Pjeter Logoreci – E SI MUND T’HARROHET?

0
70

Ishte vjeti 1973. Për t’plotsue nevojat e Teatrit Migjeni me aktor, drejtori asaj kohe Jovan Vojushi dhe regjisori Serafin Fanko, patën krijue nji kurs dy vjeçar aktrimi me program t’plotë mësimor, si n’Institutin e Arteve n’Tiranë.
Kjo “Studio“ kishte për qëllim t’pajiste me diploma profesionale elementet ma t’talentuem nga lëvizja amatore e qytetit, por edhe disa punonjës profesionistë, t’pa diplomuem, n’organiken e teatrit dhe estradës si: Agron Dizdari, Nefail Piraniqi, Esat Kola, Marie Qyrsaqi, Rrok Rrotani…etj.
Ishim rreth 30 vetë, ndër to edhe unë. Leksionet jepeshin mbasdreke apo n’fund javë nga aktorët ma me eksperiencë n’Teatër si: Elez Kadria (Histori Teatri), Viktor Bruçeti dhe Violeta Sekuj (T’folun Skenik e Plastikë), Serafin Fanko (Mjeshtri aktori)….etj.
Ndërsa po afrohej fundi i “Studios”, e secili nga ne pregadiste “punen e diplomës” me role nga dramatizime t’zgjedhuna prej veprave t’klasikëve botnor, drejtor i ri i Teatrit u emnue Isa Alibali.
Drejtor i ri, me qëndrime e ide “t’reja” klasore.
Kshtu Isaja, mbasi vendosi të “rishikojë” përsonelin dhe “hymje daljet” e amatorëve, “zbuloj” tre t’padishruem që mund t’sabotojnë “artin e popullit”(mue B. Sh. dhe E. V).
Për ta ba sa ma t’bujshme, t’partishme e zyrtare, na thirri n’zyrë e n’prani t’sekretarit t’partisë, Gzim Mesit, na u drejtue:

  • Asht detyrë e jemja me e ruejtë t’pastër ideologjikisht Teatrin si institucion, prandej kam vendosë që: … ju, nuk duhet t’vini ma n’teatër, …mbasi e dini se prej çfarë familjesh vini.
    Gzim Mesi, djalë i mirë, kishte ulë kryet e sytë për tokë e nuk fliste… i vinte zor se na njifte mirë, kush ishim e sa vlejshim…
  • Ti,- m´u drejtue Isaja, ke axhën që nuk len gja pa folë e pa shkrue kundër nesh!!!
  • Ti,- Bruno Sh,… ke pasë axhën n’shkollë për prift…
    e po kështu edhe ti Eduard V. ke axhën e nanës prift e t’burgosun politik…
    DUHET TË LARGOHENI MENJIHERË
    Kshtu u shue, pa fillue mirë, dëshira e nji adoleshenti t’pafajshëm me zhvillue talentin e tij n’art, ndërsa PERSEKUTUESI, (sot MIRËNJOHJA E QYTETIT), u mblue me tituj e t’mira materiale nga komunistët, por edhe nga administrata e demokracisë…
    MJERE kush krenohet me kto personazhe, që shkatrruen jetën e t’tjerve.

Burimi/Facebook