Pjeter Logoreci – JAM XHELOZ

0
93

JAM XHELOZ,
e nervoz, kur nuk gjej arsye pse Shkodra jeme, tuj pas vlera e bukuri t’papërshkrueshme, nuk preferohet sa Korça!!!!.
Pse dashamirësit e bukurisë, qytetarisë, atdhetarisë e zhvillimit, mbushin Korçën e jo Shkodren?
Çka i mungon Shkodres teme që asht braktisë edhe nga t’vetët? Edhe pse me tre lumej, liqen, det e alpe me borë (për ski e ngjtje), gazmend e mikpritje si kërkund tjetër n’botë(e kto në 70 km)?
Pse shqiptarët i kanë kthye shpinën qytetit tem?
Kush asht fajtori (apo shkaku)?
Nuk du me besue arsyen se Shkodra merret si e “djathtë”, tuj mbshtetë do ish komunista e filosllav që e vrane t’djathën shqiptare!!!.
Por, as t’ardhunit e shumtë, që për ngatrrestarët, “kanë mbushë” qytetin!!!
At’herë pse? Për çka? Kush?
A asht koha me mendue “pa emocione” e për ma t’miren, për qytetin tonë, shpinë tonë?