Qysh fmije, vjet me radhë, bashkë me moshatarët e mi, u përshkuem para derës s’ksaj shpije. Shpesh ndalesha te dera, e prej ndoj plaset n’drunin e vjetër, kuriozohesha tuj pa gryken e rrasen e pusit, e n’oborr, shkallen me gure t’latuem e madheshtine e çardakut karakteristik …
Megjithse fantazia e fmijës shkon shume larg, nuk mujshe me e besue se n’dhomat e errta e t’pluhnosuna t’ksaj shpije, gjindeshin rrobat e gjakosuna me gjurmë plumbash, t’nji burri që deshti atdheun si jeten e vet. …
E sot, vetem emni i ka mbetë rrugicës që vetë populli e thrret RRUGA E GURAKUQËVE…Mos Zot ma keq.
Shkruar nga Pjeter Logoreci
Burimi/ Facebook
V:O ( Fotoja marre nga Google )