PERSERI TE VRANE, O AT GJERGJ FISHTA KETA KOMUNISTET E RINJ !

0
29

Nuk e di neseme ndoll vetem mua , apo dhe te tjerve. Shpesh nervozohem nga padrejtesite qe u behen figurave madhore te kombit tim . Poeti mire thonte , ” sikur te kisha nje grusht te forte ” dhe ty bija ne lule te ballit te gjithe atyre qe perulin, qe perllosin, qe ofendojne, qe i marrin neper kembe , ata qe sakrifikuan cdo gje per ceshtjen e kombit dhe te atdheut tone te perbashket, ku sot keto “bythepambuket” , po jetojne te zhytur ne para ne vila dhe me dashnore qe u shkojne pas dhe me nga nje kope me bodigarde qe i ruan , qe mos ti haje dreqi. Po as dreqin nje lek nuk i duhen. Populli im i vuajtur gjithmone ne histori , por i vujtur i dhunuar , i frigesuar ,per 45 vite me radhe. Bijte me te zgjedhur te tij, ja pushkatoi, ja vari ne litar, ju a treti edhe eshtrat ne lumenj, qwe mos tu gjinden me. Kete ja bene edhe gjigandit te letersise shqipe At Gjergj Fishtes . At Gjergji qe nje jete ja kushtoi popullit te vet, luftoi me pene dhe me gojen e tij te mprehte, per te mbrojtur fatet e kombit te tij, duke e ngritur zerin para fuqive te medha , duke shkruar dhe lene kryevepra qe studiohen ne universitetet me te njohura ne mbare boten. Lahuta e Malesise nje kryever e shkruar nga At Gjergji . Por dhe dhjetra e dhjetra vepra te tjera. Ai ishte nje klerik i mire, nje atdhetar i flakte. Beri cmos qe te ruante gjuhen e paster shqipe, qe ajo mos te sllavizohej , nga serbet. Punoi e nuk u ndal per asnje cast . Regjimi i Diktatorit me te madh te njohur ne europe , Enver Hoxha , nuk e desh At Gjergjin,ndaj ja hodhi edhe eshtrat ne lumin Drin , ne hyrje te qytetit te Shkodres ! Ja deri ku arrin diktatura e eger Hoxhiste .
Por edhe keto komunistet e rinj, nga te dy partite nuk bene asgje me ate figure te madhe te kombit shqiptar. Per 28 vite demokraci , per At Gjergjin nuk u kujdes askush. Edhe ato pak qe u muaren me veprat e tij , dikush e beri se e ndjeu vertete te bente dicka, por pjesa tjeter e perdoren thjeshte vepren e tij per te bere bisnes .
Gjate 28 viteve demokraci u transformua krejt Shqiperia. O Zot po a nuk i paten aq para sa te ngrejne ne kembe ate shtepi qe sot po rrenohet dita dites dhe asnje nga pushtetaret nuk e hap gojen , por bejne veshin shurdh , nuk shohin nga syte , se i jane verbuar. Dhe shtepia ku ka jetuar njeriu i madh i kombit tim At Gjergj Fishta po rrenohet, cdo dite. Nuk i ndihm,ojne lotet e njerzve te mire qe derdhin lot kur e vizitojne shtepine e tij .
Ndersa shtepia e atij qe ulej gju me gju me Enver Hoxhen dhe i kushtonte hymne dhe lavde diktatorit gjinden fondet per tu riparuar shtepia e tij ne Gjirokaster dhe tjetra ne Tirane. Eshte per tu habitur keto komunistet e rinj, se nuk ju a ndjen fare , por perkrahin diktatoret, hajdutet , mafiozet , miqte dhe shoket me te afert te diktatorit me te madh te te gjitha kohrave , Enver Hoxha dhe anashkalojne ato njerez qe kane lene nje pasuri te madhe tek brezat e ardhshem.
Shikoni , po pse o komuniste, shoke te Enverit , Ismail Kadare nuk mori asnjehere cmimin e madh “Nobel”. Nuk e mori pra se ka mbrojte diktaturen dhe ka qene miku me i afert i tij. Ismail Kadare kishte te drejte te hynte ne shtepine e diktatorit 24 ore . E merrni me mend tani se kush ishte Ismail Kadareja ? Ai fuste njerzit ne burg vetem per nje fjale qe ja percillte mikut te tij diktator, ashtu sic e shkaterroi nje familje te nderuar tiranese dhe sa e sa te tjera bema qe ka bere dhe nuk i jane zbuluar. Ismail Kadare ishte shkrimtari me i besuar i komunismit, ai nuk mund te quhet edhe 100 vitet e ardhshme demokrat.
Ky pushtet i dretuar nga Edi Rama dhe ata qe e rrethojne pas ja rindertuan shtepin shokut Ismail ne Gjirokaster , ja kthyen ne shtepi muze, tani dhe shtepine ne Tirane po ja kthejne ne shtepi muze.
Mos valle edhe kafen ku e ka pire ne mengjez , keta komunistet e rinj do tja kthejne shokut Ismail ne “kafe muze”
Ja pra o At Gjergj Fishta , te vrane perseri keta maluketer te komunizmit, nuk duan qe nuk duan ta riparojne shtepine tende, lere ma te kthejne ne shtepi muze. Mjere ky populli im qe per 28 vite vetem per komunizem dhe komuniste ka votuar …eshte per te qare me te madhe … eshte per te leshuar kujen…kuku per popullit tim cfare e ka gjete… qe cdo dite vec lartesohet figura e komunisteve dhe ato qe i kane dhene popullit , disa kane shkuar ne jeten tjeter e disa te tjere vuajne edhe sot e kesaj dite.
O Zot po kur do ti vije fundi ketij komunismit , qe te nderohet e te respektohet At Gjergj Fishta dhe te ngrihet ne piedestalin me te larte te njerzve qe i kane dhe kombit tim . Kur do te jete ajo dite , a ka njeri te me tregoje ! Cfare fatit te zi pati ti o kombi im , ju o njerez te mire qe pushoni ne paqen e amshueshme edhe ju o At Gjergj Fishta qe nuk e di se kur do te vije ajo dite fatlume qe te nderohesh e te respektohesh ashtu sic te takon, per ate cfare ti i ke dhene kombit tim…

Luigj Shkodrani