Petraq Pali – Ne Dogane

0
491

U futa në autobuzin e linjës prej Shqipërie drej Athinës me një biletë të prerë në çast me urgjencë mbasi më kishte vdekur një kushëri I afërt dhe duhet domosdo të merja pjesë në varimin e tij.
Ishin momentet kur autobuzi do bënte start drejt shtetit Helen, shtet ky,ku jetojne e punojnë qindra emigrantë shqiptarë nga çdo krahinë që me mundin dhe djersën e tyre janë përshtatur e akomoduar si qytetarë të atij vëndi.
Isha në vëndin 39, dhe në 40 tën ishte një djalë simpatik tek te 25 vjeç, tip “kaubojs” që deri sa udhëtuam për reth 16 oë nuk e mora vesh nga ishte.
Në autobuz nuk dëgjova të flitej fare shqip, që nga shoferi dublanti, plaka, pleq nuse e djem nga çdo krahinë e Shqipërisë të ishin.
Kisha mërguar edhe unë më parë disa vite te fillimit në Elladhë, në atë kohë që nuk na linin të flisnim shqipen tonë të bukur dhe e dija fill e pe për pe gjithë hallet e tyre .
Ajo kohë e ato vite të vështira natyrisht lanë gjurmë të thella në ndërgjegjen e në karakterin e kujtdo që i sforcuar dhe I detyruar për bukën e gojës aritën të ndërojnë edhe emrin e tyre, gjë që Greku e quajti se bënte “detyrën” gjithsesi djemtë dhe njerëzit tanë jetuan punuan u lodheën por mësuan dhe një gjuhë të huaj.
Djali që kisha ne sedilen ishte nga ana e dritares, as ma feshkelleu as u be kureshtar të mësonte kush isha unë bashkëudhëtari i sediles 39, mua më griu të mësoja nga ishte ky “gango”që me Iphon në dorë e me kufje në vesh për 12 orë rrjesht vetëm fliste qeshte shkrihej e bente cubin me partnerët e tij qofshin te seksit femer a mashkull.
Greqishtja ime natyrisht nuk ishte si e tij, ai ishte “professor”unë me shumë vështirësi kapja nga një fjalë aty këtu, se gjithë rrugës ai fliste me Code, miu ,macja mali, kalorësi, shigjeta, nishani, mullixhiu….o zot u befasova ishte shume simptik pavaresisht se kishte goxha mjekër, dhe trupin e kishte të qëndisur si “Spartan” i mirëushqyer dhe i mirë mbajtur, ndoshta bente dhe “gym” në ndonjë palestër.
Gjithsesi krijova bindjen se ose ishte përdorues droge ose shpërndarës dhe mendova se qe pak pordhac po shume paralli, se me bashkebizetuesitt gjithmonë përdorte Codet…000000013 E, ose I thoshte hiqi tre zero shto dy, hiq një vendos kater……dhe shkruaj 11, hajde te perllogaritja une se cfre donte të thoshte ky “lango”.
Sinqerisht mu mërzit udhetimi se hera heres shqetesonte dhe të tjeret…,
I rashë nja dy tre herë me bryl në parakrah qe desh ti thoshja folë më ulët more djalooo se e ke kambanë zërin , se ishte dhe momenti që gjata nates pasagjeret e robetuar “rrëmbejne” edhe nga nje sy gjumë, po ai sdonte tja dinte.
Me thënë të drejtën fillova ta urrej dhe më besdiste qëndresa pranë tij, hera heres pastagjerë të tjerë krthenin kokën për to thënë ule “grykën” se nuk ta kemi oreksin….por “gagngua” bënte të fortin.
I thashë në greqisht se nuk durova më mbas disa orësh, nuk e kupton “pedhimu” se u bere i besdisshëm për këdo, pse bën të fortin kur ne autobus janë përgjithësisht moshatarë dhe jo të “sardhes” tënde, aqë më keq u sollën shoferi dhe partneri I tij dublanti si folën fare gajt gjithë rrugës.
Për çudi “gangua” sapo afroheshim pikës doganore ndëroi qimen, taktikën uli zërin dhe bënte indiferentin duke u shperqëndruar tek muzika me kufjet, kishte një çante dore hap e mbyll dhjetra here, hap zinxhirat e xhepave të çantës e mbyll zinxhira, nxirte prej saj natyrisht duke u ruajtur edhe nga pasagjeri i sediles 39 lloje shamiash me ngjyra, që në to ai kërkonte ndonje “send të humbur”.
U binda që ishte trasportues droge, se u bë pulë kur po afroheshim kufirit dhe doganës, i iku humori, buzeqeshja, krenaria, tangërlleku, diçka e mundonte, hap e mbyll çantën sic duket e pa veten keq, unë bëja indiferentin e të pa vëmëndshmin, por nga ana tjetër nuk desha të më shpëtonte asnjë çast nga veprimet e tij dhe më shtynte më shumë kureshtja se krijova bindjen se dicka e mundonte.
Autobuzi ndaloi para shkopit doganës, do bente kontrollin cdo pasagjer te plackave e cantave valixheve e sendeve vetjake ng ate dy anet e kufirit sic behet zakonisht, shoferi mbledh pasapaortat pa pergjegjesi, ja jep një polici ose ndonje pasagjeri po pa pergjegjesi dhe dikush tjeter po pa pergjegjesi I mer e I con ne sportel te vulosen, pa pare te zotin e pasaportess ne surrat…..(kjo eshte nje histori me vete ne doganat tona..)
Me cantat e dores ne dorë zbriten nje nga pasagjeret, u hapan kapaket e bukaportave te autobuzit dhe kushdo pasagjer do vinte ne bangon e kontrollit doganor palckat e tij valixhe thasem trasta, pako te tera te lidhura me mitriban e me teni…..nje lloj levizje “arexhinjsh”….!
Unë si gjithë shoket kisha dorëzuar pasaportën maresit pa përgjegjesi, dhe as pieta per të, por ndoqa me kujdes dhe pa bere ze pasagjerin e sediles 40, I cili leviste e shikonte si në maje të gjembave…e kuptova që po I afrohej “çarku” doganor, dhe gati po i binte te fikët ketij trimi që gjithë rrugës bente kokoshin…me pak fjale u pordh, canten njehere e vinte ne bango nje here e mirte në krah, gje e perseritur disa here, ishin caste qe une sin je “dedektiv I sprovuar” desha te qetesoja kureshtjen, gje qe me ka munduar gjithe jeten jam kureshtar dhe jo indifferent me gjera qe bien ne sy si antipod I realiteti,
E kujt esht kjo cante thoshte polici doganjer, ta hap pak pyeste te zotin, Po me kenaqesi…..e keshtu vazhduan e vazhduan me ate stil,
40ta, po vinte si pordha nëpëer breke sa ketej bangos ande, sa në krye ne fund, me canten ne dore dhe me fytrë limoni, nuk duroi me e pashe nxori një nga ato shamite me ngjyre si tip zarfe dhe me marifet ja vendosi një çante tjeter siper bange qe I takonte nje vajze po kaubojse qe kishte kaluar kontrollin…vajza e thithi e kuptoi, terhoqi canten, mori zarfin dhe me shume “pushtllek” marifet, ja fut ne xhep doganjerit mbas policit…..
Djali e pa I buzeqeshi vajzes….me buzeqeshi edhe mua duke ditur se e ndiqja.
Ishte mafioz.
Kur hypen në autobus me tha…sa ka zanati xhaxha.
Më vjen mire qe te erdhi zëri I thashe, se qëpare u bere si “mut çifuti”!
Ora 4 30 e mengjezit na zuri ne Athine…..!

Korik 2017
pjp

Shkruar nga Petraq Pali

Burimi – Facebook