Perfqesuesja e shoqates “Alba – Dansk” , ne Samitin dyte te Diaspores

0
129

Sot me daten 28 shkurt, te gjithe perfaqesuesit qe shkuan nga Diaspora u mblodhen ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane , ne oren 14 , per tu bere rregjistrimi i te gjithe delegatve te Samitit te dyte per Diasporen. Me pas ne ora 19.00 , nga Ministri i Diaspores z. Pandeli Majko dhe nga organizatoret u organizua nje ceremoni mikepritje per te gjithe pjesemarrsit , ku fjalen e mikpritjes e mbajti z. Majko . Ne ora 20 . 30 u organizua nje mbremje e lire me argetim . Neser ora 09 do te behet nisja per ne Shtepine e Diaspores , aty ku do te zhvilloje punimet edhe Samiti i Dyte i Diaspores . Ne Samitin e Dyte te Diaspores merr pjese edhe perfaqesuesja e Shoqates “Alba – Dansk ” ne Danimarke z. Shaqe Nielsen ! Z. Shaqe eshte nder shoferet me te dalluara ne firmen e autobuzve qe udhetojne ne Kryeqytetin danez – Kopenhage. Gazetat daneze kane shkruar per punen e kesaj shofereje shqiptare , qe trasporton pasagjeret rrugeve te Kopenhages. Ajo eshte dhe pjesemarrse e nje filmi qe eshte organizuar para disa vitesh ne Danimarke. Por ajo jem shembullin me te mire te bashkejetes me nje te huaj ne kete shtet Skandinav ! Dallohet edhe per humanizmin e saj , ne drejtim te njerzve ne nevoje , duke derguar ndihma ne vendlindje per familjet e varfera . Shaqja eshte dhe nje aktiviste e dalluar e grave ne Diaspore, qe eshte gjithnje e pranishme , ne cdo aktivitet qe organizohet, qofte nga Shoqata “Alba – Dansk” , por edhe nga Ambasada Shqiptare dhe komuniteti shqiptar ne Danimarke !

Shkruar nga Luigj Shkodrani – Danimarke