Para me silikon pompuar…

0
195

Ja çfarë shkruan një artiste dimensionale dhe me shumë vlera, e nderuara Diana Ziu
Të shkruash për para në një kohë kur paraja po “vret” dhe të “gërvisht në fyt”, është thjeshtë një letër një monedhë, një materje që kurrë nuk ja ndjen aromën e së vërtetës nëse djersa nuk e thërret, ku frymëzimi për të shkruar është i pakët dhe i vonuar…
Janë këto fjalë zemre dhe të ndjera që sollën goditje në shpirtin tim dhe vargjet buruan në vijim …

Para me silikon pompuar…

Para, para, para duam dhe pafund para,
ky ves i egër botëror ne kokat po na ha…
Paraja shpirtrat vret, për më shumë para,
para, para dhe ngopje njerëzore më nuk ka…

Para që ndan çdo mbretëri për një pushtet,
ku vëllai vëllanë me kamë pas shpine godet…
Paraja me gjakun e krimit është ndotur vërtet,
para e droguar që jetë njerëzish rrëmben e vret…

Para për gjokse, buzë grash të fryra n’ silikon,
para që bukurinë e shtirur grave i’a promovon…
Para, para, por pa dinjitet rrugëve zë dhe kërkon,
kujt i duhen para kur ti nga jeta ikën dhe shkon…

Paratë t’ i kërkon gruaja dhe dashnorja me thes,
shkatëron familjet, traditat, çthurrja bëhet ves…
Paraja udhëton me makina dhe veshje lluksoze,
paratë m’ ardhshin t’ bardha n’ jetën time dinjitoze…
Ardiana Mitrushi 08/19/2020…