NJE KOMUNITET QE FLEN , ESHTE SI PELLGU ME UJE TE NDENJUR !

0
12

Kur erdha ne fillimet e mija ne Kryeqytetin danez , u njoha me shqiptare te ndryshem, si nga Shqiperia, nga Kosova dhe nga Ilirida. Te gjithe ishin “patriote” , si per cudine time . Flisnin

me shume etje per Shqiperine dhe shqiptaret e shtetit “Ame” . Kishin degjuar fshehur muziken e kengetarve nga Shqiperia dhe enderra e tyre me e madhe kishte qene te takoheshin nje dite !

Mendonin se ne “Albanien ” tone jetonin si mbreter , me te gjitha te mirat e Zotit.

Dhe veshet e mij degjonin e degjonin, njeri me patriot se tjetri . Por mos ti pergjithesoj te gjithe, se jo te gjithe me dolen Patriote, sepse duket se i “zuri shiu” rruges dhe nga qe ju laget puplat harruan edhe se e njohen Luigjin, por edhe patriotizmin. Por cfare ti thuash ka edhe nga keto shqiptare dhe te tille i gjen gjithe andej. Biles me takoi te njoh edhe nga ato shqiptare qe sa kishin nevoje i binin pa reshtur telefonit , vinin e te merrnin ne shtepi , naten e diten, por me vone u bene si ajo shprehja ” Kalova lumin te dhjefsha kalin “.

Por ecen kohet dhe shqiptaret po me njihnin me shume dhe me mire dhe filluam nga pak te perfshiheshinm dhe ne aktivitetet qe zhvilloheshin , te organizuar , here njera shoqate e here tjetra shoqate, here njera radio e here tjetra radio. Duam apo nuk duam ne kishte nje levizje per mire , kishte nje gjalleri aktivitetesh , biles edhe po te vinin televizione nga vendelindja kishin se cfare te filmonin . U bene disa filmime nga televizioni i Kosoves dhe vertete u duk se puna po ecte mire. Keshtu shkoi disa vite , duket se dhe njerzit e kishin me qefe te tilla aktivitete dhe dergonin femijet , ne valle , ne mesimin e poezive. Organizohej feste me familjet per vitin e ri dhe biles dhe dhurata filluan te ndahen. U dukt se puna po shkon mire !

Por gjithe ky entusiazem erdhi gradualisht dhe u fik si “qiriu ” , ashtu pa prite e pa kujtuar . U fol shume dhe u bene takime e mbledhje deri edhe dy ambasadoret , ai i Shqiperise dhe ai i Maqedonise u takuan me shaqatat dhe individe te ndryshem dhe me minishoqata, qe jane plot ne Danimarke, por qe per fat te mire , apo te keq, punojne si nen ze , nuk ndjehen fare, por vec kane vene nga “etikete” ne dere ku tregojne se jane shoqate shqiptare, por se cfare behet brenda atyre kater mureve nje Zot e din. Nejse edhe ata bejne dicka . Fundja le ta bejne meqe nuk ka kerkese llogariet dhe nuk ka kordinatore qe lidhet me shtetin danez dhe tu kerkohet program ketyre shoqatave , qe disa marrin dhe nga shteti dicka , se gjoja bejne veprimtari per antaret e tyre . Cfare ti besh jepuni , kini rene ne toke te bute dhe vec punoni ….

U bashkebisedua disa here per tu ngritur nje union i Shoqatave Shqiptare , por kjo gje nuk i interesonte shoqatave te medha ,por as ketyre minishoqatave, se donin te penetronin , vete te pavarur . Megjithe deshiren e mire te ambasadorve te nje grupi shqiptaresh ne kete komunitet, asgje nuk u arrit , vec u pine kafe e pije dhe u la ashtu sic ishte . Ca ti besh keto jane shqiptaret , nuk mund ti bashkosh ” Me pare mbledh nje grusht pleshta se i ben bashke 5 shqiptare “. Duam apo nuk duam ne kjo thenie eshte mese e vertete .

Po sot cfare behet ?

Komuniteti ka rene ne nje gjume te thelle dimeror dhe nuk i dihet a do te zgjohert me ne kete bahar a ne tjetrin . Mundohet dikush “Ti fryje gacave te fikura” , por ato nuk ndizen me .

Jemi bere per “gjynah” . Kerkojne gazetare, kameramane per te bere reportazh , bejne telefonata nga vendelindja, por kuj duhet te ja “mesyjne” , ketu ne kete komunitet , nuk kane nje vend ku te trokasin , vetem mund te trokasin ne Ambasaden e Shqiperise, se aty kane edhe Konsullaten e Kosoves , ndersa dere tjeter nuk kane ku te trokasin. Nje komunitet i madh ne numer , por qe nuk po dine te organizohen, se nuk duan , se sejcili don pushtet, sejcili don te dale i pare e ketu nuk ka vend per te gjithe. Kerkohet nje berthame e vogel te ngrihet e keto te marrin drejtimin e aktiviteteve , por dhe kordinimin dhe mbikqyrjen mbi shoqatat .

Shoqata kemi plot te rregjistruara , por vetem per emer , se ato nuk i nevojiten askuj, shoqata ku nuk percillet kulture , por antikulture dhe ku luhet letra bixhozi deri ne sabah…

E keto jane ato qe nuk i duan me shume qe shqiptaret te organizohen. Nese do te ishim te organizuar , do te dinim cfare ti kerkonim dy shteteve shqiptare, por ne kete situate qe ka shkuar ne kete komunitet organizimi , jane per tu qare me carcave , se shamia eshte shume e vogel.

Une shpresoj , se nuk thone kot se shpresa vdes e fundit !