Petraq Pali – Krenari ndjen per Ty !

0
204

Cdo qeparotas me aritjet Tuaja Universale ne Letersi, publicistike, Artin Fotografik,e Kronikan i perkushtuar social e shoqeror si ne Atdhe dhe në France.
Perqafime “Lidhja qeparotase dhe miqte e SaJ”

==================pjp

… Vasil Qesari eshte nga Qeparoi dhe ka lindur ne Vlore me 1948. Gjate shkolles se mesme u dallua per perkushtimin e tij
ndaj letersise duke qene nje nga nxenesit me te mire ne kete lende,mes shume brezave te shkolles “Ali Demi”. Ka nisur te
shkruaje tregime qysh ne adoloshence por,me pas,u shkeput prej krijimtarise letrare duke i’u kushtuar kryesisht publicistikes.
Ka mbaruar studimet e larta per letersi ne fakultetin e Histori – Filologjise te Universitetit te Tiranes e,fill mbas tyre,gjate viteve
1970-1973, ka punuar si mesues ne Skrapar. Me pas ka qene telekronist i Radio-Televizionit Shqiptar per rrethin e Vlores per
shume vite. Gjate kesaj periudhe,eshte dalluar per sensin artistik dhe veçantine e krijimeve te tij ( rreth 3600 kronika e
reportazhe )si edhe dhjetra e dhjetra shkrime te botuara ne shtypin e kohes,kryesisht me tema letrare,kulturore,artistike e
mbi traditat e historine e vendit tone.
… Fill mbas permbysjes se sistemit komunist,perqafoi e mbeshteti pa hezitim e me mjaft entusiazem idete dhe rendin e ri
demokratik,duke qene nismetar i krijimit te deges se Partise Republikane ne Vlore e cila e propozoi edhe si deputet ne
zgjedhjet e para te lira e demokratike ( 1993 ).Por,po kete vit,per shkak te mendimeve te lira dhe kundershtimit te frymes se
vjeter dhe imponuese te drejtuesve te Televizionit,u pushua nga puna.Ne dhjetor te vitit 1996, themeloi te parin televizion te lire
e te pavarur ne Vlore te quajtur “Teleblu”.Per shkak te transparences dhe vertetesise se pasqyrimit te ngjarjeve te asaj
periudhe,ky televizion lokal jetoi vetem 44 dite dhe drejtuesi i tij,Vasil Qesari,i’u neneshtrua kercenimeve te dhuneshme te
policise sekrete te kohes ( SHIK ), e cila perdori çdo mjet per t’a detyruar te hiqte dore nga fjala e lire.
… I kercenuar per vdekje nga keto struktura famekeqe,ne mars te vitit 1997,u shtrengua te lere vendin dhe te kerkoje azil politik
ne France,ku gjeti mbeshtetje te plote nga shoqata e njohur e me reputacion nderkombetar “Reporters sans frontieres”.Ne vitin
2000,ne Panairin e Librit ne Paris,u prezantua libri i tij i pare”44 ditet e Telebluse”e,dy vjet me pas ( 2002 ), perfundoi se
shkruari librin e tij te dyte,dokument -ese,”Post-scriptum per diktaturen”ku, nepermjet nje studimi te gjere e te plote,i behet
autopsia sistemit totalitar te Enver Hoxhes. Aktualisht jeton ne France dhe punon si reporter ne televizionin France 3 si edhe
eshte bashkepuntor i rregullt i disa prej organeve te shtypit te pavarur ne Tirane.

Petraq Pali
(arshiva)

Burimi/Facebook