Nje nje pasdite korriku me Alimurat Isenin,Latin

0
20

Nuk di e di sepse me ka mbetur ne mendje ajo shprehja e bukur e popullit tim qe thote : “Njerzit e mire vuajme me se shumti ne kete bote”. Me duket se kjo shprehje kaq e bukur eshte kthyer ne nje sinomin te kohes qe ne po jetojme. E per kete jane shume faktore qe me bindin, se kjo thenie e mencur edhte mese e vertete .
Shume vite me pare njoha nje njeri te mire,nje aktivist po aq i mire, nje njeri me shpirt te madh,me zemer te hapur per te gjithe shqiptaret ,pa patur dallime krahine, ideje apo feje. Por dhe nje njeri i persosur ,nje sportist i mire dhe nje tranjer me pervoje dhe i pregatitur ne te gjitha nivelet e shkollimit.
Nje njeri te perkushtuar ndaj familjes ,ndaj komunitetit ku ai jeton e punon. Cdo problem i nje familje shiptare ne emigracion ishte edhe nje perkushtim i madh per te. Ai vertete vuante shpirterisht me ato familjet ne nevoje i perkushtuar per ti ndihmuar ato,me cdo mjet e mundesi qe kishte.

Por dhe radio pasioni i tij . Pregatiste rubriken sportive me me te rejat e futbollit shqiptar dhe atij botror,me talentet e reja ne sport per komunitetin shqiptar te Danimarkes. Nuk kishte mbledhje te shoqates 97 ` ku ai te mos ishte pjesemarres dhe te jipte mendimin e tij per temat e diskutimit. Ai gjindej kudo ,atje ku ishte kumuniteti shqiptar ne Kopenhage e rrethine.
A mund te kete festival te femijve qe Ai te mos jete pjesemarres ,duke kontribuar qe ne organizim e deri tek pastrimi i salles. Dhe nuk lodhej asnjehere, ai ishte perhere buzagaz.
Dhe shpesh ai thonte : – Po ja te bejme sadopak,ka rendesi qe njerzit te jene te kenaqur nga puna jone,kjo eshte e gjitha,ndaj i perkushtohem,qe edhe femijet tone ta ndjejne atdheun e gjuhen shqipe sa me prane ketu larg vendelindjes. Tu flasim atyre me gjuhen e bukur te rindasve tane.

E keto fjale te thena nga goja e ketij njeriu te mbushin me emocion,te bejne me optimist per te ecur perpara.
Njeriu qe nuk kish te ndalur asnjehere. Ashtu sic ishte sportist ,ashtu ishte edhe ne jete nje sportist i pandalshem e i paarritshem.
E ky eshte Alimurat Iseni, Lati nga fshati Dobrosht i Tetoves,qe ka shume vite qe jeton e punon ne komunitetin shqiptar te Danimarkes.

                                               #                              #                                #

Ne nje nga ditet e fund korrikut 2013 ,ne oret e vona te nates ,nje zile telefoni me zgjoi nga nje heshtje e thelle qe kish rene ne studion time te punes. Ishte shoku im ,kryetari i shoqates “Alba – Dansk” Arben Hoxhaj,ku pasi me kerkoi te falur per telefonaten me pyeti se si isha dhe apo shkruja ndonje gje . Me pas me kerkoi qe te kisha nje kohe te lire dhe te shkonim e te vizitonim mikun dhe shokun tone te mire ,Latin ne spitalin e Herlevit. Me tregon se ai ka deshire te me takonte .
Ishte pak si e papritur ky lajm ,sepse korriku eshte muaji pushimi per te gjithe shqiptaret e Danimarkes,te cilet vrapojne drejt vendelindjes se tyre te dashur dhe keshtu mendova edhe per mikun tim Latin ,se edhe ai do te ishte per pushime me familjen e tij. Ndaj u befasova per momentin. Kisha degjuar se kishte qene pak i semure dhe kish udhetuar drejt Turqise,por me pas gjendja e tij ishte permiresuar dhe kishte filluar te shkonte ne radio e te pregatiste se bashku me Shpetimin rubriken e pershendetjeve te degjusve dhe pregatitjen e disa temave te ndryshme me degjuesit. Dhe te gjithe degjuesit ishin te kenaqur qe Lati ish kthyer dhe i uronin shendet e jete te gjate. Dhe Ai buzagaz jua kthente urimin e tyre me pershendetje dhe me urime nga me te ndryshmet.
Por ja qe ndoll edhe keshtu ku gjendja shendetesore ka te papriturat e saj e keshtu ndoshta i ka ndolli edhe Latit mikut e shokut tone te mire.

Dhe tek me silleshin ne mendje aktivitet e shumta te Latit,mendja ime u kthye 12 vite perpara,kur une isha i semure rende ne spitalit e Kopenhagenit ,ne Rishospital,ku une nuk kisha me shume se tre dite jete,keshtu thonin mjeket,por ate nuk mund ta pranoja une,sepse une doja te jetoja perseri. Te gjithe shoket e mij,miqte dhe prinderit e mij dhe te gjithe familjaret prisnin lajmin e keq ,por nuk ndolli ashtu,por une u ktheva dhe sot jam ketu me ju tek shkruaj ato kujtime te bukura per Latin ,mikun tim dhe te komunitetit shqiptar ne Danimark.
Ne nje nga keto dite Lati paraqitet ne deren e dhomes ku une isha shtruar ne spital . Kisha fole me te shume here ne telefon por nuk e kisha pare. Lati me nje bucete lule ne dore me thote : Ngreu o burre a rrine burrat shtrire. Mu prezantua e tha une jam Aimurat Iseni ,apo Lati sic me therrasin te gjithe . Syte me qeshen e zemra mu mbush me gezim. Vellezrit tane shqiptare nga Maqedonia,qe rregjimi komunist na e kish ndaluar te takoheshim me to dhe ja ku erdhi koha dhe ne te takohemi e te rrime tok e kuvendojme se bashku.
Dhe nuk e dija se ketu ishte nje familje e madhe qe na respektonte e na donte dhe na ftonte ne darka e dreka ne familjet e tyre. E nje nga keto ishte dhe familja e Latit ,qe pas daljes nga spitali ishim mysafit ne familjen e tij.
Gjate perudhes ne spital Lati me vizitoi disa here rallazi e une nuk e ndjeja veten te vetmuar,sepse me mua ishte radio Projekti 21,ishin bashkeatdhetaret . Nga mikrofoni Havzi Sulejmani me uronte sherim te shpejt dhe kenget pershendetse nuk kishin te ndalur.
Dhe vitet kalojne e shoqerine me Latin ne e mbajtem u aktivizuam edhe se bashku ne disa aktivitete e festivale femijesh dhe vjen kjo dite qe miku im i mire Lati gjindet i shtruar ne spital. Ai ka nevoje per miq e shoke ta vizitojne ,ti kalojne kohen ne keto dite te veshtira per te dhe per familjen e tij,por gjithnje themi qe Lati eshte i forte dhe do ti beje balle te keqes , do te triumfoje ndaj saj. Ai ka besim tek jeta . E don ate ,ashtu sic don familjen e vet ,shoket dhe miqte e tij. Ai don tju sjelle momente edhe me te bukura,humor dhe aktivitete te tjera,ai ka shume plane ne koke,por kjo semundje po e pengon pak ritmin e tij.

                                      #                                        Se bashku me Arben Hoxhaj edhe ky nje mik i Latit marrim rrugen per ne spitalin e Herlevit. Eshte ora 18 e pasdites dhe ne spital eshte nje heshtje e madhe. Te pakte jane ato vizitore apo paciente e infermjer qe shetisin koridoresh. Na thane se Lati gjindet ne katin e 13 te kesaj ndertese ,ndaj kerkojme ashensorin per tu ngjitur lart . Dhe aty pyesim per dhomen 4 ,se ku eshte. Nje person na pergjigjet dhe na shoqeron per tek dhoma ku gjindet miku yne Lati.

Ne hyrje te dhomes na presim bashkeshortja e Latit nje grua fisnike dhe shume bujare dhe vajza e Latit ,Saranda ,qe tashme ishte bere vajze madhe. Kisha vite pa e pare . Dhe ne shtrat i ulur ndenjur na priste miku yne Lati. Dukej se ishte pak i lodhur dhe kjo dukej ne syte e tij . Ai na ftoi te uleshim ne karriget qe ishin te shumta ne dhomen e tij,sepse Latin e vizitonin shume miq e shoke te tij,por dhe familjaret qe i rrinin ne cdo cast tek koka. Dhe u pyetem me njeri tjetrin per hallet e dertet tona te mergimtarit. U interesuam dhe per gjendjen shendetesore te Latit.
Ai ngrinte disa shqetesime ,por kishte shpresen se do te behej me mire sepse ne ditet tjeter kishte dhe nje bisede me mjekun qe kontrollonte gjendjen shendetsore te tij. Mjeket shpesh here bejne gabime,qe ndikojne jo vetem ne gjendjen emocionale te te semurit,por dhe ne ate shendetsore dhe per kete Lati kishte disa verejtje. Por me besimin se cdo gje do te shkoje mire ne te ardhmen dhe Lati ti kthehet aktivitetit te tij te perditshem.

Nuk shkoi shume kohe dhe ne dere paraqitet dhe drejtori i radio Projektit 21, Havzi Sulejmani ,xhaxhi sic jemi mesuar ta rrethasim te gjithe ne. Ai me nje bucete te madhe lulesh qe sapo hyri ne dere kundermoi nje here e mire,saqe dhe Lati e pyeti ,po ku i gjete keto lule me ere o Xhaxhi. Po si gjithnje buzagaz Xhaxhi i pergjigjet : – Po i zgjodha o Lati vetem per ty. Dhe aty ku eshte Xhaxhi ndizet biseda,keshtu thone shume shoke e miq te tij dhe vertete ashtu ndolli,pasi na pyeti me ralle si si ishim dhe si po ja kalonim ketu ne mergim,pyeti edhe Latin se si e kishte gjendjen sot. Havziu ishte mik i perditshem dhe biles Lati e dinte dhe oren kur vinte Xhaxhi cdo dite. Ishte shume i rregullt dhe vinte cdo dite dhe e vizitonte dhe sic tregon dhe vajza e Latit, Xhaxhi na e ka mbushur me lule gjithe dhomen e babit. Dhe biseda shkoi gjate ate nate me Latin familjen e tij dhe ne te dy. Xhaxhi si gjithnje mjaft optimist per aktivitetin e tij dhe per punen ne radio na tregon shume aktivitete humane te kesaj radio shqipe ne Danimarke ,ku gjithandej degjohet zeri i radio projektit 21 .
Dhe oret kalojne ashtu pa kuptuar duke treguar histori nga me te ndryshmet ,ku edhe Lati ndjehet me mire dhe ai fillon e tregon per ngjarje te ndryshme dhe jehonen qe ka kjo radio ne diaspore por dhe ne vendelindje. Lati na tregon se ka marre shume mesazhi urimi edhe ne rastin e tij qe ishte i shtruar ne spital ne Turqi, Ai nuk gjen fjale falenderimi per komunitetin shqiptar ne Danimarke qe ju gjet prane ne ditet me te veshtira te tij. Ai thote qe sikur dhe njeqind jete ti kisha per kete komunitet do ti jipja. Nuk e kam besuar se kaq shume respekt kane per mua. Dhe une e shoh qe me gjithe kontributin tim,paskam bere shume pak.
Por jo Lati ka punuar e ka dhene shume per komunitetin shqiptar ne Danimarke,cka ky komunitet i eshte minjohes shume.
Dhe gjate nje momenti Arbeni e nderpret fjalen dhe na tregon ,se ne si shoqate “Alba – Dansk” i kemi nje borxh Latit ,ndaj kemi ardhur ketu se bashku me sekretarin e shoqates qe ta shohim Latin, por edhe ti kryejme nje “borxh te vonuar”. Kuptohet per shkaqe qe nuk vareshin nga ne . Shoqata “Alba – Dansk” i ka akorduar z. Alimurat Iseni nje mirenjohje per kontributin e tij te dhene ne aktivizimin e aktiviteteve ne kuadrin e 100 vjetorit te Pavarsise. Dhe te gjithe ngrihemi ne kembe dhe i dorezohet z. Alimurat Isenit mirenjohja e dhene nga Shoqata. Ishin momente teper emocionale per Latin dhe familjen e tij, por edhe per ne te gjithe. Kryesia e shoqates e kish menduar ndryshe organizimin e ceremonise se thenies se mirenjohjes,por per shkaqe se z. Lati ishte i shtruar ne nje nga spitalet ne Turqi ,kjo gje u shty deri ne kete kohe. Por edhe ky ishte nje moment gezimi ne fytyrat e te gjithve. Ne kujtim te ketij momenti emocional vajza e Latit beri disa foto te ndryshme te pjesemarrsve ne kete dorezim te mirenjohjes per babain e saj Latin.

Dhe keshtu u mbyll edhe kjo vizite ne spitalin e Herlevit tek miku yne Alimurat Iseni,ku ne i deshirojme kurim sa me te shpejt dhe kthimin e tij prane familjes se tij te dashur dhe per te vazhdur ate cfare ai ka deshire te realizoje .

Luigj Shkodrani

Danimarke.