Paulin Z. Zefi – Krijohet Shoqata Atdhetare Mbarëkombëtare “At Gjergj Fishta”

0
67

Kjo Shoqatë është krijuar falë iniciativës dhe këmbënguljes së vazhdueshme të vetë familjarëve të At Gjergj Fishtës, në Fishtë të Zadrimës (Lezhë) dhe nga gjaku i At Gjergj Fishtës, në vendin e tij të origjinës, në Domgjon të Mirditës. Në aktin e themelimit të nënshkruar më 30.09.2020, përveç familjarëve, kanë marrë pjesë edhe figura të njohura të jetës publike, intelektualë, shkrimtarë, historianë, poetë, artistë, ushtarakë të lartë, aktivistë të njohur në shërbim të çështjes sonë kombëtare dhe dashamirës e promovues të figurës emblematike të At Gjergj Fishtës.
Personalisht, kam nderin e veçantë, privilegjin dhe sidomos përgjegjësinë ligjore, profesionale dhe atë morale për të qenë Kryetar i kësaj Shoqate. Falenderoj të gjithë anëtarët themelues, të cilët më kanë propozuar dhe më pas më kanë mbështetur në mënyrë unanime, për të qenë Kryetar i kësaj Shoqate.
ZOTI na ndihmoftë në misionin tonë!
Na shkoftë mbarë e mirë!

Burimi/Facebook