Petraq Pali – Mënçuria e gjyshe Kostandinës.

0
142

Një herë në një vaki në fshatin Tim, siç dihet zakonet dhe doket janë “ligje të vërteta” ndoshta të pa shkruara po të sakta, të pa tjetërsueshme.
Respektohet tej mase i vdekuri, sic respektohet hidhërimi i familjareve, që është dhe hidhërimi i një fshati. Për shumë ditë hyrjet e daljet e njerëzve që ngushëllojnë familjarët s’ka të pushuar.
Bile dhe vaktet e bukës në ato ditë zie, sipas zakonit nuk lihet i zoti i shtëpisë të gatuajë po e bëjnë me radhë nga të afërmit dhe miqtë për çdo ditë mbas vdekjes e çdo vakti buke.
Harmonia në kësi rastesh i kalon kufijtë e vëllazërisë dhe dashurisë sociale e shoqërore.
Ishte dita e tretë që e “zonja e shtëpisë” kish ndërruar jetë dhe atë ditë në dhomën e grave siç mblidhen në këto raste ishte plot e përplot .
Zonjat të tëra me rrobat e shamitë e zeza në kokë karakteristikë e veshjeve të krahinës sonë, ishin ulur në gjunjë mbi qilimat e kësi rasteve nëpër “postiqe” (jastëkë leshi që përdoren në vakira) !
Aty këtu vajticat qanin e ligjëronin me rradhë të zonjën e shtëpisë që kishte ikur në botën e përtejme në mes moshe, hidhërimi ishte i madh.
Hynin e delnin gratë gjat gjithë ditës, këpucët edhe opingat apo shollët (karakteristike e anëve tona) ishin zhveshur në kordidor me system e me rradhë si në simetri….
Mbas pak orësh hyn për të ngushëlluar një zonjë moshatare në atë kohë (…E cila ishte ironike dhe e hidhur në gojë )
Për çudi “plaka’ zevzeke vuri re se ndërmjet opingave shollëve, këpucëve të zonjave që ishin brënda në dhomën e vakisë, ishin një palë opinga shumë të vogla si opinga fëmijësh,e djallëzuara për ironi ose për të thyer heshtjen e vajit,ndoshta dhe pa qëllim po për shaka, vendosi majën e shkopit dhe ngriti njërën opingë numur vogël lart duke ironizuar e tallur e sëkëlldisur të zonjën, pa ditur të kujt ishin.
_Ëëëëëëë Uaaaaa Ç’janë këto shollë o zonja uaaaa sa të një fëmijë, haaaaa e çfarë nr. janë ?
Gratë heshtën dhe “palo shakaja” nuk u pëlqeu asnjërës, në çast zonja e opingave të vogla e revoltuar i thotë plot autoritet me qesëndi e me fyerje….
_Lëri shollët aty tek vëndi se s’të ka hie as lezet palo shakaja në këtë ditë, pa e zonja e atyre shollëve është nëna e pesë djemve e e një vajze….
_Prandaj ulu e zë vend si të ka hie….!
Plaka ngacmuese dhe ironike ngeli si e dhier…
(Ajo ishte martuar dy herë dhe si kishte lindur barku fëmijë…asnjëherë)
Gratë vajtica që kishin ndaluar vajin, u befasuan nga mënçuria e të zonjës shollëve.
“Grinjarja” u kthye mbrapsh e fyer e turpëruar totalisht as u fut dot në odën e vakisë…
(Ngjarja është e ngjarë.)
Mblodhi : pJp

Burimi/Facebook