PERKUJTOHET “VELLAZERIA MIREBERESE E DARDHES”

0
99

Nga ROZI THEOHARI—Boston
Shqiptaro-amerikanet e Bostonit me origjine nga Dardha e Korces perkujtuan 100-vjetorin e themelimit te shoqerise “Vellazeria Mireberese e Dardhes”—e para shoqeri ne baze fshati e shqiptareve te Amerikes. Me iniciativen e shoqerise dardhare “Mbleta” dardharet e perkujtuan kete dite te shenuar ne qytetin e Usterit, MA, me 30 dhjetor 2005. Fjalen e rastit e mbajti Sotir Pani, i biri i patriotit Vasil Pani dhe i nipi i Josif Panit, nje nga iniciatoret e pare per themelimin e shoqerise “Vellazeria Mireberes e Dardhes”. Sotiri foli per aktivitetin e shoqerive dardhare ne Amerike, te cilat per 100 vjet treguan kujdesin, perkrahjen dhe dashurine e tyre per Dardhen dhe atdheun e larget. Gjithashtu ai vuri theksin ne mundesine e rritjes se aktivitetit te shoqerise dardhare “Mbleta”, e rikrijuar ne vitin 2001, ne Boston. Pjesemarresit ne mbremje, dardhare te Usterit, Bostonit dhe nga qytetet e tjera te Amerikes treguan me emocion kujtimet e tyre nga gjysherit dhe pjesetaret e tjere te familjes, te emigruar ne SHBA ne fillim te shekullit te kaluar. Ata kenduan se bashku kenge te vjetra folklorike dardhare, hodhen valle dhe e festuan kete dite perkujtimore se bashku me gezimin e ardhjes se Vitit te Ri 2006.
PAK HISTORI
Fshati ynë Dardhe ndodhet në juglindje të Korçës, i ngritur mbi një
koder te embel 1300 metra mbi nivelin e detit, rrethuar me kurora
malesh te pyllezuara.
Vështirësitë e jetës në fshatin malor, me toka të pakta
buke dhe nevoja e mbrojtjes nga rreziqe të ndryshme, i kishin
afruar dardharët, i kishin vëllazëruar të ndihmonin njëri- tjetrin
me kurajo, guxim e solidaritet.Virtyti i vëllazërimit tek dardharët vihej re
sidomos kur ata emigronin, në grupe, e punonin në kurbet,
pranë ose larg shtëpisë, pa harruar dashurinë për fshatin e për
atdheun, me të cilën edukoheshin qysh në vogëli.
Emigrimi masiv drejt Perëndimit, sidomos në Amerikë, në
fillim të shekullit të kaluar, ishte një ngjarje tronditëse për çdo
familje të fshatit, një ndryshim me efekte emocionale,
demografike e socialekonomike brendapërbrenda familjeve,
fisit, fshatit.
Emigrantet e pare dardhare ne SHBA u vendosen kryesisht ne zonen
e Bostonit e ne rrethinat, duke u shperndare me vone ne qytetet e tjera
te Massachusettsit, si dhe ne shtetet e tjera. Nje pjese e emigranteve
sollen me vete idete e patriotizmit e te levizjes
kombetare te rilindesve tane, qofte atyre brenda atdheut, qofte
te bashkatdhetareve te Rumanise, Bullgarise, Greqise etj.
Me 1905 dardhari Sotir Kristo Noke ngriti te paren shtypshkronje shqipe
ne Amerike, ku, me tej, ai botoi gazeten “Kandili i kuq”. Ne po kete
shtypshkronje ka filluar te botohet me vone edhe gazeta “Dielli”. Po me 1905
Petro Nini Luarasi krijoi ne Bufalo dhe ne Jameston te paren shoqeri shqiptare
“Malli i memedheut”. Por, historikisht, shoqeria e pare e shqiptareve te
Amerikes permendet “Vellazeria mireberese e Dardhes” e organizuar
ne Boston me 1 janar 1905, në bazë fshati. “Vëllazëria” kishte për
qëllim të kontribuonte për përparimin e fshatit të lindjes dhe të
ndihmonte familjet e varfra fshatare. Kjo shoqëri, e cila kishte
anëtarë edhe në fshatin e Dardhës, me gjithë emërtimin
“mirëberëse”, kishte detyrë të bashkonte të gjithë dardharët
në lëvizjen e përgjithshme për zgjidhjen e problemeve
kombëtare, për mbrojtjen e fshatarëve të varfër nga zullumet e
pushtuesve e të bejlerëve. Ne mbledhjen e pare te shoqerise,
me 1 janar 1905, u regjistruan 132 anetare, burra e djem dardhare. Ata
miratuan njezeri thirrjen qe “Vellazeria e Dardhes” u drejtonte
bashkefshatareve, si vijon:
T H I R R J E
“ Teresia e anetareve te “Vellazerise mireberese te Dardhes”,
u ben thirrje djemve te Dardhes kudo qe gjenden, atyre qe interesohen
per vendlindjen e tyre dhe iu lutet te ndihmojne vellazerine per plotesimin
e qellimeve te shenjta e te larta ne mbarevajtjen e vendlindjes sone.”
Kryetar i “Vellazerise mireberese te Dardhes” u zgjodh dardhari
i nderuar Misto Millona. Si aktivitet te pare shoqeria e dardhareve
u kujdes per problemet komunale te fshatit. Me te hollat qe u mblodhen
nga emigrantet dardhare, u paguan shpenzimet per shtrimin me kalldrem
te rrugeve te Dardhes dhe ndertimi i ujesjellesit me 12 cezma anes rrugeve te
fshatit. Por, sipas kronikave, vellazeria dardhare dergoi ndihma edhe ne vise
te tjera te Shqiperise.
Në mbledhjen e saj, në janar 1907,
dardhari e publicisti i shquar Josif Pani tha:
“Jam i sigurt se ne që u rrëfyem te zotërit të bashkohemi e
të punojmë me një mendje për një qëllim si ky i vëllazërisë
sonë, ashtu kemi për të qenë të zotërit të punojmë edhe për
ndonjë qëllim më të madh e më të shenjtë.” Ky fjalim është
botuar në gazetën “Kombi” me 25 janar 1907. “Shpreh
gëzimin për përparimin e vëllazerisë dardhare, – shkruante
Josifi.- Ky përparim u bë se shoqëria kishte në krye drejtues të
zotët dhe ndihmën e tërë anëtarëve të saj. Në qoftë se do të
kemi këtë dashuri, këtë bashkim në mes nesh edhe në të
ardhmen, do të bëjmë punëra të rëndësishme për Dardhën.
Ne nuk duhet të harrojmë fshatin tonë ku pamë për herë të
parë dritën e diellit, se atje secili nga ne ka lënë njerëzit e dashur
të familjes që presin nga ne të shohin ndonjë të mirë… Fshati
ynë ka djem plot patriotizëm…”
Nje shoqeri e dyte e dardhareve te Amerikes u krijua me 1906
ne Kembrixh, Mass. Ajo quhej “Vellazeria patriotike e Dardhes”
dhe kishte te njejtin qellim e synim me ate te paren: vellazerimin
e dardhareve dhe perparimin e fshatit.
Ne mars 1908 Fan Noli, i dorezuar prift, mbajti te paren meshe
shqiptare ne Amerike. Misto Millona ishte anetar i komisionit
te kishes se pare autoqefale shqiptare dhe bashkepunetor i
At Fan Noli. Ishin dardharet, ndermjet emigranteve
te tjere, qe ndihmuan ne organizimin e sherbeses kishtare.
Me 1 mars 1909 djemuria dardhare e
Amerikës organizoi të parin klub kombëtar në SHBA, me emrin
“Klubi i dardharëve të rinj — Përparimi.” Sipas një shkrimi të
dardharit të shquar Koste Isaku, qëllimi i kësaj shoqërie ishte:
“Të përmbledhë djemërinë për t’u mejtuar bashkë dhe për të
nxënë libra dhe fletë të ndryshme morale dhe shkencore… duke
themeluar një bibliotekë në sallën e klubit… të mbledhë prej
kohe dardharët e Amerikës, për t’u mejtuar punët me rëndësi
të Atdheut dhe më në fund vendosi të hapë një shkollë shqipe
në Dardhë dhe të paguajë nga arka mësonjësit…” Me 1910 u bë
bashkimi i dy vëllazërive dardhare në SHBA në një shoqëri të
vetme me emrin “Vëllazëria mirëbërëse patriotike e Dardhës”
me kryetar Thrasivule Nacin. Ashtu si në Amerikë, ekzistonin
shoqëri të vellazërimit të dardharëve edhe në Bukuresht të
Rumanisë, me të njëjtat qëllime e aspirata.
Dardhari patriot, demokrati e publicisti Sotir Peci ka luajtur
një rol të veçantë jo vetëm në vëllazërimin e dardharëve, por
edhe në lëvizjen patriotike shqiptare. Së bashku me Fan Nolin,
Josif Panin, Goni Katundin e të tjerë, projektuan krijimin e
shoqërisë kulturore shqiptare “Besa-Besen” në SHBA, e cila u
themelua me 6 janar 1907 në mbledhjen e shqiptarëve nga
gjithë qytetet e Amerikës. Në vijim, dardhari Koste Isaku ishte
ndër organizatorët kryesore të krijimit të klubit kombëtar
“Zgjimi” në Mançester më 1911. Qëllimi i këtij klubi ishte
përhapja e gjuhës shqipe dhe përgatitja e atdhetarëve për
nevojat e kombit. Fan Noli ka thënë se
“Kosta Isaku është ylli i lëvizjes shqiptare në Amerikë.” Shumë
dardharë morën pjesë në shoqërinë “Malli i mëmëdheut”, në
shoqërinë “Besa-Bese” si dhe në federaten panshqiptare
“Vatra”, që u krijua nga bashkimi i gjithë shoqërive shqiptare
të SHBA-së. Një ndër veprimtaritë kryesore të këtyre shoqërive
ishte mbrojtja e mësimi i gjuhës shqipe, si themeli i
përhapjes së kulturës dhe kultivimit të ndjenjave kombëtare.
Atëhere në fshatin e Dardhës kishte vetëm shkollë greke, mësimi
i gjuhës shqipe ishte i ndaluar. Por gjuha e nënës mësohej
fshehurazi, individualisht ose në grupe të vogla.Josif Pani shkruante
në “Dielli” me 23 qershor 1911: “…jemi shqiptarë dhe s’bëhemi
grekër, në Dardhë s’ka grekë.”
Numri i parë i gazetës “Kombi”, botuar me iniciativën e
Sotir Pecit, doli më 6 qershor 1906, si organ i përjavshëm. Gazeta
shtypej në një tipografi të vjetër të blerë me këste, në bodrumin
e një shtëpie të vjetër në Boston. Prane Pecit ne shtypshkronje
punuan edhe dardhare te tjere, vullnetare, gjate
kohës së lirë. Intelektuali dhe publicisti dardhar Sotir Peci
e vendosi “Kombin” mbi nje platforme luftarake me pikesynim
antiosman dhe antishovinist. Qysh ne kryeartikullin e numrit 3
te gazetes ai hidhte parullen: “ Qe te humbase a te degjohet
emri shqiptar, eshte ne doren tone…” Ne numrin 5, te 15 korrikut
1906, me titull “Vetem bashkimi mund te na shpetoje”, midis
te tjerash shkruan: “…Duhet te na bashkoje dashuria e atdheut,
duhet te na bashkoje gardhi i interesave te kombit, duhet te na
lidhin qellimet dhe deshirat per lirine dhe qyteterimin e Shqiperise,
vetem kjo lidhje eshte e shendoshe, vetem kete nuk munden
ta keputin armiqte tane.”
Me zellin e tyre patriotik dardharet Sotir Peci, Josif Pani,
Koste Isaku, Vasil Pani e te tjere shkruan artikuj te panumert
neper gazetat e diaspores amerikane. Me besimin ne idete e tyre
demokratike e perparimtare, keta lidere dardhare u dalluan edhe
per oratorine e tyre, aftesi e fituar nga pervoja gjate takimeve e
mbledhjeve te organizuara me emigrantet shqiptare per te zgjuar
tek ata ndergjegjen kombetare.
Në vitin 1918 shoqëria e vëllazërisë dardhare u riorganizua
dhe mori emrin e ri “Mbleta”. Programi i saj përshkohej nga
një frymë patriotike e kombëtare kryesisht për përhapjen e
arsimit shqip në Dardhë e kudo, si dhe për t’i dhënë ndihma
fshatit, për ngritjen e objekteve social-kulturore etj.
Midis viteve 1913 dhe 1920 shqiptarët e mërguar ndiqnin
me shqetësim ngjarjet kritike që ndodhnin në atdhe. Evropa
atëhere ishte bërë arenë e Luftës së Parë Botërore, kështu që
emigracioni në SHBA kishte kushte më të mira për të ndihmuar
e për të vepruar në interes të Shqipërisë. Nga Dardha atë
kohë ndodheshin 300 burra në Amerikë, të cilët ishin
grumbulluar rreth shoqërisë “Vatra”. Dardhari Leonidha Çika
shkruan në gazetën “Dielli” të 6 shtatorit 1913 mbi nevojën e
bashkimit të shqiptarëve për mbrojtjen e atdheut. Ndërsa Josif
Pani, eruditi dardhar, botonte një artikull në “Dielli” me 17
prill 1914 kundër pretendimeve greke për pjesën jugore të
Shqipërisë, kërkonte zbrazjen e saj nga forcat greke, si dhe bënte
thirrje për ndihma.
Me 1917 deri 1918 Josif Pani botoi në Uster ( Worcester), Mass, gazetën
“Sazani”, në shqip e anglisht, me anën e së cilës, së pari,
këshillonte shqiptarët të bashkoheshin e të luftonin për të fituar
pavarësinë dhe, së dyti, i orientonte emigrantët shqiptare të
bashkoheshin rreth federatës panshqiptare “Vatra.” Në vitin
1920 dardhari patriot filloi botimin e një gazete tjetër,
“Drejtësia,” në qytetin Watertown, Mass, duke shpenzuar si
gjithnjë, nga xhepi, edhe dollarët e pakët që fitonte për vete.
Qëllimin dhe synimin e tij për t’i shërbyer atdheut me pendë
dhe urtësi e devotshmëri, e shohim në energjitë e pasosura për
t’u mësuar emigrantëve shqiptarë gjuhën shqipe, duke ua
lexuar gazetën “Kombi” e duke i aftësuar ta lexonin ata vetë,
më vonë.
Në komitetin e “Lidhjes Kombëtare” të organizuar në Korçë
më 1914 nga Themistokli Gërmenji, bënin pjesë edhe shumë
dardharë. Pranë “Vatrës” në SHBA u krijua një komitet që do
të merrej me organizimin e vullnetarëve që do të niseshin në
Shqipëri. “Vëllezër!- shkruan gazeta Dielli”me 19 mars 1915,-
Sot zëri i atdheut na thërret…fati, lumturia dhe shpëtimi i
atdheut janë në duart tuaja. Bashkoji që të jeni të fuqishëm…”
Kësaj thirrjeje iu përgjigjen me gatishmëri shumë dardhare të
emigruar. Dardhari Vasil Pani, 19 vjeç, ishte ndër të parët që u
regjistrua, shembullin e tij e ndoqën edhe dardharët e tjerë:
Misto Millona, Jani Isak, Thoma Ktona, Ilo Zdruli,
Sarandi Melka Perikli Panori, Spiro Skënde, Petro Laco etj., të cilët
udhëtuan per në Shqipëri dhe morën pjesë në policinë kombëtare,
që e kishte krijuar Themistokli Gërmenji në Korçë. Ndërkohë
në Amerikë vazhdonte fushata për mbledhjen e ndihmave për
Shqipërinë. Josif Pani udhëtonte nëpër qytetet ku ndodheshin
Shqiptarë, për të përhapur ndjenjat kombëtare e për të mbledhur
ndihma. Klubi i dardharëve “Përparimi” i dërgoi dy telegrame
Konferencës së Paqes dhe dy telegrame Konferencës së
Ambasadorëve në Paris për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë.
Përpjekja për bashkimin e gjithë shqiptarëve të Amerikës për
shpëtimin e atdheut e nxiti dhe e frymëzoi dardharin muzikant
Thoma Nashi të organizonte bandën “Vatra”, me djem të rinj
punëtorë fabrikash pa asnjë përgatitje muzikore, por me vullnet
të madh. Banda ngriti lart frymën e atdhedashurisë në Amerikë
dhe në Shqipëri, ku ajo shkoi në disa turne. Kur gjëmonin armët,
në luftën e Vlorës me 1920, banda e Thoma Nashit shkoi në
Vlorë ku jepte koncerte për vullnetarët e luftës, në vijën e frontit.
Aty Thomai kompozoi këngën e njohur “Vlora, Vlora.”
Me 1922 Vasil Pani ishte anëtar i komisionit qendror të “Vatrës .”
Shpejt ai u zgjodh arkëtar e sekretar i saj.
Restorantin e Vasil Panit, “Court House Lunch” në
Kembrixh, shqiptarët e quanin “institut kombëtar”. Për 25 vjet
aty bëheshin shpesh mbledhjet e “Vatrës” dhe, pas punës, Vasili
bujar e mikpritës i mbante për darkë bashkatdhetarët.
Këtë “institut” ku bisedohej për fatin
e lëvizjes shqiptare, e vizitonte edhe Faik Konica, i cili ishte
mik i ngushtë i Vasilit. Patrioti Vasil Pani u zgjodh
kryetar i “Vatrës” prej vitit 1929 deri me 1946.
Imzot Noli, ka thene: “Vasil Pani ka qendruar kurdohere
ne kryen e taborit te shqiptarizmes.”
Burrat emigrante dardhare, disa te shkolluar, disa jo, punuan me
endrra , energji e sakrifica te panumerta per te siguruar nje jete
me te mire per veten e tyre e per familjen, per te nderuar emrin
e mire te Dardhes dhe te vendlindjes. Nga nje liste e gjate me
dhjetera e dhjetera emra dardharesh te nderuar e te afirmuar ne
fusha te ndryshme, po permendim pak prej tyre: ne Boston, patrioti
dardhar Gaqo Konda(Gjoleka) ishte menexheri i gazetes “Dielli”.
Ne Nju-Jork dardhari
Vangjo Llaci studioi e punoi si doktor me nje emer te degjuar. Dardhari
Gaqo Qano studioi per doktor dentist dhe vellai i tij, Petraq Qano
u diplomua per farmacist. Te dy vellezerit u kthyen ne atdhe,
per ta vene profesionin e tyre ne sherbim te bashkatdhetareve.
Ne Boston, po ashtu, ishin te degjuar Niko Isaku dhe i vellai, Andrea,
per profesionin e kerkuar si arkitekte vaporesh. Ata ndihmuan
edhe ne ndertimin e kishes shqiptare te Usterit, Mass.
Sofok Stefani punonte si kryepunetor ne fabriken
e kepuceve ne Cikago. Koste Raci ka qene kryetar i kishes ortodokse
te Shen Gjergjit ne S.Boston. Patrioti dardhar Thoma Mangelli ka
sherbyer ne ushtrine amerikane me graden e kapitenit.
Fotografi dardhar Pero Kacauni hapi nje studio moderne ne
Boston me emrin “Perry Studio”. Thoma Nashi studioi per muzike e
krijoi banden “Vatra”. Po ashtu, muzikanti Thoma Vishnja drejtoi nje
bande muzikore ne Xhejmstaun. Stavri Pani ka fituar certifikata
vleresimi per mjeshterine e tij ne punimet artistike te argjendit.
Pikturat e Nikolla Zengos qarkullonin neper qytetet e Amerikes.
Xhoxhi Racka studioi dhe punoi si inxhinier elektrik. Llazar Vishnja
ishte drejtor i Radios ne Uster, Mass.
Gaqo Xhamo ka qene nje aktivist i dalluar dhe sekretar i deges se
“Vatres” ne Detroit, ku ekzistonte nje komunitet dardharesh. Po ne Detroit
Pandi Ceku, i vetmi biznesmen qe jetoi e punoi ne mirekuptim dhe miqesi ne nje lagje zezakesh te qytetit, u zgjodh per disa kohe anetar i keshillit bashkiak te Detreoit.
EDHE NJE HERE RRUGEVE TE KURBETIT
Nje jete te tere dardharet kishin pritur me ankth ardhjen e
“plikove” nga Amerika, kur degjonin ding-danget e kembanes
se kishes se fshatit qe lajmeronin ardhjen e postes. Por erdhen vitet
dramatike te ’90-s, kur ish-bijte e emigranteve
dardhare ne SHBA, tashme gjysher e gjyshe, u pajisen me pasaportat
amerikane dhe kuturisen e kapercyen Atlantikun. Sot numerohen mbi 100 familje dardhare
ne Boston, Uster, Somervill, Kuinci, Medford, Dorcester te
Massachusettsit si dhe ne qytetet e medha Detroit, Cikago,
Dallas, Filadelfia dhe ne shtetet Arizona, Florida, Nju-Jork,
Nju-Xhersi, Nju-Emsher e gjetke.
Të gjithë i janë përveshur punës, punës së rëndë e topitëse, pa
marrë parasysh shkollën apo profesionin që kanë pasur…Kanë
ardhur mbi 240 dardharë. Sotir Pani, i biri i Vasil Panit i ka
të gjithë të regjistruar në
fletoret e tij, duke ndjekur vazhdimisht ndryshimet
demografike. Emigrantet dardhare miratuan propozimin per te rikrijuar
shoqaten dardhare “Mbleta”, shoqate qe dikur e drejtonte Vasil Pani,
kryetari i “Vatres”. Jani Melka se bashku me Sotir Panin dhe Koco Tollkon,
ringriten shoqaten “Mbleta”, e cila u shpall ne piknikun e dardhareve ne
Southbric, me 26 gusht 2001, me kryetar pedagogun Dhimiter Skende. Nje nga
qellimet e shoqerise “Mbleta” eshte qe te forcoje lidhjet shoqerore e shpirterore
midis bashkatdhetareve e te kontribuoje ne menyra te ndryshme, qe dashuria
per atdheun dhe per fshatin tone, Dardhe, te ruhet e te mbetet e pashuar
brez pas brezi. Nje tjeter detyre eshte: te studiohet me thelle emigracioni i
dardhareve ne Amerike, qe ne fillimin e tij e deri ne ditet e sotme, duke
mbledhur kujtimet, duke shfrytezuar shtypin, duke organizuar tubime etj.
Ndermjet aktiviteteve te saj shoqeria “Mbleta” organizon dy takime te pervitshme
te dardhareve ne Boston e rrethinat: piknikun e dardhareve ne Uster, Mass.,
gjate stines se veres dhe mbremjen e Vitit te Ri me 30 dhjetor.
Nje pjese e mire e emigranteve dardhare, ardhur ne 10-vjecarin e fundit, ishin
intelektuale. Ata me te rinjte ne moshe vazhduan kolegjet e universitetet e
Amerikes. Jane te panumert studentet dardhare qe kane mbaruar “master”
ne universitetet amerikane dhe sot jane punesuar sipas profesionit ne kompani
e vende pune te ndryshme. Tradita arsimdashese e dardharit, respekti i tij per dijen
e kulturen , sot, ne Amerike, eshte ngritur ne kult me shume se kurre.
Ne dardharet e Bostonit me rrethinat perkujtuam 100-vjetorin e themelimit te
shoqerise “Vellazeria Mireberese e Dardhes”, me emocione e krenari. Ne nje
hark kohor shekullor fshati yne i ka dhene atdheut personalitete te shquara
ne fushen e shkencave te ndryshme, ne politike, letersi, art, muzike etj. Dhe tok me ta,
Dardha i ka dhene botes dhe Shqiperise austronautin, kolonelin William Gregory.
Austronauti amerikan me origjine nga Dardha, W.Gregory,
gjate fluturimit 16-ditor me anijen kozmike Shuttle “Endeavor” STS-67,
nga data 2 deri 18 mars 1995, ka marre me vete ne kozmos nje flamur shqiptar.
Pra, brenda 100 vjeteve Dardha ka dhene shume personalitete
te shquara: rreth 200 mesues e pedagoge, mes tyre dy profesore:
prof.Spiro Konden dhe prof.Koco Gliozhenin; rreth 300 kuadro
te tjere me arsim te larte, disa prej te cileve kane fituar tituj e grada
te larta shkencore; artiste, piktore, shkrimtare, publiciste, politikane etj,
qe kane lene emer ne historine dhe kulturen e kombit shqiptar dhe
te kombeve te tjera. Dardha mburret me
dy ministrat e Arsimit, Pecin e Lacon dhe austronautin, Gregorin.
Prandaj dardharet kane qene, jane e do te vazhdojne te jene krenare per
fshatin e tyre…Sic ka thene shkrimtari yne i mirenjohur dardhar
Teodor Laco: “Ne dardharet jemi shume “fodulle” per fshatin tone!”

Burimi/Facebook/Petraq Pali