Pjeter Logoreci – Nji mrekulli e ndodhun n’ditë majit …

0
33

SA E VOGËL ASHT BOTA….
Nji mrekulli e ndodhun n’ditë majit …
Kur u gjendëm përballë Katedrales t’Shën Stefanit n’Vjenë, kërkuem me gjetë një vend n’mes njerzve t’shumtë që festonin, tuj u mundue nepermjet krenash, me veshtrue altarin ku shndritte relikja e Korpit t´Krishtit. Aty e ktu, n’mes t’turmës s’besimtarve, t’befasojshin do uniforma policie. Nji grup murgeshash t’mbështjella me pelerinat bardhë e blu, t’urdhnit Nanës Tereze, luteshin t’gjunjëzueme. Kisha shërbye për nji kohë t’gjatë n’Katedralen e Vjenës, por sot m’çuditi prania e policëve. Pata kenë dëshmitar i kohës s’diktaturës kur festojshim fshehtas, por që t’adhuroja Zotin nën vështrimet e rrepta t’policisë, n’Vjenë, çudi. Kohët ndryshojnë mendova, e sot „n’kohët moderne“, nuk duhet me ba çudë për kurrgja. Nejse. Nuk po ndalem ktu, mbasi argumenti i shkrimit tem asht tjetër. Me mbarimin e ceremonisë, njerzit filluen me u takue e me ndrrue biseda me njani tjetrin. Shumë ju afruen motrave t’Nanës Tereze, t’cilat mbanin ndër duer e dhuronin n’mirënjohje fotografi me ftyren e shejtnores. T’emocionuem, ndoshta ma shumë se gjithkush aty, na të dy ju afruem një murgeshës trupvogël qi ndodhej krejt pranë nesh. Tuj u krenue e tuj u dridhë prej emocionit, fillova me i tregue motres rastin fatlum që pata me folë e me pasë dhurata prej vetë shejtnores shqiptare. Motra, me sy qi gzojshin m’shikjonte si e befasueme herë mue e herë temeshoqe qi mundohej n’shqip me m´kujtue do detaje t’takimit, ndërsa nji motër indiane ju bashkue grupit tonë. – M’erdhi keq që nuk mujta me folë n’gjuhën tonë me nanën, i tham n’anglisht murgeshës, që m’mbante dorën ndër t’sajat. – N’shqip?, – më pyet motra n’gjuhën teme…, athere po t’flas unë…dhe me nji shqipe t’ pastër i kthehet simotres indiane,….eja motër ti flasim zotnisë n’gjuhën e Nanë Terezes….

  • Ti kenke shqiptare, i tham, nuk po kam ma dyshim, po indianja si e ka msue gjuhën tonë?
  • Po, unë jam shkodrane, nga Vraka e bashkë me motrën indjane kena shërbye n’Durrës, por ajo kupton ma shume, se flet…
    Tue i urue festen, i surprizuem prej rastësisë që na bashkoj, tre shkodranë, n’festën e Korpit të Krishtit n’qendër t’Vjenës, u ndamë me nji përqafim që mbante mbrendë mallin për Shkodren e krenarinë për Nanë Terezen.
    Pjeter Logoreci
    Vjene, maj 2021

Burimi/Facebook