PËRKUJTOHET SOT NË 102-VJETORIN E LINDJES,MUZIKOLOGU RAMADAN SOKOLI

0
14

Ramadani Sokoli është një ndër kompozitorët e parë të këngës qytetare shkodrane që i dha një tingëllim të ri në drejtimin melodik të pastruar nga influencat orientale dhe atë ritmike dhe që është më i inkuadruar në ritme të rregullta.
Sokoli,është një ndër figurat e shquara të kulturës kombëtare shqiptare,nga dora e të cilit dolën shumë vepra etnomuzikore .
Në fushën e krijimtarisë muzikore na ka lënë një trashëgimi të pasur krijimesh metodike edhe teknike,këngë e vepra instrumentale,këngë për fëmijë e të rritur.
Këngë të bukura që,ndonëse kanë kaluar 6 dekada,këndohen edhe sot.
Ka botuar tituj të tillë veprash shkencore për etnomuzikologjinë që shumë prej tyre janë botuar edhe në botën prendimore.

Burimi/Facebook/RTSH Shkodra