Pergjigja e At Gjergj Fishtes per gazetarin anglez .

0
121

Gjatë një interviste për gazetat britanike në vitin 1934, një gazetar anglez i drejton At Gjergj Fishtes këtë pyetje ironike dhe fyese njëkohësisht: “Kam dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë”! Si e komentoni ju këtë?

“Ashtu na ka dale nami ore zoteri- pergjigjet Fishta. Unë kam parë sesi vidhet një bankë në Londër në mes të ditës, dhe askush në Shqipëri nuk mendon se të gjithë anglezët janë hajdutë. Shqiptari edhe nëse vjedh këtë e bën nga halli i madh, ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë.”

Me pas vjen pyetja e dytë dhe e fundit, pasi Fishta e detyroi gazetarin të tërhiqet.

“Sikur shqiptarët të kishin mbetur të krishtere, atëherë edhe bashkimi juaj kombetar do te ishte bere i mundur shumë më shpejt. Pra, ndërrimi i besimit është një pjesë tjetër e errët e karakterit të shqiptarit”, – vijoi pyetjen ai.

“Unë vërtetë nuk po të marr vesh more zoteri, -vijon At Fishta. Po si guxon dhe mundet të flasë për mangësi karakteri të shqiptarëve një anglez?! E gjithë bota e di, se ju anglezet, për nje bythe gruaje, ia nderruat besimin fetar një perandorie të tërë”.