Përcillet sot për në banesën e fundit,bashkëatdhetari jonë Islam Durmishi – gjyshi i yllit ndërkombëtar të futbollit Riza Durmishi .

0
50

Shkruar nga Ibrahim Xhemajli
Kopenhagë 22.12.2020
Në prani të familjarve,miqve dhe një numri baskatdhetarësh me nderime u varros sot Islam Durmishi – gjyshi i yllit ndërkombëtar të futbollit Riza Durmishi .
Edhe pse në kushte pandemie një numër i konsiderueshëm baskatdhetarësh u mblodhën sot në Kopenhagë për t’i dhënë lamtmirën e fundit baskatdhetarit të tyre Islam Durmishi – gjyshit të yllit ndërkombëtar të futbollit Riza Durmishi ( lojtar i kombëtares daneze).
Xha Islami lindi më 06.02.1944 në
Kamenjan të Tetoves dhe qysh i ri në moshën 26 vjeçare emigron për punë në Danimarkë ku ndihmoi familjen e të afërmit në vendlindje për zbutjen e varfërisë por jep një kontribut të madh edhe në Komunitetin Shqiptar këtu për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Ishte i dashur,zemërmirë e bujar me të gjithë.Me dashamirēsinë e humorin e tij e bënte atmosferën e këndshme në çdo ndenjë me te.Rrezatonte mirësi dhe ishte çdo herë i buzëqeshur.I tillë dukej edhe në një foto të para ca mujve në Qendren tregtare në Ishøj ku ndonjë herë dilte me karrocën e tij elektrike.
Ishte xha Islami që i dha krah e frymëzim në zhvillimin profesional të nipit të tij Riza Durmishi,duke e shoqëruar ate ( nga fëmijëria e hershme) nē ushtrime të rregullta e turnire të ndryshme.Në të tilla raste e takoja herë pas here por e takova edhe në ndeshjen miqsore në mes Danimarkës e Panamasë.,vitin e kaluar.
Edhepse në në moshë të shtyer dhe në gjendje shëndëstore të rënduar kishte ardhur ta shikoj lojën e nipit,krenarisë së tij ( dhe të gjithë shqiptarëve) për të cilin kishte investuar aq shumë.
Gjatë varrimit ishte edhe një simbolikë.Për 5 minuta përjetuam një rrezatim pranveror ( shiko foton) që na erdhi si përshendetje e mirënjohje karakterit e shpirtit të tij fisnik.
Miku I.L.pëshpëriti: pēr njeriun e mirë Zoti edhe në dimër e bënë verë.
Xha Islami lë prapa një familje të mrekullueshme,për sfidat dhe sukseset e sëcilës kishte krah të djathtë bashkëshorten Huma Durmishi,e cila edhe sot ishte dinjitoze (si askush tjeter më parë në të tilla ceromoni mortore këtu) duke përshendet,ngushëllu e falenderu të gjitha ata (veç e veç) që respektuan e nderuan të ndjerin me pjesëmarrjen e tyre në varrim.
Ngushëllime kësaj nëne të shquar shqiptare,djemve,
vëllezërve,nipave
e gjithë familjarëve Durmishi.
U prehtë në paqë xha Islami dhe i bëftë dritë shpirti i tij fisnik.

Burimi/Facebook