Pjeter Logoreci – FRANI…

0
26

Barka afrohet n’breg e Frani (peshkatari) fillon me shkarkue mbi ranë rrjetat e kovat me pak peshk t’xanun.
Qillon, nadje heret, qi hasi ndër peshkatarë e kur kam lekë me vedi blej ndoj peshk qi, tuj u ndodhë n’breg t’detit e shesin pak ma lirë.

  • A po mi jep njikto sepie, e pyeta peshkatarin (t’lodhunin n’shpirt por jo n’xhep), mbasi i dhashë nji vështrim gjasë t’kapun?
    Pa kthye përgjigjigje, Frani peshoj qesen me 7-8 sepie e mi drejtoj mue.
  • Faleminders i tham, …e tuj kenë se ishin afërsisht dy kile, i jap 1200 lekë.
  • Joooo, 1900 bajnë, nuk janë ma 600 lekë si do ditë para…. Lufta e ka fajin, …asht shtrejtue gjithshka… Jo mor zotni, 700 m’i merr ai qi na e mbledh peshkun, e ti je tuj i marrë te deti, je tuj i pa me sy qi dolen t’freskta prej ujit… m’turret agresiv Frani..
  • Uffff, çka po m’dhemb kurrizi… Ka do ditë qi jam keqsue, u ankue tuj ngerdhesh ftyren prej dhimbës peshkatari, …m’duhet me fillue ilaçet…
  • A sheh, i tham, si duket ndoj klient qi e ke “kapë” si mue sot, kur t’ka dhanë lekët t’ka urue: i hangsh me t’shndosht….e t’u bashin shndet…

Burimi/Facebook/Autori