Pjeter Logoreci – Tuj kujtue At Gjergj Fishten…

0
47

Nji ndër familjet shkodrane, ku frati i famshëm françeskan, Gjergj Fishta, shkonte shpesh për vizitë, ishte edhe familja Logoreci.
Vinte shpesh, n’ditë emnash, por edhe n’rasa t’tjera t’shumta n’nji familje me shumë antarë.
Kuvendimi ishte gjithmonë i kandshëm, mbasi frati, përveç se kulturë, kishte edhe humor t’veçantë. N’ndeje e sipër ndodhte që dikush lëshonte ndoj fjalë ngacmuese me „nxitë“ fratin për batuta humori apo ndoj thanie “jashtë zhgunit t’priftit”, që krijonte humor.
Duhet permendë që Fishta, edhe pse akademik, ishte shumë popullor, plot sharm, që dinte me u sjellë kandshëm si me t’madhin ashtu edhe me t’vegjlit, …me thjeshtësi e perulësi .
Ndër kto ndeja, biseda sillej rreth halleve t’përditshme, rreth ndoj ngjarje t´re që kishte “ba bujë” n´qytet, apo ndonji nënpunësi a politikani teveqel, që ishin me shumicë….
Nji herë, ndërsa po flitej për nji nënpunës t’administratës bashkiake,.Pater Gjergji i befasoj tanë tuj folë me shpoti:

  • Eh.. mor ju pastë pater-ja ….sot janë sjellë kohët ndryshe,….. ka dalë bytha para krejet…
    T’gjithë sa kjen n´dhomë t´zjermit, e që ndijshin prej tij shpesh kso batutash, e vunë fratin n’qendër t´vemendjes tuj e pyet me veshtrime se ku donte “me dalë “…, por n’heshtje tuj kenë “nji mendje” me nënkuptimet e humorin thumbues t’ksaj t´thanme, që ka mbet aktuale edhe sot…..

Nga Pjeter Logoreci

Burimi/Facebook