Petraq Pali – “Perëndim i thyer”

0
83

Ishte viti, kur shteti po perëndonte dhe ditët e fund vitit ishin me të vërtetë të ftohta e të acarta.
Tregu ishte fare bosh. Njerëzit ishin kthyer të gjithë në ‘robotë’ të ftohtë e të akullt, pa jetë. Buzëqeshja dhe humori u kishte ngrirë në buzë prej kohësh, pavarësisht mediave, gazetave, radiove e Tv-ve ku propaganda ishte e madhe për një shtet të pathyshëm, për një jetë të lumtur…..,paçka që varfëria kishte kapluar më çdo cep të vëndit.
Xhipi i zi, mori të përpjetën e malit në rrugën e pashtruar dhe të vështirë me drita fikur. Errësira e natës sapo kishte hedhur mantelin e saj te zi .
Në timon, si gjithmonë në kësi rastesh, ishte vetë shefi, nënkryetari famëkeq i DPMB të qytetit, i njohur si mjeshtër i arrestimeve si nga më mjeshtrat dhe më dinakët e kësaj Ministrie. Brenda me të ishin dy civilë dhe një polic me uniformë.
Nga supermalorja, “gazi i zi” gulçonte duke lënë pas fjolla tymi e duke ndjellë gulçitje e rënkime si të një laraske të plagosur.
Sa mbrriti në fshat, kjo ekskortë famëkeqe e diktaturës së proletariatit, për çudi apo koiçidencë në atë çast të gjitha dritat e fshatit u fikën si me porosi. Gjithçka u bë sterr e zezë. Shefi, ndezi dritat e xhipit si dhe prozhektorët e zinj anash dy dritareve të cilët ngjanin si “fare”vaporësh në breg.
Kjo bëri që të shqetësonte e të ngrinte në këmbë të gjithë burrat e gratë e fshatit të grumbulluar ndoshta “enkas” në një mbledhje të organizuar nga Partia. Në këtë mbledhje do të diskutohej për gjendjen ideopolitike të kohëve të fundit, pasi flitej se disa elementë të brendshëm e të jashtëm donin të përmbysin Qeverinë dhe do të prishnin qetësinë në Shqipërinë Socialiste, duke bërë trazira…
Ndërkohë errësira po bëhej më e zezë se vet nata. Nga deti dëgjoheshin dallgët e tërbuara që rrihnin shkëmbin dhe hidhnin stërkla uji te forta në lartësi të papara.
Dritat e gazit lëshonin dritëhije të frikëshme. Njerëzit u shokuan edhe nga qëndrimi i egër dhe statik i të porsardhurve. Ndërkohë gjethet e rrapit plak, projektoheshin në tokë si sorra të shthurura me hijet e tyre të lëvizshme nga era, sikur donin të mbysnin çdo gjallesë.
Ishte me të vërtetë një tmerr, kur “djajtë” e zinj, zbritën nga makina dhe hijerëndë iu drejtuan turmës duke dhënë urdhër të prerë.
-Të mos lëvizë njeri nga vendi!- urdhëroi “Shefi”me zë kërcënues .
Ai ishte veshur me një kapardinë të gjatë që nga errësira dhe dritëhija e krijuar dukej si e bardhë në gri dhe kishte një pale syza dielli të zeza (megjithëse ishte terr dhe s’ishte nevoja t’i mbante ato.)
Automatikët e të ardhurve, si shefit dhe atyre që e shoqëronin, ndriçonin nga prozhektorët e gazit sikur shkrihej çelik ose si pasqyra që projeksioni ose iluzioni optik i bënte të madhërishme hijet e tyre të gjata, ndërsa kapardina e gjate e tij, në tokë, të jepte përshtypjen e një veladoni të zi, krijuar nga hija.
Njerëzit që drejtonin mbledhjen fshatçe ose siç quheshin “Njerëzit e Partisë e të Pushtetit ” ngrinë në vend nga kjo e papritur (ose nuk dinin gjë, ose hiqeshin sikur nuk dinin gjë).
Mezi pëshpëritën me gjysmë zëri dhe gjithë frikë…
-Urdhëroni, urdhëroni….!
Sa u futën në mes të turmës, si shefi “mëndjemadh e arrogant” , ashtu dhe civilat e armatosur, edhe polici, duke u kthyer kurrizin e poshtëruar drejtuesit e mbledhjes duke bërtitur e çjerrë që të mos lëvizte njeri nga vëndi. Sa pa mbaruar ende fjalinë e nisur “Në emër të popullit…”, erdhën dritat.
Gjithë vendi u ndriçua dhe “laraskat” hije të gjetheve të rrapit nuk dukeshin më, për çudi as dallgët e detit nuk u dëgjuan më. Ishin ato çaste qetësie dhe ankthi. Njerëzinë e kishte mbytur trishtimi dhe frika nga “bisha”e egërsuar që quhej “Sigurim i Shtetit”.
Të lebetitur, shikonin njëri -tjetrin dhe prisnin plot ankth e plot frikë se kë do të arrestonin.
Kthyen kokën andej -këndej dhe nuk po shikonin as prenë e tyre e as “organizatorin”,as Partine dhe pushtetin e fshatit të cilët ishin trëmbur me shumë.
-Në emër të Popullit,- bërtiti më me fuqi shefi,- armiku i popullit, Stavro Bilani arrestohet këtu para fshatit!
-Uaaaaaaa,- leshuan njëzëri pasthirrmen e përsëritur, gjithë sa ishin mbledhur,-uaaaaaa!
Heshtje. Asnjë lëvizje. Dukej sikur njerëzit nuk po merrnin as frymë.
Aty nga fundi, një grua trime, zonjë kapedane, me një fëmijë të vogël në krah, theu heshtjen e frikëshme dhe kërkon leje të flasë.
-Me leje, im shoq, Stavrua, ka tri ditë që ka ikur, ka kaluar kufirin së bashku me Çome Nikën.
Çomia erdhi e i tha tim shoqi, Stavros, me frikë në zemër disa ditë më pare se Ju e kishit vënë Çomen të ruante e të spiunonte shokun e tij më të ngushtë. Këtë gjë Çomja nuk e përtypi dot. Ai nuk e preu shokun në besë. Kjo është e vërteta.
Kanë dy ditë që kanë mbërritur në Athinë.
Urdhëroni më arrestoni mua!Ja ku më keni!
Epilog.
Ngjarja është e vërtetë:
Në proces verbalin Nr 269 dt… ,1990 të arshivit MPBR shkruhet pikërisht kështu:
“Shkarkohet nga detyra n/kryetari DPMB shoku A T, operativet A A,S M, polici XH XH,për skandalin në fshatin Rrepishte”.
Ministri IM d.v.

Burimi/Facebook