Pjeter Logoreci – GJAKU I NDYTË I SHQIPTARIT…

0
4

N’kto ditë, për me nderue nji mik që m’vjen rradhë, u ulëm n’tarracen e lokalit La….ja n’Velipojë, me deshiren me hanger peshk. Natyrshëm, era e gatimit, ndjedhi dy tri kafshë t’urituna që filluen t’silleshin rreth nesh, t’cilave, tuj mos mujtë me durue veshtrimin e tyne t’dhimshëm, ju lëshojshe hera herës „tinzisht“ ndoj kafshatë. Kamerieri, „tuj u ndie keq“ u mundue disa herë, me trembë shtazët e mjera që kërkojshin me mbijetue.
Papritë, atmosfera e knaqsia e nji tavoline t’mbushun plot, na u thye brutalisht nga krisma e nji arme që u ndigjue mbas nesh. Shtangem t’terrorizuem e t’pasigurtë tuj u mundue me marrë vesht se çka ndodhi, ndërsa „një kafshë n’formë njeriu“, kaloj me kreni para nesh, mbasi kishte egzekutue qenin e uritun që „shqetsonte klientët“…

Burimi/Facebook