Poezi – Ilir Shaqiri

0
78

…Hapësira mes nesh
netëve na mban zgjuar,
ndjekja nëpër qiell
përbën mrekullinë
e për ta rimarrë
një lajm të gëzuar
duhet shkundur kokën
së paku një grimë.

Mekanizmi i kohës
nuk është ritmi i mendjes,
ndjenja e së pamundurës
na mahnit gjithmonë,
universi flet
me gjuhën e zemrës,
gjithçka kem rreth vetes,
gjithçka na mungon.

Mbetem kureshtarë
me pasione të mëdha,
ëndrrat e dritësuara
kurrë të mos i fikim
se dhe universi
kode të fshehta ka,
nga qielli vijmë
e andej do të ikim!

ISh