Petraq Pali – Meditime, peizazhe, kujtime,mbresa….

0
106
      Dielli,sa ka derdhur rrezet e florinjta maje malesh,dita e re sapo çel. Gjithë natyra është mbuluar me nje bryme mëngjesore vjeshtake. Dalëngadalë, rrezet e diellit bien edhe mbi syprinën blu te detit i cili me dallgët e përjetshme dhe shushurimën e ëmbël puqet e përplaset lehtas mbi harcat e shkëmbinjve te thepisur qe bien pothuaj mbi breg, pingul, duke e lare e gërryer atë...
     Jemi mbështetur në krahët e njeri-tjetrit, unë dhe Tina. Dhe sodisim ketë peizazh mëngjesor. Jemi aty ku kemi lindur e jemi rritur, aty ku kaluam fëmijërinë qe s’kthehet me, Aty, ku u dashuruam e krijuam edhe lidhjen martesore. Unë atëherë isha 21 vjeç e Tina 18, bile edhe celebrimin e dasmën këtu e bëmë. E, me pas, te dy  ikëm dhe morëm udhët e jetës duke krijuar familjen tone te shenjte. Ishte nje udhe e vështirë si vete jeta, s’qe e lehte. Ishin kohe te vështira dhe rralle te hareshme ! 
     Përballë kemi fshatin tashme te braktisur,atë fshat qe dikur ngjante si qytet. Te bukur dhe te stolisur. I teri ndërtuar me gurë e me tjegullat e kuqe te vendit mbi çatitë. Shtëpitë janë te tera dykatëshe, te ngritura nje mbi nje. Dritaret e tyre te mëdha dhe plot drite. Oborret plot gjelbërim, me lule, hardhi e peme dekorative edhe pse vendi vuante për ujë. Ashtu si njerëzit pinin edhe pemët: me pikatore ! Ama, u rriten bashke me njerëzit dhe gjelbërimi s'iku kurrë. Rrugicat po te gurta gjarpërojnë si labirinte te pafund. Ato, dredhojnë e përsëri dalin ne rrugët kryesore. Ndërsa kalldrëmet dhe vijat anësore për kullimin e ujërave i çonin ujerat ne përrua e mandej, ne det ... 
     Ky fshat ka bukuri te rralla. Ai, përbehet nga "qendra", ku ishte vendosur kisha, shkolla, kambaneli i larte, me pamjen e tij karakteristike muzeale prej guri te gdhendur e me dritare te shumta e te harkuara ne çdo krah te tij. Sipër tij, është kubeja e bukur me kryqin lart. Ne ketë qendër është edhe vendi i qëndrimit te burrave. Ai, quhet "Qafa" e ne te lartësohet nje rrap shekullor. Përreth, mure me drurë dekorative, vendosur simetrikisht ndaj rrapit. Pikërisht këtu, kane qene ngritur te shtate kafenetë. Nje fshat - qytet !
     Me lart është "Maja" e fshatit e cila qëndron kryelarte dhe e bën atë edhe me te madhërishëm. Rrugët e tij kryesore, janë me te gjera dhe shtëpitë shikojnë te gjitha nga deti. Praa, fshati qëndron si shqiponje mbi shkëmbej e mbi buza te larta. Me poshtë është "Bishti" ose fundi i fshatit, me po te njëjtat karakteristika. Me pare shtëpitë ishin te gjitha te bardha, sot, myshku dhe bari me ngjyrën e tij te përzier ne okër, e kane ndryshuar atë ish pamje fantastike. Oborret, nuk kane gjelbërimin e pare. Aty-këtu duket ndonjë hardhi ose peme, me jeshillëkun e saj. Lulet pothuajse mungojnë. Me pare çdo avlli apo mender, ishte e mbushur plot me ngastra. Ne to kishte karafila garufulla, trëndafila, manxurana, jargavanë, borzilokë, mëllagë, "lule miremengjes”, nga te gjitha ngjyrat e llojet ! 
    Mbyll sytë dhe kujtoj atë peizazh, atë magji qe lame pas, i marr avllitë nje nga nje. Ende, ne oborrin e shtëpisë time, atu ku linda, është pema e larte e xinxifes qe i kalon te 10 metrat. E, ajo çdo vit prodhon, sikur te ishte gjalle i zoti qe e ujiste, e krasiste, e plehëronte me merak. Por shtëpia është braktisur. Dritaret janë renuar e kanatat e tyre mbyllur. Koha u ka degraduar ngjyrën dhe përbërjen e ato janë kalbur. Kullojnë lot si edhe unë! Sytë me lagen, përlotem, dhe vështroj me tej. Avlli me avlli, shtëpi me shtëpi, çati me çati e dritare me dritare. Mbyll sytë dhe i kujtoj si kane qene me pare. Hap sytë dhe shoh si janë sot. Tjegullat te rena ! Nis ti numëroj, dua te bej nje preventiv imagjinar. Te bëhem i pasur, te gjej e hap fonde, te ringjall këtë fshat margaritar ! Jam ne ëndërr? Po, sikur te paguajmë nga pak te gjithë ... a mund te bëjmë diçka ?
      He, Tina, po ëndërron ? Po! Po shoh atë ëndërr qe sheh edhe ti!... Kështu me thotë, urte e qete ajo. Ne sytë e saj shoh lot qe varen heshtazi. Ajo, nxjerr shaminë dhe i fshin. Me buzëqesh e me përqafon: Po vjen fundi, jemi larg, me thotë ! Jeta ecën, i them, fëmijët le te gëzojnë, le ta ndërtojnë këtë vend qe qan për zot ! Ne qe u rritem e lame ! Por, a do kthehen me te pasmit, me pyet ajo.  E shtrëngoj fort ne gjoks dhe qaj me ngashërim ...
     Dielli, ky banor i përjetshëm i këtij mjedisi te varfër e te braktisur, mundohet ti japë drite se vjetrës. Rrezet e tij mëngjesore, te forta e te ndritshme, ngrenë lart avuj qe duken si nje mjegull e cila shtrihet bute, neper luginat e malet përreth. Rrezet mëngjesore, bien pastaj ne fushën qe shtrihet poshtë. Ne jemi lart, ne fshatin e vjetër, 340m mbi nivelin e detit. 
    Ashtu te mahnitur e pafolur, unë e Tina, kemi rene ne nje gjendje e cila është me se shumti melankolike, se sa ngazëlluese. Ngjyrat e ëmbla te ylberit te sapodale, kalojnë ne harkun e madh qiellor ndërmjet dy qafa malesh. E, ne vazhdojmë te sodisim me kureshtje, dashuri e mallëngjim fshatin tone. Atë vend qe na jep vetëm mall. Kështu, na ndodh çdo vit, pikërisht ne këtë kohe e ne këtë vend Sapo vijmë nga larg, duam ta shijojmë, ta bëjmë tonën, shpirtërisht e trupërisht këtë mrekulli. Shikojmë, sodisim, s'flasim. Vetëm mendojmë, kujtojmë ...
     Fusha, dikur, ishte e stolisur. Me shumëllojshmëri pemësh frutore, nga te gjitha llojet e nga te gjitha ngjyrat : te verdha si limonë, portokalli si portokallja, e zeze si fiku i zi, e jeshile si gjethja e nespulles, e kuqe si molla, si rrushi i te gjithë ngjyrave, si gjethet e ullirit, si bajamja. Te gjitha këto, përziheshin me blunë e detit. Por sot, medet, nuk i sheh me këto peizazhe flakëruese !
     Natyrisht, vite kane ikur. Por, ajo qe solli shkatërrim ishte Ikja e Madhe. E tani ngjyrat mungojnë. Limonët janë prere, portokallet thyer, plakur, dheu është pa ujë e i pa plehëruar. Pemët pa krasitur e pa përkujdesje. Jetime ! Se, pema është dhe ushqehet si gjeja e gjalle, si njeriu. Do ujë, do ushqim do edhe drite, ( shyqyr kjo e fundit nuk i ka munguar... as do t'i mungoje ) ! Nga do qe te kthesh kokën, nga do qe te hedhesh sytë, ngjyrat e dikurshme mungojnë.
     Shpirti ynë, i te dyve, timit dhe i Tinës, ndihet i renduar, i munduar. Për me tepër, ai behet edhe me delikat e mallëngjyes, kur këtij horizonti i shtohen edhe qiparisat e gjate, atje, tek lugina poshtë këmbeve tona. Aty ku ndodhen varrezat, ato varreza ku prehen njerëzit tanë për te cilat dhembja na dhëmbon ne shpirt. Kthejmë kokën andej e, mendueshëm, kujtojmë pa folur. Unë nenën, babanë, vëllanë, motrën e qindra te afërt te mi qe flenë ne përjetësi, ashtu si edhe ajo kujton nenën, babanë, motrën, dajën, kushëririn e pare e shume e shume qe s'i s’janë me ne këtë jete. 
     Por, ne këtë bukuri te madhe, ne këtë ansambël ngjyrash janë edhe ata qe gjer dje ishin mes nesh. Ata qe linden dhe u rriten këtu e qe tani s’janë me. Siç edhe ne qe nje dite do te ikim. Megjithatë, shpirti i tyre jeton, endet ne rrugët, shtëpi e zemrat tona. Pra, jeta vazhdon. Dielli është atje dhe vazhdon te ndriçoje. Ne jemi gjalle dhe i gëzohemi jetës, familjes, familjeve, diellit, detit, natyrës.
     Por, përsëri edhe pse mundohem te ngushëlloj veten, nuk rri dot pa bere pyetjet. Pse kam ikur, pse kam mërguar ? Dhe sa do te rri aty “mbrapa diellit” ? Dhe sa kohe, do te bej ketë rruge te mendueshme, duke kapërcyer oqeane e kontinente? Dhe sa vjet, sa muaj, sa dite do t’i mungoj fshatit tim? Sa ?... Pyes Tinën, por ajo nuk me përgjigjet. Lotët i vezullojnë mbi fytyre. Eh, nuk është me Tina e pare. Mosha ka bere te veten. Nje lot, i bie nga sytë e shket neper rrudha. Ikëm fare te rinj, nga streha jone. Aso kohe, s’mendonim kurrë se do te kishte pleqëri. E tani, ja, ajo po na vjen dalëngadalë. Duhet bere diçka, duhet nxituar, duhet vendosur. Duhet ardhur këtu, përgjithmonë. Këtu, ku edhe balta është me e ëmbël se mjalta ...!

pJp
Shtator 2007
Qeparo

Burimi/Facebook