Pavarësia e Kosovës po kërcënohet dhe po vihet në rrezik

0
118

Nga Keze Kozeta Zylo

Pavarësia e Kosovës po kërcënohet dhe po vihet në rrezik

Nuk kam ndërmend të shkruaj qoftë dhe një paragraf për lotët që derdha, ose çfarë trishtimi më dha kur pashë sot nga ekrani im në New York vëllezërit shqiptarë të Kosovës në bankën e të akuzuarve në gjyqin special të Hagës, sepse ne se je shqiptar patjetër që ke ndjerë trishtim dhe dhimbje, dhimbje gjer në asht nga gjyqi i turpit të shekullit 21.
Une dua t’ju drejtohem bashkëkombasve të mi, shteteve dhe dy parlamenteve të Kosoves dhe të Shqipërisë për t’i drejtuar notë proteste Hagës dhe OKB-së që lejojnë këtë gjyq maskaradë kundër luftëtarëve të UÇK-së. Dënimin kapital me çdo kusht që duan gjyqtarët për këta luftëtarë trima si për Presidentin e Kosovës, Hashim Thacin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Salih Mustafa, ish-eprori i lartë i UÇK-së është se pas dënimit të tyre duan ta nxjerrin UÇK-në si organizatë terroriste.
Gjykata speciale me seli në Hagë duan ta paraqesin luftën me Serbinë se ka qenë luftë fetare midis katolikëve dhe myslymanëve dhe jo luftë për të mbrojtur tokën tonë si autokton që kur ka lindur njerëzimi.
Lojërat e ndyra të serbit dhe të grekut i ka ndjerë shekull pas shekulli mbi kurriz populli shqiptar.
Sot F/B dhe gjithë rrjetet sociale, mediat duhet të zjenin nga protestat me shkrim dhe me gojë, kundër këtij gjyqi të paprecedent që ka ndërmend të dënojë vëllezërit tanë, për rrjedhoje dhe Kosovën.
Diaspora shqiptare, shoqatat atdhetare duhet të ngrihen në këmbë për poshtërimin dhe mohimin e vlerave atdhetare që i bën kjo gjykatë speciale në Hagë, UÇK-së.
Kjo gjykatë speciale qe ka të punësuar një ekip prej 170 personash dhe harxhon 44 milionë euro në vit duhet të nxirret jashtë lojës së ndyrë dhe ato 44 milionë euro t’i jepen dëmshpërblim nënave që rritën dhe po rrisin femijët jetima në fshatra dhe qytete të tëra.
Nuk ka shqiptar dhe bir shqiptari të mos tronditet dhe krenohet, kur dëgjoi z.Hashim Thaci para trupit gjykues duke thënë se: “Deklaroj se jam i pafajshëm”, ndërsa z.Krasniqi tha: “unë jam shqiptar as katolik as mysliman. Akuza juaj është fyese për mua edhe për vendin tim.
Pavarësia e Kosovës po kërcënohet dhe po vihet në rrezik. Këtë lojë të drejtuar nga lobi serb dhe bashkëpunëtorët e tyre përfshi dhe tradhtarë të Kombit i duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë, pasi Kosova është e pavarur dhe askush s’ka të drejtë ta gjykojë dhe terrorizojë.

11 Nëntor, 2020
New York

Burimi/FFacebook