Paulin Z. Zefi – “RËNDËSIA HISTORIKE E KUVENDIT TË ARBËRIT.”

0
168

Koncili provincial ose kombëtar shqiptar, i njohur kryesisht si Kuvendi i Arbrit, që është mbajtur më 14 dhe 15 janar të vitit 1703 (asokohe ishte e diela e dytë e Epifanisë) pikërisht këtu, pranë kishës mesjetare të Shën Gjon Pagëzorit, në Mërqi, është kuvendi i dytë më i rëndësishëm pas atij të Besëlidhjes së Lezhës të vitit 1444. N.q.s. në Lezhë u hodhën bazat për krijimin e një shteti të mirëfilltë arbër, duke mundësuar bashkimin e parë politik, ushtarak dhe ekonomik në historinë e popullit shqiptar; këtu në Mërqi u vendos një gur i rëndësishëm themeli për mbrojen dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar të arbërve përballë zgjedhës së rëndë të robërisë nën turqit osmanë dhe depërtimit të dhunshëm të islamizmit, i cili kishte arritur fazën e tij kulmore në fund të shek. XVII e fillim të shek. XVIII. Organizimi i këtij koncili kishtar ishte iniciativë personale e Papa Klementit XI (Giovanni Francesco Albani) me origjinë shqiptare, i cili ishte papa i 243 i Kishës Katolike dhe qëndroi në krye të Selisë së Shenjtë, duke nisur nga data 23 nëntor e vitit 1700, kur u zgjodh Papë, dhe deri sa ndërroi jetë më 19 mars të vitit 1721. Për origjinën e tij arbëre, pra shqiptare, nuk ka asnjë lloj dyshimi, sepse familja fisnike “Albani” në Urbino, e ka prejardhjen nga dy luftëtarë të Gjegj Kastriotit-Skënderbeut, Gjergjji dhe Filipi, dy djemtë e Mëhill Laçit, të cilët, duke mos pranuar të jetojnë nën zgjedhën turke, u detyruan të braktisin atdheun dhe u strehuan në Urbino, ku aftësitë e tyre të vyera ushtarake ua ofruan Frederikut dhe Guidobaldit të Montefeltros.
Punimet e Kuvendit të Arbrit, u zhvilluan nën udhëheqjen e Imzot Vinçens Zmajeviç, me detyrë si arqipeshkëv i Tivarit, Primat i Serbisë dhe Vizitator apostolik në Shqipëri. Nga lista e pjesëmarrësve të tjerë kryesorë, ishin:

  1. Imzot Pjeter Karagjiku, arqipeshkëv i emëruar i Shkupit.
  2. Imzot Gjergji, Ipeshkëv i Sapës.
  3. Imzot Nikollë Vladanji, Ipeshkëv i Lezhës.
  4. Imzot Ndue Babi, Ipeshkëv i emëruar i Shkodrës.
  5. Imzot Marin Gjini, Ipeshkëv i zgjedhur i Pultit.
  6. Atë Fra Egjidi de Arsenta, Prefekt Apostolik i Misioneve të Arbërisë.
  7. Atë Fra Frano Maria a Lycio, Prefekt Apostolik i Misioneve të Maqedonisë.
  8. Atë Fra Martini nga Gjonima, i pari i Provinçes së Fretënve.
    Aktet e Koncilit u hartuan nga Imzot Vinçenc Zmajeviç dhe u botuan në Romë në vitin 1706. Botimi i dytë, me disa shtesa në gjuhën latine, u botua në Romë i përkthyer nga shkrimtari shqiptar, Dom Engjëll Radoja, në vitin 1868, dhe u përsërit nga i njëjti autor më 1872. Teksti origjinal i botuar më 1706 ka formatin 8° “21 x 15 cm” dhe në total ka 125 faqe, nga të cilat, 109 të shënuara sipas numrave rendorë dhe 16 të panumëruara. Duke anaziluar përmbajtjen e tekstit, vihet re se është i ndarë në 4 pjesë:
    Pjesa e parë është e ndarë në 10 kapituj, të cilët sipas rradhës, janë:
  9. Kapitulli 1 – Mbi ushtrimin e fesë.
  10. Kapitulli 2 – Mbi apostatët (braktisësit e fesë katolike.
  11. Kapitulli 3 – Për të krishterët, që edhe pse nuk e kanë mohuar fenë, megjithatë botërisht ndjekin fenë myslimane dhe në fshehtësi ushtrojnë fenë katolike.
  12. Kapitulli 4 – Në çfarë duhet të dallohen besimtarët nga jobesimtarët.
  13. Kapitulli 5 – Mbi mësimet themelore të fesë.
  14. Kapitulli 6 – Mbi predikimin e fjalës së Zotit.
  15. Kapitulli 7 – Për respektimin e festave fetare.
  16. Kapitulli 8 – Për agjërimet e shenjta mbajtjen e tyre.
  17. Kapitulli 9 – Për mbajtjen e Krezhmeve.
  18. Kapitulli 10 – Mbi betimin e rremë.
    PJesa e dytë ndahet në 9 kapituj:
  19. Kapitulli 1 – Mbi sakramente.
  20. Kapitulli 2 – Mbi pagëzimi.
  21. Kapitulli 3 – Mbi krezmimin.
  22. Kapitulli 4 – Mbi pendesën.
  23. Kapitulli 5 – Mbi eukaristinë.
  24. Kapitulli 6 – Vajimi i fundit.
  25. Kapitulli 7 – Mbi urdhërin e shenjtë.
  26. Kapitulli 8 – Mbi martesën.
  27. Kapitulli 9 – Mbi zhdukjen e shpërdorimeve të bashkimeve të paligjshme.
    Pjesa e tretë ndahet në 12 kapituj:
  28. Kapitulli 1 – Mbi ipeshkvijtë.
  29. Kapitulli 2 – Mbi vizitën.
  30. Kapitulli 3 – Mbi mënyrën se si duhet vënë në dijeni Kongregacioni i Shenjtë i Propagandës Fide mbi gjendjen e dioqezave.
  31. Kapitulli 4 – Mbi kufinjtë e dioçezave të Sapës, të Lezhës dhe të Albanit (Durrës).
  32. Kapitulli 5 – Mbi kufijntë e dioçezës së Pultit.
  33. Kapitulli 6 – Mbi krahinën e Postribës.
  34. Kapitulli 7 – Mbi familjet që nga një dioçezë kalojnë në një tjetër.
  35. Kapitulli 8 – Mbi kishat dhe ushtrimin e kultit.
  36. Kapitulli 9 – Mbi altarët e vendosur jashtë.
  37. Kapitulli 10 – Mbi meshën famullitare.
  38. Kapitulli 11 – Mbi paisjet e shenjta.
  39. Kapitulli 12 – Mbi varrezat dhe varrimet.
    PJesa e katërt ndahet në 6 kapituj:
  40. Kapitulli 1 – Mbi famullitarët.
  41. Kapitulli 2 – Mbi të ardhurat e famullitarëve dhe mbi administrimin e tyre të drejtë dhe ekonomik.
  42. Kapitulli 3 – Mbi nxënësit e Kongregacionit të Shenjtë të Propagandës Fide.
  43. Kapitulli 4 – Mbi etërit misionarë.
  44. Kapitulli 5 – Mbi shkollën e Kurbinit dhe të Lezhës.
  45. Kapitulli 6 – Mbi konsultimin e nevojave të përbashkëta të Provincës.
    Vendimet që u morën në këtë Kuvend kanë një rëndësi të jashtezakonshme, sepse mbronin identitetin tone kombëtar dhe fetar, shenjtërinë e familjes dhe përcaktonin zbatimin rigoroz të riteve fetare katolike përballë imponimit të Islamizimit nga ana e Perandorisë Osmane. Po ashtu, aktet themelore konsistojnë në ruajtjen e besimit katolik dhe praktikimin e tij në përshtatje me doket dhe zakonet arbëre, kremtimin e meshës se shenjtë në gjuhën shqipe, hapjen e shkollave të reja ne gjuhën shqipe, ruajtjen e shkollave ekzistuese, mirëmbajtjen dhe rindërtimin e kishave katolike arbëre apo ndërtimin e objekteve të reja religjioze dhe arsimore etj. Një element tjetër me rëndësi shumë të veçantë është se për herë të parë në burimet historike, pikërisht në aktet e këtij koncili, dokumentohet emertimi i ri “Shqiptar”, duke shënuar kështu kalimin nga apelativët “Arbër dhe Arbëria” në “Shqiptar dhe Shqipëria”.
    Nga Paulin Zefi.
    Mërqi, Lezhë.
    Dt.15.01.2021.
Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, duke përfshirëPaulin Z. Zefi, njerëz që qëndrojnë
Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe jashtë
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, jashtë
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, danser, går, Këpucë dhe jashtë
Imazhi mund të përmbajë: qiell, jashtë dhe natyrë
Imazhi mund të përmbajë: qiell, re, jashtë dhe natyrë
Imazhi mund të përmbajë: Paulin Z. Zefi, duke qëndruar, jashtë dhe natyrë
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë

Burimi/Facebook/Paulin Zefi