PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

0
117

Ishe vetem 19 vjec , kur more barren e rande te mbrojtjes se portes Shkodrane. Asokohe , shume kush , te shihte me dyshim…nen ze nuk mungonin peshperitjet…a do mundje valle…Ti me me nje trup mesatar , jo te gjate, imcak..ne pamje dukeshe dhe ma i ri se c’ishe…e ashtu ne mes te portes zvogeloheshe edhe ma…

Po ti e tregove veten qe ne ndeshjen e pare…Ishe portieri, qe Vllaznia lutej e priste ti vinte…Koha deshmoi se ishe ma i miri i krejtve…Ishe fenomeni…Une , qe kam patur fatin te ndjeke dhe ne stervitje e kam ditur , qe ne krye te heres , se do ishe i duhuri…me i miri i Vllaznise po e po ,ndofta ma i i miri i portes Shqiptare…Sado ftohet te ishte …temperaturat fiksonin disa grade nen zero…ne bore , ne shi e fortune ti ne stervitje…uje e djerse …Mbaronin te tjeret, ato ne dhomat e zhveshjes, ti vazhdoje derisa nuk kisha ma fuqi…E ky ritual stervitor perseritej cdo dite…dhe dy here ne dite. Te ti ishin bashkuar aq harmonisht dhuntia e talentit me stervitjen e mundimshme , sfilitese…Ti ma teper se askush na tregove , se talenti , pa pune , pa djerse , pa seriozitet e perkushtim ne stervitje eshte hicgja…E keshtu , nuk kishin si te mos vinin rezultatet…Ishe nder lojtaret me te rendesishem te Vllaznise… Fal mjeshterise , shkelqimit e kontributit tuaj populli i Shkodres ju quajti “4 MOSKETJERET “…Zani , Sabahi , Dini dhe Paulini…

Mundet , qe ne te ardhmen te dalin lojtare dhe ma te mire, portier dhe ma cilesore…po kurre , nuk do mund te zbehin shkelqimin e ” 4 Mosketjereve ” tane…lavdia e emri i tyre do percillet ne vite , si legjenda te nje kohe…e legjendat mbesin , kujtohen, nderohen . Eh Paulin Ndoja , mbrojtja me ty ishte me e qete…ekipi futej ne fushe me i sigurte…ne ne shkallet e stadiumit mendonim vetem oer sulmin, te shenonim gol , se merakun per porten ta kishim lane ty…kishim aq besim, sa ajo porte qe dikur dukej sikur te hante ty, tani ishte rrudhur e dukej e vogel , krejt e vogel , para madheshtise tande…Cfare elasticiteti kishe o Paulin…kembet tuaja sikur mbeshteteshin mbi nje suste…aq shume fluturoje ne cdo cep te portes, ne cdo kand te saj…Hidheshe , bije e ngriheshe..Cfare refleksesh kishe…kur me ankth ndiqnim topin qe po perfundonte ne rrjeten tone…ti si nje akrobat kerceje e i ndroje drejtimin topit…Rrjeta mbeste e paprekun…Ti ishe , si nje rrufepritese per topin… Pa le ne pritjen e penalltive ishe fantastik…Nuk di me statistike sa penallti ke pritur , po kam pare sa shume ke pritur…

Nuk mund te mos permend pritjen e penalltise , ne finalen e kuoes me Besen e Kavajes…pas 7 penalltuve te realizuara nga i madhi Zan Rragami…ishte aq dritheruese e entuziasmi i tifozerise arriti kulmin…vrapova drejt teje e ti me Zanin te perqafuar me lot ne sy…nje stadium qe ulerinte…nje stadium qe lotonte nga gezimi..Te gjithe lojtaret te perqafonin..Stadiumi ushetinte me emrin tand…Paulin …Paulin…

E ndersa , ti ishe garanci per fitore , me ty fituam kupa e kampionate…te tjeret ne Tirane i erresonte suksesi yt…aq sa , vet kreu i sigurimit te shtetit urdheroi : – pse brohorimat per Paulin Ndojen do degjojme ne …Kaq u desh…ne na prene brohoritjet..na prene entuziazmin…Ndersa ty …ah ty te vrane..te vrane bash ne kulmin e shkelqimit tand…Sa i tmerrshem ai cast , kur skuadra ishte ba gati per te shkuar e luajtur jashte shtetit…nje perfaqesues i sigurimit qe shoqeronte ekipin jashte… lexonte listen e emrave qe do shkonin..Te gjithe lojtaret ne ankth…askush nuk ishte i sigurte..ku i dihej cfare luhej ne ato zyra te errta te sigurimit..Lexoheshin emrat nje nga nje…ne jashte prisnim , ah sa kemi pritur te lexohej emri yt …po jo ..nga zeri i perfaqesuesit te sigurimit kurre nuk u lexua emri yt…as i te madhit Xhelal Juka…as i te mrekullueshmit Frederik Capaliku…Pra , sigurimi kishte ngritur shpaten e ju kishte goditur mu ne zemer…Ajo liste ngjante si nje vetetime , si nje rrufe qe binte mbi trupat tuaj…Ishte si nje vendim gjykate qe shpallte denimin tuaj me vdekje…Shpirtrat tuaj cope cope…te dermuar e sakatuar…Nuk ishte ceshtja , se ju privua e drejta kenaqesise per te dal jashte shtetit…Po me kete xhest ju vihej njolle, tregohej se ishit te padeshirueshem…shkurt , partia nuk ju donte…c’ka do te thoshte , nje jete e jetuar ne nje tmerr pafund, nje jete e pasigurt … Ndersa , ne ju donim dhe ma shume…ishte nje dashni , ku perzihej mirenjohja per c’ka dhate per ne , me keqardhjen , se sa pasdrejtesisht po veprohej me ju… Eh Paulin i dashtun…sesi po me bien nder mend ato dite , kur Vllaznia ishte jashte dhe ti ne Shkoder…Te kujtohet , kemi ndenjur bashke…ty qe te lexohej dhimbja brenda heshtjes tande…Loti i shpirtit pik gjaku pikonte…ecnim te dy rrugeve te qytetit…flisnim me heshtjen tone…Dhimbjen nuk e sherojne fjalet .

O zot , pse ishim ndertuar ashtu…Ti na mrekulloje , na lumturoje…na ruaje porten…na e mbrojte te paprekun…ndersa ne , nuk te ruajtem …nuk te mbrojtem..te lame me heshtjen tone , te beheshe preh e viktime e sigurimit te shtetit.

E tani ..cte te themi…te te kerkojme te falur , eshte fyese per ty, madje cinike….Te te themi , se ashtu ishte koha, ashtu ishte sistemi , eshte nje justifikim i paftyre….Ishim thjeshte dele…Ishim padinjitet.

Nga Sokol Parruca

Burimi/Facebook / Nga Profili i z. Sokol Parruca