” NJERIU I MIRË DHE GJARPËRI ” !..

0
70

Dikur, disa njerëz miq të vjetër, vendosën të dalin për të shijuar natyrën në kodrat e qytetit. Njëri prej tyre propozoi të ulen në një vënd me hije, poshtë disa pemëve dhe të ndezin një zjarr, për të përgatitur diçka për të ngrënë !..
Ashtu bënë, dhe ndezën zjarrin duke mbledhur degë aty pranë. Papritur, nga pema ku ishin ulur, bie mbi zjarr një gjarpër, ata u ngritën të gjithë të trembur !.. Zjarri ishte disi i madh, dhe gjarpëri po përpëlitej duke u djegur. Njëri prej tyre mori një degë dhe e ndihmonte gjarpërin të dilte nga zjarri !.. Gjarpëri u kap pas degës dhe menjëherë me shpejtësinë e tij, e kafshoi njeriun që po e shpëtonte. Ai nga dhimbja, e lëshoi degën nga dora dhe gjarpëri ra përsëri mbi zjarr !.. Por njeriu, përsëri mori shpejt një degë tjetër dhe e ndihmonte gjarpërin mos digjej, por gjarpëri përsëri u kap në degë dhe e kafshoi atë. Ai e lëshoi degën dhe gjarpëri po ashtu, prapë ra mbi zjarr !.. Të gjithë të tmerruar i thërrisnin :
— Lere, largohu, lere të digjet !.. Por, ai përsëri e ndihmonte atë !..
Një nga shokët e tjerë, u afrua tek ai dhe i tha : — Më fal, po je shumë kokëfortë !.. — A e kupton se ai të kafshoj dhe të helmoi dy herë, ti akoma përpiqesh ta shpëtosh, lere të digjet dhe largohu !..
Ai u përgjigj : — Kafshimi dhe helmimi është natyra e gjarpërit, kurse natyra ime është, të ndihmoj dhe të shpëtoj !..
Dhe përsëri e ndihmoi të shpëtonte, deri sa gjarpëri u largua nëpër ferra !..
Pra, duhet të kuptojmë që natyra dhe karakteri i njeriut, nuk duhet të ndryshojnë edhe kur dikush na dëmton dhe na bën keq !.. Nuk duhet ta humbasim thelbin, e të qënit : — Njeri — !.. Por, sigurisht duhen marrë masa mbrojtëse nga e liga !..
Më pas Zoti do të bëjë gjyqin e të gjithëve, si për ata që bënë mirë dhe për ata që bënë keq, dhe do ti japë secilit vendin që meriton !..
Në këtë botë, disa përndjekin dhe dëmtojnë lumturinë, të tjerët besojnë dhe përkrahin ligësinë !.. Pse e kanë vështirë të bëjnë, të flasin dhe mendojnë mirë !?..
Shqetësohuni më shumë për ndërgjegjen tuaj, sesa për reputacionin tuaj !.. Sepse ndërgjegja juaj është ajo që ju jeni në të vërtetë, ndërsa reputacioni është ajo që ju mendoni !..
Dhe çfarë mendojnë të tjerët, nuk është problemi juaj … është problemi i tyre !..

Burimi/Facebook/Spiro Katundi