Përjashtimet nga PD, debate në Kuvend: Nuk e mendoja që “Lulzim Brava” do të na sillte diktaturën. Si reagon Basha

0
33

I vendosur disa rreshta pas Lulzim Bashës, Edmond Spaho u tregua i ashpër ndaj kreut të PD-së, pas përjashtimit që i bëri nga grupi parlamentar.

Spaho tha se Lulzim Basha nuk e përjashton dot nga PD. Ai shtoi më tej se Basha mashtron anëtarësinë e PD-së dhe vazhdon të shitet si e ardhmja kur ka humbur 4 palë zgjedhje.

“Nuk e kisha menduar kurrë që Lulzim Brava do të na sillte edhe njëherë kohën e diktaturës kur përjashtoheshin njerëzit nga partia, përjashtoheshin nga Kuvendi, internoheshin. Po pres që të më njoftojë edhe fshatin ku do të më internojë. Ndoshta në Grabjan të Lushnjes ku kam qenë nga vitet ’60. Nuk më përjashton dot njeri mua nga grupi parlamentar i PD-së. Pse? Në PD kam ardhur kur kam tërhequr me zinxhirë monumentin e Leninit. Lulzim Brava ka ardhur direkt ministër, njëri pas tjetrit. Nga PD nuk më përjashton mua ai që futi kriminelë në selinë e PD-së dhe goditi me gaz lotjesllës anëtarët e PD-së dhe thirri policinë për t’i masakruar. Më vjen mirë, ndihem i lehtësuar që jam larguar disa rreshta larg shoqërisë së tij. Do ndihem edhe më ilirë për të thënë fjalën që do të dëgjojë populli shqiptar që nuk ka të ardhme me këtë.me një njeri që ka humbur 4 palë zgjedhjeve dhe vazhdon të shitet si e ardhmja e shqiptarëve. Me një njeri që vetëm përpiqet të mashtrojë anëtarësinë e PD-së, t’i thotë qatë që nuk është vetëm që të ruajë karrigen e tij. Do t’i vijë dita, mos kujtojë se e ka të largët që qytetarët dhe anëtarët e PD ti japin atë që meriton këtij njeriu”, tha Spaho.

Reagimi i Spahos erdhi pasi u komunikua nga kryetarja e Kuvendit se janë përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së. Por kjo u kundërshtua nga të gjithë deputetët e përjashtuar, që duke nisur nga Spaho, e duke vazhduar me Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin dhe Flamur Nokën.

Ata i thanë kryetares së Kuvendit se vendimet që vijnë nga Basha janë nul dhe se duhet të merren parasysh vetëm vendimet e Komisionit të Rithemelimit.

“Ka vetëm në organ stuator të ligjshëm në PD dhe ky është Kuvendi që ka themeluar Komisionin e Përkohshëm të Rithimelimit”, tha Noka.

Përballë këtyre diskutimeve, Lulzim Basha, por edhe mbështetësit e tij u shfaqën duke të buzëqeshur ndërsa deri më tani nuk kanë folur.

Burimi/tvklan.al