PLISI SHQIPËTAR dhe historia e tij. – Mësoni detajet e plisit….

0
207

Historia e plisit shqipëtar lidhet me historinë aut oktone dhe e njejta daton që nga koha pëllazgo-ilire e deri në ditët e sotme.

Kjo kapelë që të gjithë e njohim si “PLIS” në popull dhe krahina të ndryshme shqipëtare thiret edhe me emra të tjerë spsh: kësulë, qeleshe, qylah, qylaf, është quajtur kështu varësisht prej regjioneve banuese. Bashkarisht me gjuhën dhe traditat tona, plisi është simbol i identitetit kombëtar shqiptar të cilin populli ynë e kanë ruajtur me fan atizëm e krenari këtë simbol.

Se plisi e vërteton më së miri lashtësinë tonë na e thotë edhe historian Muhamet Rugova.

“Sipas arkivave dhe dokumenteve që edhe sot ruhen në muze të shumta të botës plisi është përdorur ndoshta 2 mijë vjet p.e.s. Edhe Ze usi që ishte zot i Olimpit, na paraqitet në fotografi dhe skulptura me plis në kokë. Edhe Akili na shfaqet me plis në kokë. Edhe Hehtori, Odiseu apo edhe Afërdita na shfaqen me plis në kokë… Plisi për ne shqiptarët ka rëndësi të madhe pasi prezanton identiteti tonë kombëtarë dhe auto ktoninë tonë në këto tr oje ku jetojmë”, thotë Muhamet Rugova.

Ai deklaron se përdorimi i Plisit ka qenë i patjetërsueshëm për të gjithë meshkujt duke filluar nga mosha e hershme e djalërisë madje ata që nuk e vënin plisin në kokë quheshin njerëz pa vl erë.

“Plisi përpara ka qenë një re kuizitë e patjetërsueshme për çdo mashkull presh moshës rinore deri në shkuarjen nga kjo je të. Njeriu kur ka dalë pa plis në kokë ka qenë i tu rpëruar…Njeriu për të patur dinjitet është dashur të ketë plisin në kokë”, tregon më tej Muhamet Rugova.

Plisi e mori emrin kështu nga se krijohet prej les hit të deleve të bardha, në forma të ndryshme që bëjnë pjesë në veshjen tradicionale shqiptare.

“E vaçanta ka qenë që në Rrafshin e Dukagjinit dhe Shqipërinë veriore janë përdorur plis të rrumbullakët. Nga Dibra dhe Tirana nga lartë kanë qenë të rrafshuar. Ndërsa në Shqipërinë e jugut kanë qenë pak më të zgjatur dhe me një maje lartë që edhe sot i mbajnë në ansamble. Përgjithësisht kanë qenë nga le shi I dhenve”, deklaron më tej historiani.

Plisi I Shqiptarëve të veriut ka formën e rrumbullakët, pa ndonjë shtesë tjetër, një të tillë po e bënë edhe Afrim Lata, qele shepunues mbi 45 vite të trashëguar nga i ati.

“Këtë profesion e bëj mbi 45 vite. E kemi trashëgim nga babai bashkë me vëllezërit, por tanimë jemi shpërndarë dhe unë kam ngelur i vetëm në këtë zeje”, thotë Afrim Lata.

Ai thotë se përkundër faktit që ka mbetur i vetëm do ta punojë këtë zanat deri në fund të jetës edhe pse procedura e punimit të një plisi është e gjatë.

“Është i vështirë si zanat pasi i ka 16 operacione. Duhet të punohet në mënyrë zinxhirore nga dy, tre apo katër persona. Ta krijosh vetëm është shumë vështirë por unë po mundohem ta mbajë me mundësitë e mia derisa të kem fuqi”, thotë Afrim Lata.

Plisi përveç përdorimit praktik: mbrojtja nga të ftohtit, shiut e diellit të fortë, plisi simbolizon, shpreh krenarinë kombëtare, qëndresën, mos nëns htrimin ndaj pushtuesve të shumtë, pastërtinë mo rale, nders hmërinë e popullit tonë.

Plisi është nga ato simbole që e identifikon shqiptarin në një turmë njerëzish që nga largësia, ende pa pasur mundësi që ta këmbesh një fjalë me të.

Burimi/todaynews33.com/