NJE VIT PA TY DAJA IM I SHTREJTE DHE SHUME I DASHUR PER MUA !

0
20

Shkuan 365 dite pa ty, njeriu me i dashur per mua, DAJA IM !

Edhe pse 1- vit pa ty, por lotet nuk kane te rreshtur ne styre e mij. Jane caste kujtesa, se nje vit me pare u ndave nga familja jote e mrekullueshme, qe te deshi dhe e deshe. Isha nje baba i jashtezakonshem, nje bashkeshort i mire dhe i kujdesshem. Jeta jote kaloi mes veshtiresish dhe asnjehere nuk u perkule. Tek ti te gjithe merrnim energji pozitive edhe kur ti ishe ne diten me te keqe tenden.

Nuk do ta harroj kurre , kur ti psove nje aksident dhe u gjinde ne spitalin e Lezhes dhe une erdha rastesisht dhe me thane qe Nika eshte i shtruar ne spital dhe erdha e te gjeta atje dhe ti si gjithmone i qeshur , fyra jote sillte vetem buzeqeshje edhe pse ti brenda vetes vuaje, por nuk e jipje veten per asnje cast.

Jam mrekulluar dhe gjithmone jam krenuar me ty. Ke qene i vecante per mua dhe shume i dashur. Jam munduar te kopjoj ne ate fisnikerine tende ne ato gjerat me te bukura qe ti percillje, por qe per fat te keq, nuk munda asnjehere ti marr dhe te kopjoj ato shume gjera qe ti kishe , daja im i mrekullueshem . Po jam vetvetja tani, jam krenar per cdo gje qe bera per veten time , por ti kishe nje krah te forte, rrite dhe edukova ne menyren me te shkelqyeshme , nje Princ dhe nje Princeshe, qe sot jane te zotet e vetes , jane VETVETJA.

Vetvetja , kjo fjale qe ka shume kuptime dhe qe une e percjell perhere edhe tek motrat e mija, tek djali im dhe vajza ime , por dhe tek nipi e mbesa, te jesh vetvetja , sa gje e bukur eshte dhe sa krenar te ben ne shoqeri. Ndaj them se femijet tuaj daja im jane VETVETJA. Ata jane ndera dhe krenaria e fisit tone, pra nga nena. Dhe jam i informuar se ata nderohen dhe respektohen kudo ku jane e kudo ku shkojne. Ndaj daja im i dashur dhe i shtrejte te jesh i qete , pusho paqen e amshueshme, se te gjithe bij te asaj toke do te jemi dhe nje dite do te vime tek ti dhe do ti kthejme kujtimet tona aty ku ne i lame pergjysme !

Dua te shkruaj shume per ty , se kam shume per te te thene, shume per te treguar, kam shume per te lavdruar dhe kam shume per tu krenuar me ty. Njoha dhe pata nje DAJ qe une u kreneva gjithe jeten dhe kudo ku shkova , apo kedo qe takova nga Lesha e Shengjini, jo vetem ne Shqiperi,por edhe ne rruget e botes nga u treta , sa i thoja qe daja im eshte Nik Vat Preknicaj , kisha nje respekt krejt tjeter, njrezit u ngrinin ne kembe per ju DAJA im i dashur qe me mungon kaq shume tani. Kisha vendosur qe sapo te vija do te vija vetem tek ti per te vizituar, se me kishte keput malli .

Por ja qe as ne ceremonine e varrimit dhe as ne kete pervjetor te pare te ndarjes nga ne , nuk arrita te vij atje !

Ndaj u coj force te gjithve per ta perballuar humbjen tende Daja im !

Ti kjofsh mire me Zotin ! Te tjeret kjofshin me jete !

Lamtumire Daja im i dashur dhe i shtrejte !

I perjetshem kjofte kujtimi per ty !

Me shume mall e me lot ne sy nipi juaj Luigji

I tretur neper bote , 29 Qershor 2018