Oligert Musta – “UNË” jam shkaku i humbjes së këtyre zgjedhjeve!

0
73

Të dashur miq, tashmë duhet të pranojmë një të vërtetë të hidhur që këto zgjedhje nuk i fituam.
Por a ka një përson përgjegjës për këtë humbje? PO! Ai përson jam unë!
Jo pa qëllim e nisa nga vetja sepse shoh që në këtë moment të hidhur për demokratët por edhe për mbarë Shqiptarët që prisnin dhe votuan ndryshimin i cili u tjetërsua nga industria e blerjes së votës duan të gjejnë një fajtor dhe të kryqëzojnë kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha.
Por a është i vetmi fajtor Basha? JO!
Lulzim Basha ka përgjegjësinë e tij si lideri i opozitës por nuk është AI fajtori i humbjes së këtyre zgjedhjeve.
Fajtori jam unë, je ti, është shoqëria ku ne rrethohemi.
UNË jam fajtor sepse me dijeninë time të plotë kam heshtur kur kam dëgjuar se kushëriri, shoku, komshiu, vëllai apo një i njohur ka shitur votën e tij. E kam neglizhuar edhe e kam përbuzur por nuk kam reaguar ndaj këtij fenomeni, nuk ja kam drejtuar gishtin për ti thënë të njohurve të mi se X është shitur për 50€ prandaj mos i flisni mos rrini me të mos e takoni se ai njeri ka shitur votën e tij, të ardhmën e tij, dinjitetin e tij dhe të familjes së tij. Ai njeri që shet votën sot të shet ty nesër, shet familjen e vet, ai njeri me vetëdije skllavërohet për 4 vjet me një çamçakez në ditë, dhe unë as nuk reagova ta demaskoja dhe as nuk e denoncova.
I kuptoj ata që kryqëzojnë kryetarin e PD dhe janë në të drejtën e tyre por pyetja ime është:
Kush është fajtori? AI apo NE duke përfshirë dhe atë vetë si pjesë të shoqërisë.
Unë përsonalisht ndjehem fajtor dhe mjaft i zhgënjyer që nuk bëra sa duhet për të ndryshuar në rrethin tim shoqëror këtë model të shpifur.
Për mua Lulzim Basha ka bërë një nga fushatat më të jashtëzakonshme, ka punuar për të sjellë fitoren dhe ndryshimin.
Nëse mendoni që Lulzim Basha qënka problemi i këtyre 8 viteve në Shqipëri atëhere kot merremi me Ramën sepse ky e paska merituar fitoren, gjithsesi gjykoj se tashmë ka ardhur momenti ku nuk tolerohet më, këto zgjedhje janë nul dhe duhet të gjejmë mekanizmat apo instrumentat për ta çmontuar këtë regjim dhe këtë industri.
Si do ta zgjidhim fenomenin e industrisë së shit-bleres së votave të gjithë bashkë si shoqëri???

Burimi/Facebook