Petraq Pali – PAPI -Miku im Përparim Hysi.

0
86

Shpesh kam dashur te shkruaj dy rradhë për një nga më të talentuarit prozatorë te letrave shqipe të pas renies së murit të Berlinit në këto tre dekada.
Nuk kam ndërmënd të bëj analizë të krijimtarisë së tij të larmishme në çdo gjini të letersisë shqipe, i cili ka lëvruar me përkushtim,denjësisht dhe me profesionalizëm të lartë letraro_artistik, mbasi është njohës i mirë e i përkushtuar, i shkëlqyer i letrave shqipe dhe asaj të letersise botërore, duke dhënë lexuesit filozofinë e jetës që përshkuam dhe që përjetojme .
Lexues pasionat, kronikan,altruist rrëfimtar brilant, poet lirik, tregimtar me një gjuhë aqë popullore të thjeshtë për çdo lexues, të dashur të ëmbël dhe aqë tërheqëse, ku spikasin stilistikat,metaforat, krahasimet, humori dhe sarkazma, në natyrën dhe rrjedhshëmrinë më sipërore saktë dhe qartë.
Ai eshte vëzhgues, i realiteteve të çdo bashkësie në çdo komunitet ku ka operuar dhe jetuar si brënda dhe jashtë Shqipërisë.
Analist i përgjegjshëm i të gjitha ngjarjeve sociale e politike që kapërxen e ka kapërxyer vendi jonë, duke vënë pikën mbi e duke kritikuar dobësitë ashtu siç di të vlerësojë, dalloje e balancojë treguesit pozitive.
Syri, mëndja pena e Përparim Hysit, eshtë disi e veçantë në lloin dhe cilësinë e saj, kronikan dhe studjues plot colorit dhe plot sukses.
Romancier, novelist, poet i ëmbël lirik,esseist,publicist, kronikan, kritik letrar, metafora e së cilës është njeriu jeta, shoqërore e sociale, historia dhe e vërteta..
Kam 30 vite që e lexoj me kureshtje, interesim të veçantë Përparim Hysin (Papin) njeriun shpirtmirë e hokatar(se e kam shumë mik ) dhe sinqerisht prurjet e tij letrare janë të shumë llojëshme dhe me karakter shume edukativ.
Poet Lirik, i ëmbël, rrëfimtar brilant i prozës së shkurtër.
Lexuesi e admiron stilin e tij disi të veçantë.
Përparim Hysi, ka një bum të madh botimesh, dhe si i tillë ka mijra e mijra lexues, të cilët e admirojnë dhe e respektojnë pa kufi, për cilësinë e shkrimeve .
Në “arsenalin” e madh Letraro_Artistik të zotit Hysi, mund të them pa rezerva se lexuesi gjen vet_veten në çdo hark kohor se ai mjeshtërisht di të ndajë të mirat dhe të “këqiat” e çdo sistemi duke vënë në majë të penës sukseset dhe dështimet , ai di të kritikojë të metat, të ironizojë e të there me atë “zhargonin e mprehtë popullor”bëmat e keqia si të politikanëve por dhe njerëzve që mbartin vese të këqia sic di të vlerësoje sukseset, dhe aritjet apo vyrtytet shoqërore e sociale.
Ka botuar ne shtypin e kohës, artikuj, kritika, esse, tregime, rrefenja, ashti siç ka botuar një sërë vëllimesh poetike , romane e novella.
Shkrimtar, pasionat, i gjithësukseshëm, cilësor, plot exelence e modesti, I thjeshte i dashur, komunikues I shkallës sipërore, elokuenca e tij Universale.
pJp
Ka botuar këto libra:
Poezi
1.Rektimat e dashurië. 2.Prushi i dashurisë. 3.”luftë” me dahurinë 4.Më piku dashuria 5.Kot jam i vdekshëm6. 6.Mbeta dashurive 7.Njerëz që dua 8.Kurthi i mallit 9.Eh,si qenka dashuria 10.Livadhet e dashurisë 11.Nuk ka moshë dashuria.
Prozë
1.Tregime 2. “Lotët e kumurisë” 3. “Faji” i ISAKOVSKIT” 4. “Rrrobaqepsi i KONTE MONTE KRISTOS!
Ka botuar ne shtypin e kohes:
“Fjala elirë” në LONDËR; tek “Zemra shqiptare”; tek”Gazetakritika.net në USA,tek Gazeta”Dielli”,tek “Alb emigrant” në KANADA; tek “dritarja online” në Gjermsni;tek “Albania Press” në Shqipëri;tek “Mapo letrare”, tek “Bota sot”;tek “Voal.chnë Zvicërr; tek “dituria” në Suedi;tek “rrënjët” në Itali.
Ka bërë me qindra komente,analiza letrare të dhjetra e dhjetra Autorëve, sic ka bere dhe shumë Parathenie të botimeve nga autorë të ndryshëm.
Përparim Hysi, në vet_vete personifikon njeriun mire e te shkelqyer si dhe individin plot karakter dhe me nje individualitet letrar e shoqëror për të mare shëmbull.
I Uroj me shpirt e zëmër qoftë jetë gjatë plot shendet dhe i begatë feamiljen, familjen, nipa, mbesa.
pjp
Usa 7/10/2020

BurimiFacebook/Petraq Pali