Petraq Pali – Episode nga “Te pa beset”

0
97

Roman nga pjp
1
Ishin kaçakë malesh të organizuar mirë, por shumë të dhunshëm. Kudo që shkelnin as bari nuk binte.
Influenca ose sheshi i luftimit të tyre arrinte në disa krahina e fshatra ndërmjet dy shtetesh.
Ata luftonin dhe kur nuk përfundonin me sukses plaçkitjen ose bastisjen, atëhere egërosheshin sa kalonin edhe në zhdukje të njerëzve pa pyetur as për gra e fëmijë.
Mësynin në disa fronte. Nëpërmjet agjentëve të tyre në çdo fshat e në çdo qëndër të banuar sulmonin kryesisht ato mikroporte të vogla ku shkarkohej e trasportohej malli.
Pasi shkarkohej anija që sillte mall nga ishulli Apenin apo nga Korfuzi, me mushka e kuaj trasportohej në destinacion, ose kur fshtarët e këtej malit jepnin e merrnin me ata të pas malit mall për të shkëmbyer.
Barbarët u dilnin përpara dhe bënin kërdinë mbi karvanët e ngarkuar duke ua rrëmbyer mallin së bashku me kafshët e trasportit në disa raste..
Barbarët nën trysninë e armëve detyronin karvanexhinjtë të ndërronin destinancionin, por edhe në ato dyqane ku qarkullohej paraja dhe malli që shkëmbehej shpesh ne klering, barbarët bënin kërdinë. Rrëmbenin mallin dhe përdhosnin viktimat të cilët edhe pse u ruheshin barbarëve nuk shpëtonin prej tyre. Frika, gjithë popullatës u kishte hyrë në palcë.
Ata zbrisnin me furi nga malet e larta ku kishin strehën, hypur në kuaj dhe suleshin me tërbim drejt prehës së tyre.
Kishin iformacion të paparë. Vrojtonin nga maja malesh me ditë të tëra detin në horizont mos shihnin “avulloret”që vozisnin të shkarkonin në portet e vogla ose pa pasur porte nëpër shkëmbenj apo në ndonjë gji deti, ku cekëtira ndihmonte të shkarkohej malli, si në Katali, në Baket, Shkallmi, Dhratë, Kafulatë. Me të parë anijet ata ishin gati dhe suleshin si rrufe për t’i plaçkitur.
Ishin a nuk ishin dhjetë a dymëdhjetë “burra, vrasës, plackitës, hora e kriminelë”që tmerronin të gjitha fshatrat me pabesitë dhe bëmat e tyre.
Ata nuk kishin asnjë vendstrehim, as diehshin nga qenë e cilët qenë, dihej që ishin të egër, të vrisnin e të plaçkisnin pa pasur asnjë lloj frike me keq se kaçakët e Ali Pashait.
Ishin të pamëshirshëm ,vidhnin edhe mall, edhe gjë të gjallë; lopë, dhi, dhën, kuaj, mushka, pela e gomarë, dhe nuk kish kush t’i ndalonte se po të përplaseshe me ta, ata mund të digjnin gjithë fshatin .
Ishin njerëz të egër të palarë, të parruar, të armatosur, kriminelë ordinerë. Kishin vrarë edhe njerëz, bëmat e tyre tmerronin zona të tëra si në majë malesh dhe në ultësira, apo në bregdet pse jo deri thellë në myzeqe.
Ishin mbledhur kryepleqesia e çdo fshati, e çdo krahine në kuvende me dhjetra herë për të organizuar e marrë masa mbrojtëse kundër tyre. Dëshira e popullit ishte t’i zhdukte fare nga faqa e dheut, por ishte e pamundur. Fëmijët rriteshin të frikuar, qysh në djep, nënat i mëkonin bashkë me qumështin e gjirit edhe frikën nga këta përbindsha njerëz që quheshin “barbarë”.
Aty këtu dëgjonin dhe historira për moral të dobët të tyre; ata sulmonin stane, çobanë e çobanesha kishte raste kishin dhunuar barbarisht nuse e gra të reja në mënyrë ç’njerëzore para burrave të tyre të lidhur…
U trasmetuan brez pas brezi bëmat e tyre. Urrejtja popullore, mospërkrahja e miletit as nga robi e as nga zoti kishte marrë mallëkim Kishte pasur përplasje mes njerëzve të organizuar nga pleqesitë e fshatrave për të parandaluar këta kriminelë ordinerë, të poshtër e të pabesë, por ata gjithmonë dilnin të fituar se vrisnin mbas krahësh, sulmonin befasishëm, pa pasur asnjë lloj motivi bashkëluftimi a burrërie.
Kusarë e vrasës të ndyrë.
Po siç thotë populli që “vjen, vjen pa vjen edhe fundi.” Edhe për ta do të kishte nje fund.
Një ditë kishin sulmuar një stan thellë në disa shpella të egra. Kishin dhunuar nusen e çobanit në sy të burrit, të vëllait të tij dhe të djalit 12 vjeçar. Rrëmbyen disa bagëti dhe u zhdukën suferinë duke lënë pas nje turp te rëndë.
Ngjarja bëri bujë se djali, i shkreti, nuk dinte ta ruante “misterin” . Babai dhe xhaxhai e “gëlltitën” turpin, por u betuan që do merrnin hakë me çdo kusht, sikur të vdisnin në vënd. Po, kur ata zhdukeshin nuk dihej kur do dukeshin sërish, mund të bëje vite pa marre vesh ku “operojnë” gjithsesi e drejta vonon, por nuk harron.
Djali u bë njëzet vjeç. U rrit me pengun e zemrës që kishte rrëfyer historinë e nënës tij në disa djem e shokë të kopeve të tjera pa ditur rrezikun e rrëfimit që mori dhenë.
Nëna e tij për sa ish, u mbyll në stan dhe nuk zbriste fare në fshat, ashtu si edhe i shoqi, djali e xhaxhai komunikonin me jetën dhe merrnin e qarkullonin mallin.
Gjithë këto vite djali rritej siç thamë me urrejtjen në gji , me mllefin e pabesisë se tyre.
Kërkonte hakmarrje, në vetvete. Ishte betuar se kur të rritej do ta shfarroste nga faqja e dheut, këtë farë të keqe qe kishte shtrire rrënje kushedi se deri ku. Do t’i merrte hakun nënës së vet.
Xhaxhai i tij që rrinte bashkë me të nuk ia kujtoi asnjëherë historinë, por e kuptonte se ky e bluante në vetvete hidhërimin dhe trishtimin pa kufi, urrejtjen dhe ndjenjën e hakmarrjes.
Një ditë nga ditët i tha:

  • Qako, çfarë ke ndërmënd të bësh, ata nuk kapen, ata nuk i mund dot as dreqi, ata janë të rrufeshëm siç janë dhe të pabesë, harroje atë histori, përpiqu që nëna jote të shkojë në fshat, e fshati është bujar, e di pafajësinë e saj, im vëlla dhe babai jot do ta ketë të vështirë, po nuk ishte faji i tij, as imi…!
    Djali, me lot në sy pa ditur të thoshte diçka duke ditur mundësinë e hakmarrjes që do ishte minimale gati zero i tha me plot gojën: -Xhaxha, ata do të ma paguajnë shtrenjtë unë një ditë do të marrë hak dhe do vë nderin e sime mëje në vënd.
    Mbaje mend këtë!
    2_
    Pasiguria nga njerëzit e këqinj që bënin kërdinë kur sulmonin në mall e në gjënë, në njerëz e në shtëpira ,stane e anije apo në ato të pakta magazina a depo grumbullimi, kishte tmerruar dhe foshnjat në bark të nënave.
    Njerëz të poshtër, të pafe, kriminelë të lindur, të pashpirt, vrasës e imoralë, të pabesë, vandalë të mallkuar nga zoti, herë turreshin nëpër prita karvanësh, herë bastisnin stane dhe fluturonin suferinë, kishin therrur e vrarë edhe njerëz pa u ndalur kurrë.
    Të fortët ishin të rrufeshëm, të pakapshëm, fuqiplotë se nuk dihej nga vinin, ku banonin e nga ishin. Asnjë të dhënë nuk dispononin katundet që hera -herës, kur dëgjonin ndonjë nga bëmat e tyre kujtoheshin të bashkoheshin të gjithë bashkë duke u mbrojtur nga kjo e keqe e madhe. Kishin prerë tërkuza grash nga barra e rëndë me dru, nga ngarkesat e tyre nëpër stane apo nëpër kroje, bucelat e deri edhe tek djepi me fëmijë në kurriz.
    Turreshin si vetëtimë dhe ikin si stuhi, duke lënë pas urrejtje, turpe e mallkime.
    Ndonjë herë ishin pesë, ndonjë herë shtatë dhe hera -herës bëheshin njëmbëdhjetë. Të armatosur deri në dhëmbë, me kuaj të shpejtë, ishte e pamundur t’i çarmatosje, e pamundur t’i kapje, e pamundur të mësoje ku e kishin bazën. A jetonin të gjithë bashkë, a kishin shtëpi, a kishin fshat, a kishin familje?! Nga ishin ?! Cilët ishin?!
    Bëmat e tyre kalonin edhe kufij shtetesh.
    Maskarenj, të pabesë, turreshin në kohë të keqe, shfrytëzonin egërisnë e motit , plane të studiuara mirë me paramendime e paragjykime të qëllimshme. Natyrisht,mendohej se në çdo fshat ose në çdo bëmë që kryenin kishin spiunët dhe njerëz e tyre të afërt të përziera në këto lloj poshtërsirash. Mendohej se kudo rekrutonin njerëz të ligj, të varfër e të dobët në karakter.
    Stanet, kryesisht filluan të bashkonin bashkë disa kope , të dimëronin ose të veronin bashkë për të qënë më të sigurt.
    Njerëzit flinin me syhapur. Armatoseshin sa mundnin, por në asnjë rast “barbarët” nuk dilnin të mundur, kishte raste që nuk e mbaronin me sukses aksionin , por nuk kapeshin kurrë.
    Thoshin se në një fshat të vogël një prej banditëve ishte kapur peng, kur fshati kishte dalë i tëri me dru të ndezuara në duar në një natë stuhie, të armatosur me çfarë të mundnin; me thika, kosa, kosore, hunj e sende prerëse,….Nuk zgjati shumë dhe pengun e lëshuan për tetë orë, pasi një nga të tyret “spiun” , u kishte folur fshtarëve se po nuk e liruan pengun, ata do të digjnin fshatin. E lanë kaçakun detyrimisht nga halli,duke i thënë “derrit dajo”.
    Në disa raste të tjera, kur kishin rënë në pritë nga fshatarët të bashkuar, por jo të mirëorganizuar, kishin rrëmbyer gra, i kishin hypur në kalë, e i kishin lënë nëpër pyje larg fshtrave të tyre, tre ditë larg…
    Shumë djem ishin kacafytur fyt më fyt e trup më trup me të poshtërit, por gjithmonë kishin dalë të dëmtuar, ishin therrur si berre disa prej tyre, pa marrë dot hak.
    Në kohë të keqe, kur errësira ishte e pa imagjinueshme, nëpër terr e suferinë, ata bënin plaçkitje nën kërcënimin e armëve dhe nën shkrepëtimën e vetëtimave.Iknin nga sytë këmbët sa hap e mbyll sytë robi, troku i kuajve dëgjohej honeve e shpellave të piraterisë së tyre.
    Ishte afër mbrëmjes, në një kohë të llahtarëshme me shi e suferinë, erë e fortë, natë e keqe me vetëtima e bubullima të tmerrshme, kur Qakua 12 vjeç, i ati i tij Leskua dhe vëllai i tij Gilua, po përpiqeshin të fusnin bagëtinë në vathën e stanit, u ndodhën të befasuar dhe të sulmuar nga pesë prej banditëve, që kishin hyrë në stan para se këta të vinin nga kullota.
    Qeni i stanit, atë natë që ranë kusarët as lehu e as u egërsua. Zilet e kafshëve të stanit ishin të heshtura, asnjë zile nuk u dëgjua. Qeni që shoqëronte kopenë, mbasi ndjehu erë të huaji, lehu dhe u turr egërsisht brenda derës të lesë së stanit, së bashku me të tre çobenët të lagur e të meruar duke ulëritur. Në terrin e natës nën dritën e vetëtimës, u dëgjua një e shkrehur dograje. Vranë qenin.
    Të zënë befasisht të tre ati, biri dhe i vëllai u gjendën të lidhur e me lesh në gojë,0të llahtarisur e të trembur. Ishte një tmerr i vërtetë! Përjetuan dhe skenën e llahtarshme, kur i futën dhunshëm brënda konakut të stanit…ç’të shihnin?!
    E zonja e stanit, me gojën mbyllur me shami, e lidhur këmbë e duar përmbi gunat, afër zjarrit villte gjak nga goja, kur dhunuesi bërë një mbi të, shfrynte kafshërisht nga ndjesia dhe qejfi që përjetonte.
    Nuk foli, as mundi të thoshte asnjë fjalë, Qeskua, as Gilua, kur panë atë skenë aq të tmerrshme e poshtëruese për ta.
    E paimagjinueshme!
    Ata të lidhur, me lesh në gojë dhe thikat në fyt, futën tufën brenda të bindur pa patur asnjë mundësi shpëtimi. Vetëm djali, i llahtarisur bërtiste me gjithë fuqinë dhe tmerrin që po përjetonte “nënë, nënë , nënë….!”
    Qeskua u këput dhe ra pa ndjenja në tokë. “Bandilli” mbasi u ngrit duke turfulluar e duke mbërthyer poturet në sy të tyre, urdhëroi “ortakërinë” të ngarkonin nga tre dele të gjalla në çdo kalë, duke i kërcënuar të mos ndiheshin për sa panë se kish dhe me keq ,do t’u vrisnin edhe djalin….
    Ngarkuan shpejt e shpejt kuajt dhe u turrën errësirës me vërtik. Dëmin e bënë të poshtërit.
    Qeskos, iu deshën ditë të ndihej se ishte gjallë. E zonja e stanit, tentoi disa herë të martirizohej, t’i jepte fund jetës. Atë e mbajti gjallë i biri…
    -Nënë do ta marrë hakun!- u betua i biri.
    Qeskua u përpoq më pas ta qetësonte të shoqen, duke respektuar pafajësinë e saj dhe duke ndëshkuar veten që nuk u ndodh aty ,duke ditur rreziqet që mund të bënin “çudibërësit e fëlliqur”!
    Në ikje e sipër ai, i “hynerit” atë natë të kobshme nga nxitimi kishte harruar thikën me mill fildishi mbi llabanet e gunat që kishte shtruar afër vatrës.
    Më pas Lesko Lazja, e Golja u betuan të mos e zinin në gojë historinë, ta gëlltisnin dhe të betuar të dy kërkonin hakmarrje.
    Bënë ditë e javë, muaj e vite që s’mund ta përtypnin këtë turp. Djali, i pezmatuar në kulm se mbajti dot “premtimin”…dikush e mori vesh…nga shokët e tij fëmijë të staneve mike duke ndjerë dhembjen e tij, Qakua kishte rrëfyer e shpërthyer i pezmatuar …
    3_
    Kaluan ditët e vitet, ndërsa Qakua u rrit e…

Vazhdon…