NJERËZ QË LËNË GJURMË TË THELLA EDHE PASI PËRFUNDOJNË NJË MANDAT DIPLLOMATI

0
49

Shpesh jam ulur për të bërë një shkrim , për një njeri, për një dipllomat që ka lënë gjurmë të thella ëe komunitetit shqiptar të Danimarkës, por kisha “drojë” , se nuk do të percillje aq sa duhet , gjithë atë respekt, gjithë atë dashuri që përcolli ai njeri për katër vite me rrallë në mes të komunitetit shqiptar të Mreterisë së Danimarkës.
Njeriu që punoi kaq me vrull dhe kaq i angazhuar për të përcjellë cdo gjë të bukur që vinte nga historia, nga tradita e bukur shqiptare, nga letërsia , nga kultura. Ai ishte aty ku kishte aktivitet në Danimarkë dhe nuk shkonte asnjeherë me “duar në xhepa”, sic shkonin dipllomatët e tjerë, apo paraardhësit e tij, por ai do të bënte cmos që të mirrte fjalën në atë takim apo në atë festë ku ishte pjesemarrës dhe fjalët nuk i hidhte kuturu, ai mbate shënim gjithnjë dhe fliste shumë i matur. Cdo gjë që dilte nga goja e tij kishte një domethënie të madhe . Një njeri shumë largpamës !
Një njeri që nuk diti të pushojë , por ishte në lëvizje, sa takonte një minister danez , ditën tjetër kish lënë takim me një njeri të artit, me tej me një artist shqiptar. Jane të shumta fotot që përcjellin ecuriëe e punës së këtij dipllomati , që nuk u ndal për 4 vite të mandatit të tij , por vec “vrapoi” . si një maratonomak …
Ky ishte ish ambasadori i ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë daneze z. Kastriot Robo , fjalë paku e punë shumti. Njeriu me një vizion të qartë dhe një kuadër që është vështirë ti vije ambasadës Shqiptare më një dipllomat sic ishte Ai .
Cdo shqiptar në Danimarkë ruan dicka të bukur nga takimet me ambasador Kastriotin. Shumë mund të tregojnë fotot që kanë dalë me të ne takimet e shumta , që ai ka zhvilluar në Komunitetin shqiptar . Ai ishte i pranishëm kudo ku ftohej dhe gjinte kohë të ju pergjigjej të gjitha ftesave të bëra , nga shoqata, qofte dhe nga individë , danez , apo shqiptarë që donin ta takonin për probleme nga më të ndryshmet dhe gjithmonë kur dilnin nga takimi me Ambasadorin ato dilnin , me një optimizem , me një premtim, apo me një detyrë të kryer nga ky njeri, nga ky dipllomat .
Por përkrah tij qëndronte një zonje që e mbështeste bashkëshortin në cdo gjë që ai bënte, në cdo aktivitet. Ajo u muar shumë me gjininë femrore, duke organizuar takime dhe aktivitete të ndryshme , por u bë dhe mësuese , për fëmijët e bashkëatdhetarve, ajo ishte kudo ku flitej shqip, apo ku fëmijët donin të flisnin gjuhën e bukur të Naimit , gjuhen e paster shqipe. Organizonte festa me ato fëmijë që merrnin pjesë në mësimin e shqipes. Zonja e parë e ambasadës , vishte edhe përparsen e kushinjerit dhe ju përvishte punës , për të bërë ushqime të ndryshme, kur bënin pritje të trupave të tjera dipllomatike, në raste të ndryshme festash dhe ushqimet ishin të shumëllojshme . Kishin gjetur vërtetë njeri – tjetrin, një cift prefekt , që buzeqeshja flinte e qetë në buzet e tyre, në paraqitjen e tyre. Kishe gjithmonë dëshirë te takoje këtë cift prefekt , që përcillte në cdo moment vetëm kulturë , shumë respekt dhe shume dashuri njerzore , në këtë komunitet shqiptarësh. Ato gjindeshin kudo ku frymohej shqip, apo kudo ku duhej të flitej për Shqipërinë dhe për shqiptarët, të papertuar dhe të gatshëm të bënin më të mirën, cka nuk ka ndollur asnjëherë më parë në këtë ambasadë.
Para se të vinte z. Kastriot si ambasadorë , kolegët e tij ambasadorë mblidhnin përfaqësues të komunitetit në ambasadë dhe u vinin detyra dhe kërkonin mbështetje për të realizuar aktivitet që i takonin ambasadës dhe shpesh dëgjoje fjalë të pakëndëshme për ambasadën tonë dhe trupen dipllomatike, ku ndonje thonte – Boll ma edhe ky ambasador ,”janë bërë si lypësa”, mbeten duke kërkuar ndihme gjithnjë, a thua se nuk ka fond nga shteti i Shqipërisë .
Por me ardhjen e z. Kastriot Robo, këto shprehje nuk u perdoren më, sepse ai u vu ne kry te punëve vetë , së bashku me zonjën e tij dhe cdo gjë realizohej drejt per drejt nga ata te dy dhe trupa e ambasadës dhe nuk i jipej shkas për të folur askujt, sepse ishin zot të punës ata vetë dhe në cdo pritje të cdo festë ato ishin në krye , duke pritë dhe përcjellë , jo vetëm shqiptarët , por dhe të gjithë dipllomatët e tjerë .
Ditën që ambasadori Robo , organizoi një koktej me rastin e përfundimit të mandatit të tij, ishin të shumtë mysafirët që moren pjesë në këtë koktej të organizuar nga Ai dhe zonja e tij , ku të gjithë pa dallim shprehnin shumë keqardhje për largimin e tij, por njëkohsisht uronin që të kishte dhe të tjerë dipllomatë që do ta zëvendësonin , të ecnin në hapat e këtij njeriu të mirë e këtij dipllomati që la gjurmë në këtë komunitet , që do të kujtohet shumë gjatë per punen e tij të madhe !
Por duam të theksojmë që edhe ministria e jashtme duhet të kuptojë, të nderoje dhe të lartesojë punen e këtyre dipllomatve , që komuniteti i do dhe i nderon , ndaj dhe ato duhet të jenë krenar për një Dipllomat sic ështe z. Kastriot Robo dhe të dinë gjithmonë që ti japin vendin e merituar këtij dipllomati dhe duhet që ti përgjithësojnë para kolegve të tyre, duke i marrë si shëmbullin me të mirë dhe si pasqyrë për tu parë dhe diplomatët e tjerë, por dhe diplomatët e rinj që duhet të ndjekin shembullin e z. Kastriot Robo !
I dëshirojme që z. Kastriot të ndjehet mirë , në cdo detyrë tjetër që do ti caktohet të kryeje, por do thosha që z. Kastriot , duhet të vlerësohet , jo vetëm nga titullari i institucionit, por dhe nga Kryeministri dhe presidenti i shtetit , për një dipllomat shembullor ne kryerjen e tij të detyrës .
Për këtë mund të përdoren vetëm shkrimet që kudo ku ka shërbyer z. Kastriot , ka qënë modeli më i mirë i dipllomatit shqiptar dhe kjo është detyrë e shtetit shqiptare që të tille njerez ti ngrejë në Panteonin më të lartë te dipllomacise !
Ai është i aftë që cdo mision që do ti ngarkohet do ta kryejë atë me shume profesionalizëm, me shume përkushtim dhe me shume dashuri, ndaj nderojeni dhe respektojini te tille njerëz , sepse të tillë njerez i duhen demokracise që ne po ndërtojmë dhe rrugës ku duam të shkojme drejt familjes se madhe europine dhe këto njerez sic është z. Robo e kryejnë më së miri dhe dinë ta cojnë Shqipërinë aty ku duam të gjithë.
Duke shpresuar së këto fjalët tona do shkojnë në veshët që dëgjojnë dhe jo në ato të shurdhët , duam ti urojmë z, Kastriot Robo, cdo të mirë në jeten e tij e të familjes së tij , por dhe në rrugën e bukur të dipllomacisë , ku ai është një profesionalist i përkryer, por mbi të gjitha është një njeri që ka vlera të larta njerezore !

Luigj Shkodrani

Gazetar, redaktor, moderator dhe sekretar i shoqatës “Alba – Dansk”

Danimarkë me 23 nëntor 2018