Pjeter Logoreci – Sot, mjeshtri i skulpturës monumentale, shkodrani Ferid Kola, bani nji akt tjetër fisnik, qytetar e atdhetar.

0
110

Mbas dhurimit t’shtatores (bocet) t’At Gjergj Fishtës me 26 nanduer 2015, Provincës Françeskane n’Shkoder, sot kthej n’shpinë e tij edhe At Zef Pllumin, tuj sjellë n’Biblioteken Françeskane bustin e tij. Ktë vepër skulptori e kishte punue me dashni, mbas shumë kontaktesh miqsore me françeskanin, me t’cilin kishte bisedue e marrë informacione “origjinale”për krijimin e figurës s’At Fishtës, që Feridi e realizoj n’disa shtatore (6), t’cilat për fat t’keq kanë mbetë vetëm bocet.
N’foton që fiksova sot n’ktë moment shumë t’veçantë, Mjeshtri Ferid Kola, pranë krijeses s’tij, bustit t’At Zef Pllumit, n’Biblioteken Françeskane At Gjergj Fishta, n’Gjuhadol.
FALEMINDERS MJESHTER. RESPEKT.
Fotot: Pjeter Logoreci

Mund të jetë një imazh i skulpturë

Burimi/Facebook