NJE TAKIM QE ME LA MBRESA TE VECANTA

0
21

Me daten 4 shkurt 2019 , pata nje ftese nga nje mik i imi i mire , nje njeri me zemer te madhe, nje njeri qe eshte i papertuar , inisiator e mjaft inisiativave qe shqiptaret ne kumunitetin shqiptar te Danimarkes , z. Fejsal Dalipi . Deshira e tij e madhe eshte qe shqiptaret te veprojne te gjithe se bashku, pa dallime , qofshin keto nga njeri fshat , apo nje tjeter, qofshin keto nga Shqiperia , apo Kosova . Kur shqiptaret jane bere te gjithe tok kane treguar se jane bere vepra qe kane mbetur gjate ne kujtese te komunitetit  ! Ne kete takim moren pjese Kryesit e Xhamive dhe Imamet e tyre, Kryesite e shoqatave , si dhe bisnesmene shqiptare . Ishte nje organizim i thjeshte i organizuar ne formen e nje darke , te pregatitur si gjithnje nga Fejsali . Pas darkes u debatua nga te pranishmit, per menyrat e aktiviteteve qe jane organizuar deri me sot . Kuptohet dhe arritjet qe kane patur shqiptaret ne kete vend Skandinav . Te pranishmit dhane emra te shume shqiptarve qe punojne e veprojne ne vende kyce sot ne institucionet shteterore, por dhe ne profesione te ndryshme, apo ne arritjet  me bisneset e tyre. Por ajo qe ishte kryesore ne kete takim , theksi fihej , jo me me organizime te ndara ne baze te shoqatave , ne baze te fashatrave, por te organizuar te gjithe se bashku . Festat ti bejne bashke, qofshin ato kombetare dhe ato fetare. Deshira e nje prej te pranishmeve ishte qe festen e Bajramit qe do te vinte ta festonin te gjithe bashke , ide qe u perkrah nga te gjithe te pranishmit ne kete takim ! Ne takim bisedua dhe arritja e nje marrveshje me te gjithe bisnesmenet shqiptare ne Danimarke qe te organizoheshin ne nje organizim te vetem ,ku te kishit nje kryesi dhe nje kryetar , qe te ishin te gjithe te grumbulluar qe ne raste te ndryshme te organizimeve te kontribonin ne menyre te organizuar dhe jo si indivit !Nje theks ju vu dhe qendres se madhe qe do te ndertohet per te gjithe shqiptaret ne Danimarke. Kjo qender do te kete kushte me te mira dhe me te favorshme per organizimet me te medha qe do te bejne shqiptaret ne te ardhmen. Ne kete qender do te kete dhe shume zyra dhe ambjente, kjofshin keto per shoqata, per shkolle shqipe, per mesime fetare, per organizime te mbremjeve te ndryshme te komunitetit shqiptar ! Ky takim ishte nje nder takimet me te bukura te organizuara ne kete komunitet.  Secili qe e mori fjalen , qe nga me i vjetri dhe deri tek me i riu e pershendeten dhe pergezuar organizatoret dhe premtuan qe ne te ardhmen , ajo qe do tu dale per zot puneve do te jete pjesetare nga radhet e rinise , ku duhet ta marrin stafeten ne dore dhe te ndertojne urat e lidhjes me njeri tjetrit , per te miren e entegrimit , por dhe te lidhjeve dhe te bashkepunimeve me te ngushta me njeri – tjetrin, per arritjen e ketyre ideve qe u hodhen ne kete takim.Shpresojme qe cdo ide qe u hodh ne kete takim te behet ne realitet , se athere dhe punet e komunitetit do te ecin shume me mire se deri me sot !Une shpresoj dhe besoj tek ato te rinj qe ishin ne ate takim sepse ishin shume entusiast per bashkepunim dhe ne me te vjetrit te ftohemi , jo me si organizator , por si te ftuar nderi ne aktivitet qe do te organizohen ne te ardhmen ne Komunitetin shqiptar te Danimarkes ! 
Luigj Shkodrani