Nga dita qe ti mbylle syte,
Une s´te te kam harruar,
Per ty baba i dashur,
Syte e mij ende lotojne.
I kujtoj ditet e fundit me ty,
Ketu ne shtepine time,
Kur kuvendojshim,
Per hallet e dertet.
Per hallet dhe dertet,
Qe shpirtin tim kishin mbuluar
Dhe me thoje perhere,
Kujdes per veten ,bir.
Dhe ate dite te fundit,
Kur bashke ne u ndame
E shterguam njeri-tjetrin fort,
Pa ditur se ish here e fundit.
Here e fundit ne kete bote,
Te trazuar me rrebeshe e stuhi
Dhe me shume pabesushmeri
Me shume genjeshtra e mashtrime.
Me porosite dhe me keshillove,
Pa ditur se ishte here e fundit,
Pa ditur se ne te dy,
Nuk do shiheshim me sy ne sy.
E rende qenka jeta pa ty baba,
Te kisha nje shok te mire,
Ku une u keshilloja cdo moment,
Ne cdo ore te dites e nates.
Por sot nga kush ti marre,
Ato keshilla te urta e njerzore,
Me shkaterroi baba kjo jete mizore,
Kete shpitin e zemeren time.
Cdo fjale e jotja qe me thoje,
Ish per mua nje thesar,
Qe e ruaj dhe sot e pergjithnje,
Se jane keshilla te perjetshme.
Me le baba kur kisha me nevoje per ty ,
Te desha prane si bashkeudhetar
E ti rrugen e gjate pa kthim sec e more
Dhe e le kete shpirtin tim te vuaj.
Ky shpirti im qe nuk di me te qesh
Por vec vajton,vajton per kohen,
Vajton pasojet e nje jete pa kuptim,
Dhe keshtu shtyj ditet ne kete jete.
Por baba i dashur do vije nje dite,
Ashtu sic me thoje perher,e
Se cdo gje ne kete bote,
Do lahet e shlyhet,por vec bej durim.
Dhe une baba ne fjalet e keshillat tuaja besoj,
Se nje dite cdo gje e keqe do te lahet,
Cdo gje e keqe do te shlyhet,
Por per mua do te jete vone, teper vone.
Baba me mungon aq shume,
Sa vec shpirti im e di,
Me mungon ajo dashuria jote,
Ne bisedat e gjata, qe i benim bashke.
Une baba vetem pres,
Pres te vij nje dite tek ty,
Te kuvendojme hallet e dertet,
E kesaj bote te cmendur,pabesish.
Nga Luigj Shkodrani
Kete poezi ja kushtova BABAIT tim te dashur,qe nderroj jete me 4 Korrik 2009.
Une e shkrova kete poezi ne pervjetorin e pare te vdekjes ,se njeriut tim me te dashur ne jete.