kështu biseda ecen ,ikin minutat pa u ndjerë,sepse me Helgen ndjehesh si me një shok të vjetër,ai është shumë i thjeshtë ,shumë i komunikueshem , është shumë i ndjeshëm ndaj historive dhe e prekin shumë .

Helgen e gjen në cdo meting që bëjnë të emigrantet në Danimarkë . Ai mban fjalime në mbrojtje të tyre ,duke ditur shqetësimet e tyre. Atë e ke ne cdo konferencë me temë për emigrantët ,jep mendimet e tija se si mund të ndimohe me mirë ato. Ai edhe pse ka vite mbi kurriz nuk ndalet e gjen vazhdimisht në krye të punëve. Dhe kur e pyet ai të pergjigjet : – E bëj me shumë pasion ,me shumë dëshirë,sepse njerzit kanë nevojë për ndihmë dhe detyra ime e tillë , ti ndihmoj ato të pafuqishmit,ato që kanë nevojë me shumë – emigrantët.

Biseda nuk kishte të ndalur ,por kur avokat Helge u kujtua të shikoi orën dhe tha : – Oh paska ecur shumë dhe mua me duhet të ngrihem,se kam një mbledhje në orët e pasdites . Shkuan shumë shpejt minutat ,orët krejt pakuptuar ,pata kënaqësi që biseduam bashkë për shumë e shumë gjëra ,për shumë e shumë histori,që nuk kanë qënë të lehta për tu kaluar,por ti me durim e zgjuarsi ke ditur ti përballosh ato.
Dhe kështu e mbyllëm bisedën me avokat Helge Nørrung,për të takuar dhe herë të tjera së bashku ,duke na ftuar edhe mua dhe z.Arben ta vizitonim atë . Më pas bëmë disa foto së bashku me avokat Helgen.
Kaluam një kafe mëngjezi të mirë dhe me biseda e histori nga më të ndryshmet .
Në fund të këtij përshkrimi edhe unë u ndjeva i lumtur dhe i gëzuar që avokati im Helge më nderoi dhe më respektoi duke më vizituar pas kaq vitesh. Cdo njeri ndjehet i lumtur kur e respektojnë dhe e nderojnë të tjerët.