“Përfundoi loja e treshes ortodokse”/ Halil Geci: SHBA dhe Gjermania do t’i godasin pamëshirshëm…

0
85

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci përsëri ka komentuar vizitën e Angela Merkelit në Tiranë.

Geci përmes një shkrimi në facebook, thotë se, Merkel ua përfundoi lojën Ramës, Vuçiqit e Zaevit.

Sipas tij, SHBA dhe Gjermania do t’i godasin pamëshirshëm liderët pro rus në Ballkan.

Ai Ramën, Vuçiqin e Zaevin i quan si treshja ortodokse.

Shkrimi i plotë:

Treshja e frontit ortodokse Ruse Rama – Vuçiq – Zaev në birë të minit

Kancelarja Gjermane Angela Merkel ua uli kaquretat treshes së frontit ortodoks Rama – Vuçiç – Zajev duke u thënë uleni bishtin dhe mendoni e zgjidhni a po doni Rusi e Kinë a po doni Perëndimin, afatin e ke të shkurtër i drejtohet Vuçiqit në Beograd, të vetmen zgjedhje e ki për ta njohur Kosovën zgjidh e merr, a po doni Kinën e Rusin a Perëndimin.

Pa dyshim se Amerika dhe Gjermania do ti godasin pa mëshirshëm liderët pro-rusë në Ballkan.

Kurse minin e Dullës si dhe Ballkan Openin e Kristačit ua hypi në PAMPUR dhe ua nisi për Rusi.

Ky ishte mesazhi i fundit i zonjës Merkel që ua tha troç trojkës ortodokse në Tiranë duke ua tërhequr vërejtjen se procesi i Berlinit është e vetmja zgjedhje e juaja.

Kosova është shtet dhe kthim mbrapa nuk ka, do ta forcojmë Ushtrinë e Kosovës dhe së shpejti Kosova do të jetë në BE, si dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtarë, por edhe anëtare e NATOS me të drejtat e plota.

Pas kësaj Vuçiqi thërret urgjentisht Listën Serbe të Avdullah Hutit që të shkojnë në Beograd, për t’ju treguar diçka në vesh, se çka u ka tregua në vesh nuk e dimë, por supozimet janë se ua tregoj hunin e gardhit që ua premtoj Merkeli me një fjalë ju than: uleni bishtin e punoni çka të ju thotë Albini se na mori fund loja…!

Burimi/botasot.info/