Përvjetori i Kalimit në Amshim i Dom Simon Jubani-t.

0
77

U lind në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Në moshën 16-vjeçare filloi Shkollën Apostolike të jezuitëve. Pas mbylljes së shkollave katolike, në mars të vitit 1946 kaloi në Gjimnazin e Shtetit. Më vonë u transferua në Tiranë, ku kreu një kurs radio-rontgen. Pasi punoi për pak kohë në spitalin ushtarak të kryeqytetit, u mobilizua në ushtri. Në krye të tri viteve u kthye në Shkodër, ku iu paraqit Imzot Ernest Çobës dhe iu lut ta shuguronte meshtar.
Në vitin 1957 u Shugurua Meshtarë dhe u dërgua në Mirditë si famullitar, ku dhe u arrestua. Bëri 26 vjet burg.
U lirua më 13 prill 1989 bashkë me klerikë të tjerë.
Më 4 nëntor 1990 kremtoi të parën meshë publike, në kapelën e djegur të varrezave të Rrëmajit, në prani të 200-300 besimtarëve. Më datë 11 të po atij muaji, gjithnjë në kapelën e Rrëmajit, kremtoi dhe meshën e dytë publike.
Ndërroi jetë më 12 korrik të vitit 2011, në qytetin e Shkodrës dhe u varros me shumë nderime të veçanta në Kapelen e vorrezave të Rrmajit nga të gjithë krerët e komuniteteve fetare, nga autoritetet më të larta civile dhe besimtarët e shumtë.