Pjeter Logoreci – Ani kush, i biri i hores….

0
87

Personazhin e ktij shkrimi, vitet 1990 e gjeten “t’lodhun”, … si t’gjithë…
I sapodiplomuem për ekonomi e finanacë (komuniste), paraqitjen e nivelin e jetës i kishte t’dhimbshme. Veshte nji xhakavento t’hollë pecet e pantallona dokut t’futuna n’çizmet e gomës prodhim Durrësit (t’kthyeme sipër që t’mos dukeshin veshje pune). Flokë i kishte t’gjatë e t’palamë dhe i mbulonin gjysen e ftyrës që i kishte marrë nji pamje nënshtrimi e përvujtnie.
I shmangej kontaktit me njerzit tuj ndej i tërhequn e inferior, nga stresi i mungesës s’komunikimit, por ishte gjithmonë satelit i ma t’fortëve e puthabythë i “përsonaliteteve” t’kohës.
Nuk kuptova kurrë se ku qëndronte politikisht. Erdh n’pluralizëm si pjedhë e diktaturës, u ngut për n’Partinë Demokratike, përqafoj papritun Partinë Aleanca Demokratike tuj e “dredhë” njiherit me PS-në e Fatos Nanos. Thjesht u shit e u ble simbas nevojave t’tregut që, ma vonë, i solli miliona, toka, hotele, ndermarrje, resorte mbrendë e jasht vendit.
30 vjet ma vonë, kto ditë, n’nji aktiviteti n’ambientet e Teatrit Migjeni, n’mes përsonazhit tim “sot VIP” dhe nji grueje t’famëshme n’boten e modës e t’showbizit shqiptar, ndigjova kte dialog:

  • Zotni, a mund t’ndihmoni n’sponsorizimi i nji Projekti mbi kulturën e veshjes qytetare shkodrane, …e pyeti grueja, tuj u mundue me i spjegue bashkbiseduesit randësinë e ruejtjes t’ksaj tradite n’zhdukje….
    Ftyra e bashkëbiseduesit “VIP” mori një pamje brutale tuj lshue si përgjigje me arrogancë do fjalë që lanë me gojë hapë, të gjithë sa ndigjuen:
  • Me ke kujton se flet tij moj, …kujt po i difton kulturen e modelet bashkohore qytetare???? Mue që jam pjesë e ambienteve ma t’famëshme t’kulturës Europiane? A e din ti moj, se aty ku hy unë, aktorja Sofija Loren kalon si pastruese… – dhe me mospërfillje rrugaçi i ktheu shpinen grues duke “ndrrue masken” e tuj marrë për krahu me nënshtrim, ambasadorin e nji vendi mik, që e kishte “ble”….
    Neveri.
    M’u kujtuen vargjet e Fishtës ….: ani kush i biri i hores / le e rritë n’xhubletë t’malcores / qi me bukë kurr nuk asht ngi / shkon tuj shitë nji kalë kreni….
    Kisha kohë qi mendojshe se : …ka dalë bytha para krejet…

Burimi/Facebook