Një vit nga ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit, vajza përlot rrjetin: Faleminderit që më del në ëndërr

0
90

Ka kaluar një vit nga ndarja nga jeta e aktorit të njohur të skenës shqiptare Xhevdet Ferri. Kaq qenë vajza e tij, e cila e ka kujtuar sërish babain e ndjerë me një postim në rrjetet e saj sociale.

Bora Ferri mes falënderimeve të shumta që bën ndaj babait të saj, i është mirënjohëse edhe sepse i shfaqet shpesh në ëndërr.

“Hi papi, prapë unë, “xhandari i vogël”, epiteti që mendoje se më shkonte më shumë për shtat këto vitet e fundit. Sot bëhet një vit që nuk je më fizikisht mes nesh. Jo se ka ndonjë domethënie për mua sepse që prej asaj dite koha s’është më lineare për mua.

Datat janë gjithashtu shumë konvencionale, pa ndonjë domethënie të madhe, ashtu siç nuk i ndjeje as ti datat e largimit nga kjo jetë e prindërve të tu. Funny he?! Si vijnë gjërat full circle?! Për tu habitur gjithashtu se si ne këtë vit që s;ke qenë me mua kam marrë prej teje leksione jete që nuk i kisha marrë në 34 vitet e rrugëtimit tonë të përbashkët.

Faleminderit për këtë, faleminderit gjithashtu që më del shpesh në ëndërr, që flasim, që përqafohemi… ashtu ftohtë siç dimë ne, pa ndonjë manifestim me ulërima. Prapë më mungon shumë në këtë dimension. Kam bindjen se ke gjetur paqen e kërkuar aty ku je tani. Ne të duam shumë këtu ku na ke lënë”, shkruan Bora Ferri.

Burimi/ shekulli.com.al