Petraq Pali – “Vellezerit Todheri”

0
67

arshiva

Theodhoriu
Të madhin e vëllezërve të internuar si rob lufte nga Gjermani (internuar bashkë me të atin, Dhimën) dhe larguar nga fshati në Qershor 1944, e njoha kur isha plot 40 vjeç.
Atëhere ai kishte ardhur si turist nga Amerika në Shqiperi në vitin 1984 dhe e ritakova sërish në Amerikë në vitin 1998, kur unë isha fiks 54 vjeç, ku mergova dhe une si ai 50 vite me vonë..
Theodhoriu, ky qeparotas brilant, ky fisnik i vërtetë, bujar e dashmirës, ky njeri i magjishëm, i ëmbël ,shpirtbardhe e buzagas, nikoqir, këngëtar i drithëruar, i magjishëm, ishte i dashuruar marrëzisht me të emën dhe me vendlindjen.
Idhulli i tij ishte Qeparoi ku lindi. Pasioni i tij ishte kenga e cila i ngeli në buzë gjithë jeten dhe ku sherbente neper sallone maramendese qeveritaresh,polifoninë himarjote e kishte si hyjni e si ilaç të përhershëm e të perjetshëm të shpirtit.
Fal kurajos e zërit të këtij djali (atëhere 14 vjeçar) së bashku me Thanas Voglin e ndonjë tjeter, qeparoatasit e internuar në kampet më famëkeqe të gjermanit, shuanin mallin dhe zbutnin vuajtjet dhe dhëmbjet e tyre, gjatë punëve të rënda e të dhunëshme në ato kampe famëkeqe, ku jeta ndahej ne fije të përit. Ai këndonte dhe punonte si një kërthi i vogël dhe në sy te ESESE-ve pa ditur se ç’do të ndodhte më pas…..(Kapitull tjeter vuajtjet e prodhosja e tyre nga “nazizmi”) Fal zotit shpëtuan disa nga djemtë e fshatit dhe erdhën gjallë. Disa ngelën kurbeteve, disa u vranë pa u nisur si vëllezërit Jorgaqi, Arqile e Ksenofon qe i ekzekutuan me bateri automatiku. Kenga thote me vaje … “Shenvasi nen xhade Qilo,
Ksenofo ku je…”
E ata qe shkuan ne Gjermani kendonin me mall e lot ne sy në grykën e mailherit e automatikut shares “Krup”:
Qeparoooo o vënd i dashur
me pikon ne shpirt,
ku je?
Hajde nena ime, hajde
Si jam bere,
më nuk me njeh….
*
Ose…
“Himara në breg të deti…..
*
Apo me magjikja, “Vajzë e valëve”…..
*
Derën tënde pa pandehur do trokllij…
Zëri i tij kumboi tërë jetën. Në fshat qysh në fëmijëri, në internim në Gjermani, emigrant Greqi (Athinë, Korfuz) e më pas në Amerikë e rikthim…
Jeta e tij ishte jetë e mundimshme, me sa mësova më pas nga goja e tij, kur edhe unë mërgova në SHBA. Më ka befasuar. Fillikat, i lodhur si askush më keq se në robëri, punonte nga 18-20 orë pune në ditë, kamarier në hotele klasi si “Mariott” Washington”, në shtetin Meriland dhe në Washington DC. Gjithsesi dërgoi në shtëpi, para e ilaçe gjithë jetën, jo vetëm për nënën e xhanit, për vëllezër, por edhe për kushërinj të shtatë e për fshat. Një fjalë të dërgonte nëna e tij Dadia (Mëmë Dhjamanda) ai, direkt do bente dërgesën. Këtë bënte për këdo . Punëtor me mëditje, por zëmër të madhe, bamirës e shpirtmirë.
O zot, kur vinin pakot nga USA, të parët që i “zberthenim”isha unë e Lelua (Vangjeli), vëllai i tretë i tyre dhe vëllai i tretë për mua, krahaso , Lonon dhe Stefon…
Nuk u ndame me ta asnjë çast të jetës. Me të, mik mbi miqtë, vella mbi vëllezer,e shok mbi shokët. Ai ishte vangjel Todhri për mua.
Kishte lënë pas nënën dhe dy vëllezër, Pelin dhe Vangjelin me të cilët u rritëm bashkë, kur them u rritëm bashkë jemi rritur bashkë kryesisht me Vangjelin, se Peli iku shpejt në Vlorë.
Ne nuk shtronim asnjë vakt dreke apo darkë po të mos vinte Vangjeli.Varfëria ishte e tejskajshme për këdo, por për ata, ishte shumë e varfër edhe pse i mbante sadopak gjallë djersa dhe mundi i Lolos. Kështu thirrej Theodhoriu në fshat. I mbante vetëm Amerika me ato njëqind a dyqind dollarët në dy -tre muaj, kur shteti ia thyente me 70 lekë (vj) në të shumën e rasteve dhe me 20 lekë, kur e quanin “armik” Shtepitë tona ishin ngjitur, i ndante vetëm rrugica e kalldrëmtë. Portat e oborrit i kishim ballë për ballë.
Ai kishte lidhje shumë të afërta me dy dajot e mi,jo vetëm si bashkëkrahinorë, por edhe sepse nëna ime ishte martuar në Qeparo, afër tyre.
Ata ishin vëllezërit e Vasil e Andon Voda në USA .
Vasili, që më pas i ka pagëzuar dhe djalin e vetem, Dhimitrin, (i cili jeton sot me të ëmën e familjen ne Athinë ) siç ka pagëzuar dhe vëllanë e Xhorxh Tenetes, Billin)
Theodhoriu punoi, e punoi si askush. E kujtoj me nostalgji kur erdhi si turist në Vlorë, së bashku me Dhimitrin, djalin e vetëm, dritën e syrit, një “amerikan e kapedan qeparotas” i vogël e tha me lot në sy sa zbriti në Rinas.
-Jam me djalin këtu, ky eshtë Todhëri, dua ta kthej shendoshe tek e ëma ….(Ekzistonte frika e diktaturës atëhere dhe ligësia e ndonjë të ligu ishte prezente)
Ndërkohë Peli e Lelua, vëllezër të dashur e të vuajtur, na shtruan një darkë në Vlorë, me mbi 70 qeparotas,që mbahet mënd dhe sot.
Ai,nga emocionet e forta vetëm qante, qante nga kënaqësia dhe këndonte, këndonte duke qarë.
Nëna e tij që e priste atë mbrëmje në Vlorë, u shokua keqas në krye të tavolinës afër tij. Nuk fliste, e shikonte ne sy e qante. Dorën e tij enmbante në buzë. O zot, o zot,o zot sa emocione! Trishtim e gëzim kemi përjetuar. Ishin kurbetllinjtë e parë që ishin kthyer. Për ato nëna deri tani merrnin nga një letër në dhjetë vjet nga të afërmit e tyre qofshin keta fëmijë, prindër apo vëllezër…
Si puna e nënës time që u takua më njërin vëlla mbas 70 vitesh e me tjetrin afër 50 vitesh te dy ne USA! (Sot teknologjia befason njerezimin )
U dridhëruam e u shokuam të gjithë ata darkë. njeri nuk hëngri asnjë thelë mish, po pi raki nga fshati të Lelos, këndo e qaj, qaj e këndo.
Fati e solli që ishte gjallë bashkëvuajtësi i tij Thanas Vogli, miku i tij i veçantë e i dashur i iternimit i cili jetoi e banoi në Vlorë. (I pa haruar kujtimi!) Të dy nuk pushuan atë mbrëmje ….qaj dhe kendo. Lloje -lloje këngësh robërimi e vuajtjesh…
Dades, nënës së tij atë darkë nga gëzimi desh i pushoi zëmra…ajo ndërroi ilaçin përdori qetesues “Amerikane”
Fuqia e dashurisë së birit të saj mund t’i jepte ndonjë shok kardiak. I biri i nxori ilaçet se kishte parashikur, ndonje drame si pasojë.
Ajo, kapedane mbi kapedane, i dhimbte e i hidhej zemra si askurrë, ndoshta kur i morën burrin e djalin do ketë përjetuar të tilla goditje, por atëhere ishte e re. Kjo dhimbja e sotme ishin tjeterlloj.
Madje, aq e tronditur ishte, sa nuk e besonte se kishte në dorë e në buzë dorën e të birit. Ulte shaminë dhe i drejtohej Zotit
“O Perëndi” merëm kur te duash, u lumturova sot, le të vdes tani që e pashë.Ti je biri im, ti je shpirti im që m’u tha për 40 vjet.
Babi i Theodhoriut sa u kthyen nga iternimi me ndihmën e kryqit të kuq Botëror si gjithë të tjerët, ishte mjaft i sëmurë. Ata kishin synim të ktheheshin në fshat, pranë dades Pelit e Vangjelit, por jo, s’ishte e lehtë, u stabilizuan provizorisht ne Korfuz ku ai jetoi disa vite dhe vdiq.
Theodhoriu e përjetoi keq vdekjen e tij. E varrosi të atin, me ato mundësi financiare që kishte, si rob lufte, por kthimi në vëndlindje ishte i vështirë. Rrugët e Atdheut ishin mbyllur për dekada të tëra.
E siguroi të atin dhe nga viti ’56 mbrriti në USA. Filloi jetën e tij të mundimshme me ëndrrën se një ditë do kthehej e të gjente gjallë nënën. Fati e deshi dhe gjeti gjallë. O zot çfarë lumurie përjetoi. U rilind.
-Qeparoi,Qeparoooooooo,- briti e bërtiti sa mbriti dhe zbriti nga taksia. U impresionua kaq shumë sa tha duke bërtitur e me zë të lartë sa kishte në kokë.
-O perendia ime! Jam në Qeparo, fol o Perëndi! Është e vërtetë kjo që po shoh?!
Jam në ëndërr?! Dade……O Dade, ku je! Ma ka tharë shpirtin kjo dashuri. Dashuria ime e vërtetë je ti, folëëëm Dadeeeee! Shpresa për të takuar ty më ka mbajtur gjallë, desha të ishtit e të merrnit pjese ne dasmen time prita e prita për vite të tëra.
(U martua I madh )
Folëm, nënë, folëm! Sa shumë e kam ëndërruar këtë ditë, nënë. Nuk po më bësohet ende, më duket se jam në ëndërr. Hajde të të puth, hajde manaaaaa hajde!
Dadia si e hutuar gjithmonë e trishtuar, e gëzuar, e emocionuar, e malluar, e djegur…nga malli, e humbi torruan.
Ai e mori në krah,e shtrëngoi në kraharor të ëmën, e ngriti lart, e mbuloi me të puthura e perqafime… O zot! U mahnit i madh e i vogël. Ishte djalë i thekur për det, kur ishte djalë i vogël. Sa tha pak me pare:

  • Para se të shkojmë në shtëpi tek Vangjeli “kridhemi një herë” në det! Ooooo do pagëzohem sërish.
    Ishte burrë fantastik.
    -Më ka munguar gjithë jetën deti Jon e malli për të ishte si për njerëzit, për vëndin. O deeeet!- thirri me zë të lartë.
    Të gjithë ne nga pas turmë -turmë bashkëfshatarë,kushërinj,nipër, pleq ,plaka, të rinj e shumë të afërm të mërgimtarëve nga i gjithë bregu nga çdo fshat, Piqeras, Lukovë, Dhërmi Himarë, do pyesnin për njerëzit e tyre.(Kishte sjellë dhe disa porosira dhe ndonje dhekare…)
    O zot gjithë fshati ngeli shokuar në rrugën nacionale Vlore -Sarandë. Autobuzat e linjës ndalaun ose ulën shpejtësinë e pyesnin se çfarë kishte ndodhur.
    Kur erdhën në Qeparo, i thane e i treguan:
    -Ja, atje është shtëpia e re e Vangjelit!
    Ngeli një çast në heshtje. E soditi atë pejsazh që dora e njeriut e kishte transformua e lefteruar nga shkëmbinjtë për të bërë shtëpi të reja. Njera me bukur se tjetra. Ai kishte ikur nga fshati vjeter shumeshekullor.
    Ndryshimi i pëlqeu, e ndjeu thelle lodhjen e këtyre njerëzve.
    U mrekullua. Shume malore e fortë, thikë nja 200 -300 ml, shpat, gërxhe, harca, një rrugë e shtruar keqas me kalldrem. Me qetësi pyeti e jo pa qëllim. Makina shkon aty?
    -Jooooo! Jo! -thanë- Joooo ç’ne? Ku shkon makina aty? Qeshi.
    -Ua si nuk shkoka makina atje?- foli si me karshillek.
    -Sa mirë, o sa mrekulli,- dhe filloi para se të kendonte, tha :
    “Dadia më ka mare kaçi (kalipeç),
    deri sa u bëra 14 vjeç,…”
    Tani e kam rradhën unë dhe e rrëmbeu nënën, daden e tij të urtë e të ëmbel, si anjë tjetër, e hodhi në krah, sikur kish ndonjë kukull të tharë e të rreshkur nga vitet.
    Ngelëm të befasuar. Plakat e fshatit e uruan me shpirt.
    -Uratën o djalo, Uratën! Ja moj Dhjamëndo (Gjokrushia ) Todhri, hiqe ate shami te zezë që të piu gjakun për 40 vjet! Ja ku të erdhi kapedani!
  • Hiqe! Hiqe!-bërtitën të gjithë një zëri, deri sa iu afrua Marua e cila ia mori e ia grisi. Duartrokitem të gjithë (Ajo e vuri më pas shaminë e bardhë, por e hoqi më pas shumë shpejt)
    Dhe e vërteta është se atij djali i kishte detyrime morlisht e fisnikerisht i gjithë fashti, për bujarinë dhe bamirësinë e tij . Ai me ndihmën që kishte dhënë, shëroi e mjekoi shumë njerës me penicilianat, nikotibinat, vitaminat, morfinat që dërgonte, gjatë viteve, kryesisht për të vëllanë Pelin.
    Qoftë i paharuar! I vëllai vuante keqas, vite e vite nga mushkëritë. Ai, u shërua në kohë rekord me mjekimet e të vëllait. Sëmundja u kalcifikua totalisht fal mjekimit me “Medicines” Made In USA.
    Ashtu siç ishte e uli të ëmën me kujdes në shtresën e saj dhe siç qe ujë në djersë filloi të takonte një nga një me dashuri e përkushtim të pakufishëm, bashkëfshatarët kushdo qofshin këta “komunista apo ballista”,ashtu dhe mysafirët e të ardhurit. Hera -herës pyeste se i ngatërronte me njeri -tjetrin se ne ishim e ngajnim njësoj, si “çeçenët” e një vakti.
    U htrua rakia. Nusja e Vangjelit, kryezonje qeparotase, Natasha, gjitonia ime (mbesa e Mëmë Boces) e kishte shtruar e zbukuruar shtëpinë bukur e me qylima e shtresa si për pashkë. Nipër e mbesa te panumurt, kryesisht ndrisnin dy motrat binjake Anila e Arta,binjaket e bukura të veçanta e të rralla të Vangjelit. Njëra fatkeqesisht u nda nga jeta ne moshën 26 -vjeçare duke lënë bashkëshortin një djalë, Stefanin që sot ka mbaruar shkollat më të larta.
    Nuk arriti t’i takojë të gjithë, kur ia nisi këngës, pa hedhur ende nje këmishë mbi supe nga djersa, se era e detit karshi, te qethte, po ai iu drejtua detit duke hapur krahët:
    -O det, o erë e detit Jon, me rinove. I harrova të 40 vitet e skëterrës kurbet. Neser do futem me gjithë tesha, i ftoi të gjithë të këndojmë dhe filloi i pari. I vellai , Vangjeli ia thyente, tjetri, Peliu ia hidhte, fshati mbante iso. Këngë dritheruese qe e kendonin ne kamp.
    “Qe kur kam ikur nga fshati
    e gjer me sot,
    Malli shume me ka mare
    s’duroj dot.
    I rrethuar me tela
    si një zog
    dhe Gjermani qe ben roje
    s’e shof dot!
    Thyej gure e bej çakerre
    shtroj xhade
    dhe per buke s’kam duruar
    por duroj…
    S’e besova ketë punë
    për Perendi
    qe te vij’ edhe une
    ne Gjermani.
    Por do të vijë ajo dite,
    qe te vij
    deren tende papandehur
    te trokllij.
    Ngele si qyqe e shkrete,
    dru mbi dru
    duke qare nate e dite
    ku ku ku…
    S’mbajta vesh fjalën tënde
    që më the,
    isha lidhur me shokë
    bëra be!
    …..
    U lotuan të gjithë. Çaste emocionale të papërshkrueshme. Me pas, më me forcë buçiti;
    Vajzë e valeve…….zëmëra s’ia mba,
    Mbi një gur anës detit, qan e mjera qan,
    Mos e pate ju,
    Ju te bukur zogj…
    ….Iku Lolua sërish ne Usa e sërish u kthye në fshat. Pas ca kohësh sërish në Usa e më pas me djalin e nusen e tij, Anen, nje kryezonje athinjote, u stabilizuan ne Athine duke lëne përgjithmonë Amerikën me qëllim që të të ishin afër vëllezërve e fisit të tyre, por edhe pranë bashkëfshatarëve qe kishin mërguar aty. (Athine ). I vuajturi nuk gëzon asnjëhere. Kur ia ariti gjithçkaje ai ndërron jetë fatkeqesisht, në një aksident që nuk u mendua nga askush, se si dhe qysh u shua ky YLL.
    I paharruar Theodhori Todhri!
    (Falenderoj Qirjako Todhrin, nipin e tij, djalin e Vangjelit per disa prej fotove që me nisi)
    Vijon…
    Peliu
    Vangjeli

Burimi/Facebook