PJETER GACI, KOMPOZITORI I MADH SHKODRAN QË KRIJOI NE TE GJITHA GJINITË E MUZIKËS

0
21

27 marsi shenon diten e lindjes po edhe te vdekjes kompozitorit të mbi 300 veprave muzikore si këngë popullorte , të muzikës së lehtë dhe për fëmijë, vepra sinfonike si kanatata, opera, opereta, tabllo koreografike , romanca, muzikë filmash etj.Pjeter Gaci .

Vepra muzikore e Pjetër Gacit është një gur i çmuar në gjerdanin e muzikës shqiptare, dhe aiështë ndër ato emra me të cilët muzika shqiptare krenohet kudo. Kompozimet e tij interpretohen e riinterpretohen nga instrumentistë e këngëtarë vbrenda e jashtë vendit .

Pjetër Gaci, kompozitori dhe njëkohësisht poeti i këngës himn “Për ty Atdhe “ , i operave “ Toka Jonë “e” Përtej Mjegullës”, i këngëve që ndonëse kanë kaluar shumë vite kanë mendur në mendjen e njerëzve si “Shqiponjë e lire,” “Gryka e Kaçanikut,” “Ky merak”, “ Qytetit tim “, “Lahutari” etj,i romancave “ Fushave”, “Elegji” etj.

I koncerteve për violinë e orkestër, duke u bërë kompozitori i parë shqiptar në historinë e artit muzikor shqiptar që krijoji vepra të tilla , të cilat janë të pranishme në repertorin e violinistëve shqiptarë jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë. E veçanta e krijimtarisë së Pjetër Gacit është se ai lëvroi të gjitha zhanret e muzikës dhe duke qenë isuksesshëm e duke krijuar për çdo gjini vepra të mrekullueshme.

Me anë të muzikës, ai kishte arritur të vendoste një komunikim të lirshëm e të thjeshtë me njerëzit, komunikim ky që i përshtatej dhe karakterit të tij si njeri. Tepër modest, i thjeshtë po aq sa virtuoz në art, Pjetër Gaci respektohej nga njerëzit e zakonshëm , të cilëve u imponohej me muzikën e fjalët e tij.

Pjetër Gaci, u lind në Shirq më 27 mars të vitit 1931, u rrit në Shirokë, Shkodër. Ai ishte një kompozitor i talentuar, violinist virtuoz dhe pedagog i muzikës me vlera të pashembullta. Në Shkodër kreu arsimin fillues dhe të mesëm, ndërsa shkollën e lartë e kreu në Konservatorin e Moskës “P. I. Çajkovski”.

Në gjithë udhën e nxënies dhe promovimit ai përçoi karakteristikat e veçanta të një talenti të spikatur. Jeta dhe vepra e këtij manifestuesi të vlerave dhe traditave shkodrane është e mbushur përplot episode të ndryshta.

Jo vetëm në atë kohë, por gjithnjë realiteti shqiptar ka shprehur hapur mospranimin ose refuzimin e personaliteteve, të cilat me gjenialitetin e tyre do të skalisnin emrin e tyre në podin e famës dhe do të bën çdo gjeneratë të ndihej krenare për aktin krijues dhe vlerat e papërsëritshme që përfaqësuan ato.

Edhe për Pjetër Gacin të parin e muzikës violinistike, jeta nuk do të ishte e lehtë dhe ndjenjat do t’i viheshin në sprovë të hekshme. Një dashuri e mundshme përmes shumë peripecishë dhe pamundësishë, do të rrënjosnin në atë shpirt vlerash sakrifikuese fisnikun që i blaton zemrën një dashurie dhe është gati ta mbrojë atë me çfarë ka më të shtrenjtë, jetën.

Kontributet e tij shënjojnë në kapilarët jetik të asaj vlere që trshëgoi ia me përkushtim, ishte pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën. E gjejmë këtë emër të shumëcituar për kompozimin e këngës, “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”.

Por ai nuk u mjaftua askurrë nga zëfillja e muzikës deri në dorëzimin e frymës së fundit, dha bujarisht më të mirën e tij që sot është vlerë dhe monument i krenarisë dhe frymëzim i vazhduesve të rrugëtimit krijues.

Në vitin 1970, është kompozitor në krijimtari të lirë dhe pas vitit 1976 vendoset përfundimisht në Shkodër, ku krahas kompozimit u përkujdes edhe për klasën e violinës në shkollën e mesme artistike “Prenk Jakova” të këtij qyteti.

Ai ka meritën të ketë kompozuar të parin koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptare, të parën baladë për violinë dhe piano, si dhe të jetë anëtar i Trios së parë instrumentale (pranë TOB, 1956). Prirja kryesore në krijimtarinë e tij do të mbetet muzika vokale, në të cilën ka lënë shembuj të paharruar veprash që nga kënga e deri tek opera, si opera “Toka jonë”, “Përtej mjegullës”, kantata “O moj Shqipni, e mjera Shqipni”, “Për ty Atdhe”. Në vitin 1989, Pjetër Gacit iu akordua titulli “Artist i Popullit”. Vdiq më 27 mars 1995 në qytetin e Shkodër.

Gazeta “Pjacë”

Burimi/goproshkodra.com/